LIVE UPDATES
Politike

Berisha thirrje FBI-së dhe Kongresit amerikan: Hetoni veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri! Rama është pasuruar nga paratë e tij

Sipas kryedemokratit, politika e jashtme e Xhorxh Sorosit përputhet me Beogradin dhe bie ndesh me interesat e shqiptarëve.

28 Gusht 2025, 13:28 Nga r.ll
Berisha thirrje FBI-së dhe Kongresit amerikan: Hetoni veprimtarinë e
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje në konferencën për mediat, FBI-së dhe Kongresit Amerikan të hetojnë veprimintarinë e Xhorxh Sorosit në Shqipëri. Berisha shprehet se kryeministri Edi Rama dhe gruaja e tij janë pasuruar nga paratë ilegale të Sorosit. 

Sipas kryedemokratit, politika e jashtme e Xhorxh Sorosit përputhet me Beogradin dhe bie ndesh me interesat e shqiptarëve.

Berisha shton se Xhorxh Sorosi meriton një gjyq ndërkombëtar për të gjithë veprimtarinë e tij në dëm të lirisë, demokracisë dhe interesave jetike të popujve në vendet në të cilat ai ka vepruar.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Unë jam sot këtu për të denoncuar para shqiptarëve të gjithë veprimtarinë antishqiptare, antidemokratike të Xhorxh Sorosit me veglën e tij Edi Rama në Shqipëri. Por theksoj se Edi Rama me ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten aktuale, janë pasuruar me miliona e miliona nga paratë ilegale të Xhorxh Sorosit në Shqipëri.

Thirrja ime për qeverinë e SHBA dhe kongresin e SHBA, thirrja ime për FBI-në, të shtrijnë hetimet e tyre për Xhorxhin dhe të birin edhe në Shqipëri gjatë 20 viteve dhe do gjejnë se si ata përdorën çdo lloj influence kundër një force politike në favor të ekstremit të majtë të Edi Ramës, bashkëshortes së tij dhe ish-bashkëshortes së tij, të gjitha drejtuese kryesore në fondacionin Soros, të ushqyera me miliona nga ky fondacion.

Të hetojnë politikën e jashtme të Xhorxh Sorosit, e cila në mënyrë absolute përputhej me Beogradin dhe binte ndesh me interesat e shqiptarëve, me politikën e ndjekur zyrtare të SHBA gjer në atë kohë, por dhe me politikën e ndjekur nga presidenti Donald Trump në mandatin e parë.

Iu bëj thirrje që duke përdorur aktin RICO, të hetojnë çdo veprim të Xhorxh Sorosit në të ashtuquajturën reformë kushtetuese dhe të drejtësisë, me të cilën kanë garantuar sot një pushtet që kontrollon mbi 95 përqind të çdo gjëje në këtë vend. Praktikisht pothuajse një monizëm të plotë.

Ky është dekreti i presidentit, në të cilën presidenti evokon dje aktin RICO të mashtrimit, influencës mashtruese dhe korruptive me të cilën bën të mundur akuzën për organizatë kriminale të Xhorxhit, të birit dhe rrjeteve të tij.

Ndaj dhe është përdorur RICO. Tani, nuk ka netuork më flagrant se sa netuorki që u zgjodh për të drejtuar pseudo-reformën e drejtësisë në Shqipëri. I tëri i bërë nga bashkëpunëtorët e Sorosit. Njoftimi që presidenti bën për vendimin e tij, për të akuzuar Xhorxhin dhe të birin, miqtë me kokë të Edi Ramës, i cili në harkun kohor 5-vjeçar mori pjesë në martesën e të atit dhe të birit.

Le të urojmë që drejtësia e SHBA të bjerë mbi këtë monstër të njerëzimit, i cili në vende të caktuara ka krijuar drama të mëdha sa vetë luftërat me pasurimin e tij.

Unë mendoj se Xhorxh Sorosi meriton një gjyq ndërkombëtar për të gjithë veprimtarinë e tij në dëm të lirisë, demokracisë dhe interesave jetike të popujve në vendet në të cilat ai ka vepruar.

sali berisha xhorxh soros

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet