LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama ia ka dhënë Gjergj Lucës dhe Dorian Beut portin e peshkatarëve në Durrës për trafik droge

Berisha thekson se në dosjen e antimafias italiane faktohet se pronari se dy Luca dhe Beu kanë kryer telefonata për 310 kilogramë drogë.

28 Gusht 2025, 13:39 Nga r.ll
Berisha: Rama ia ka dhënë Gjergj Lucës dhe Dorian Beut portin e
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur ditën e sotme se kryeministri Edi Rama i ka dhënë portin e peshkatarëve në Durrës, Gjergj Lucës dhe Dorian Beut. Berisha tha se këtë e ka bërë për trafikun e lëndëve narkotike. 

Berisha thekson se në dosjen e antimafias italiane faktohet se pronari se dy emrat e sipërpërmendur kanë kryer telefonata për 310 kilogramë drogë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Dreka e drogës! Në mënyrën më të përsëritur unë u kam deklaruar shqiptarëve se porti i Durrësit kontrollohet nga karteli Troplini. Unë nuk kam heshtur, por e kam përsëritur atë sepse të dhënat ishin të sigurta. Nuk mund ta bëja kurrë një gjë të tillë, por të dhënat e mia ishin të sigurta se Troplinët, ky kartel monstruoz kontrollonte në çdo qelizë portin. U desh Antimafia Italiane me dosjet që solli në shkurt, të cilat Altin Troplini i fshehu deri më 22 maj, që shqiptarët të mësojnë se porti i Durrësit kontrollohej plotësisht nga Troplinët, dhe se nga ky port, tonelatat e drogës shpërndaheshin në Itali dhe mbarë Europën.

Natyrisht Vengu, Lubia ishin thjesht operatorë të Edi Ramës, sepse as njëri dhe as tjetri nuk guxonin t’i jepnin kurrë portin kryesor të vendit një karteli. Por ngjitur me portin, pak më në veri, me portin tradicional më kryesor shqiptar, ne inauguruam fillimet e portit të peshkatarëve si një domosdoshmëri për t’u dhënë atyre një port modern. Në këtë projekt ekzistonte edhe merkatoja e peshkut siç e kanë pothuajse rëndom qytetet bregdetare me porte peshkimi.

Çfarë ndodhi? Punimet në port vazhduan. Ishte një financim i Bankës Islamike prej 12-13 milionë euro. Porti përfundoi. Po kush e mori portin? Portin e ndërtuar me borxhe publike të taksapaguesve e merr Gjergji Beu dhe Dorian Luca. Ja ku i keni këta të dy. Dorian Beu, se ua shartova mbiemrat për të treguar afrinë që kanë, Edi Rama si padrino i këtij vendi, pasi nuk pajtonte dot Lucën dhe Beun me Troplinët, u dha atyre për drogë portin pronë publike të peshkatarëve. Dhe këta u bënë aksionerë pa derdhur asnjë qindarkë nga xhepi, përvecse duke mbajtur Edi Ramën aksioner në drogën e tyre.
Për ata të cilët mund të kenë, ose dyshonin që si ka mundësi ta kenë Troplinët portin e Durrësit, e morën vesh.

Por tani jo vetëm i Durrësit, edhe ai i peshkatarëve, nuk e kanë më Troplinët. Atë e ka Gjergji Beu me Dorian Lucën. U krijua shoqata ku këta e udhëheqin. Një dosje italiane, sepse këtu ndalohet me ligj nga Dumanët dhe Troplinët me kompani kapja e drogës apo ndjekja e trafikantëve. Çdo gjë që ndodh, këtu nga vjen nga jashtë. Lavdi Zotit që janë institucionet ligjzbatuese të vendeve partnere që funksionojnë. Dosja e Antimafies Italiane fakton se pronari, ja ky Dorian Luca, ekziston telefonata për 310 kilogramë drogë, të gjitha llojet, me opium, me kanabis, me heroinë. Ky me mikstura.

Dhe e kuptoni ju pasionin e tyre për peshkun. Peshku dhe aroma. Aroma dhe peshku. Janë disa substanca që me aromë mbulojnë gjëra. Është e njohur kjo. Pra, ja ku janë dy peshkatarët e famshëm të portit. Peshkaqenët e famshëm të portit. Të dy. Por në të vërtetë kryepeshkaqeni i drogës është ky këtu. Ky që i pyet a do shkojmë 100 milionë. Po me drogën shkon 1 miliardë mo. Ja kryepeshkaqeni.

sali berisha dorian beu gjergj luca

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri