Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ashtu si kryeministri Edi Rama edhe ministrja Mirela Kumbaroi u shpreh se kapitulli 27 i negociatave për integrimin e vendit në BE, është më i gjati dhe më i kushtetueshmi.
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka mbajtur fjalën e saj në aktivitetin për Reformën e Trajtimit të Integruar të Mbetjeve. Kumbaro u shpreh se aktualisht në gjithë vendin janë 7 landfille të grumbullimit të mbetjeve, ndërsa shtoi se janë të pamjaftueshme. Ajo u shpreh më tej se ndër sfidat për menaxhimin e mbetjeve, një nga më kryesoret është fluksi i turistëve në vend.
"Në vitin 2013, mblidheshin në territor vetëm 51% e mbetjeve të gjeneruara lart e poshtë në territor, qoftë nga familjet apo bizneset. Në 2020, jemi me 87% të mbledhjes së mbetjeve në territor dhe në 2024 arritëm të 98% të mbledhjes së mbetjeve, që do të thotë nga territori të përhapura, në ato që janë pika të destinuara konkretisht, koshat. Në vitin 2013 kishim vetëm një landfill se nuk mjafton vetëm t’i mbledhësh. Sot çështja dhe vështirësia e të gjitha bashkive është i mblodhëm, por ku do t’i çojmë? Nëse kishim vetëm një landfill, sot kemi 7 të tilla. Edhe këto nuk mjaftojnë duke marrë parasysh vështirësitë shumë të mëdha që kemi në relievin e Shqipërisë apo në rrugët e aksesit që jo gjithmonë janë të lehta nga pikat më të larta, ku mbetjet depozitohen nëpër kosha apo hidhen në territor, çka e bën të vështirë ushtrimin për bashkitë, ndonjëherë edhe të pamundur, siç është bashkia e Tropojës që e ka territorin shumë të vështirë dhe ndonjëherë ato mbetje që ne i shikojmë në rrjetet sociale në sipërfaqet ujore siç mund të jetë liqeni i Komanit, nuk janë mbetje të hedhura në liqen, janë mbetje që vijnë nga fshatra të ndryshëm të territoreve të bashkive malore që nuk arrijnë të mblidhen dhe të shkojnë në një pikë fundore. Ajo që e shton sfidën nuk është thjesht mungesa e përvojës, nuk është thjesht shtrirja e flukseve në territor, është shtimi i flukseve turistike. Nuk është e njëjta gjë si të menaxhosh mbetjet e 2,5 milionë banorëve dhe mbetjeve e 15 milionë banorëve, bashkë me mysafirët që na vijnë." tha Kumbaro.
Ashtu si kryeministri Edi Rama edhe ministrja Mirela Kumbaroi u shpreh se kapitulli 27 i negociatave për integrimin e vendit në BE, është më i gjati dhe më i kushtetueshmi.
"Kapitulli 27, është kapitulli më i vështirë, më gjatë dhe më i kushtueshmi dhe për të cilin kemi arritur të negociojmë me sukses sot pasi na u miratua hapja, një periudhë tranzitore të konsiderueshme, pa të cilën nuk do t’i arrijmë ato kritere dhe puna ka filluar sepse po nuk i dhamë përparësi këtij sektori, ne nuk do t’i plotësojmë ato kritere, po nuk e futëm si prioritet hierarkinë e mbetjeve nga ndarja në burim dhe asgjësimi, qoftë edhe për të prodhuar energji apo biogaz, ne nuk do t’ia arrijmë; dhe sidomos po nuk u përfshi në mënyrë të detyrueshme edhe sektori privat brenda këtij detyrimi.", u shpreh Kumbaro.
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar heqjen e të gjithë varrezave të makinave. Rama u shpreh se Shqipëria ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se kapitulli i mjedisit është më sfiduesi në procesin e integr...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në aktivitetin e organizuar lidhur me temën e menaxhimit ë mbetjeve...
kuvendi TIRANË- Komisioni Rregullator do të zhvillojë ditën e sotme mbledhje në ambientet e Komisionit Qendror të...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Për disa analistë të rrethanave politike në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje po e pë...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama raportohet se e ka bërë gatin listën me emrat e rinjë me të cilët do të qeveri...
Hysen Durmishi KOSOVË- Hysen Durmishi është ministri i ri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosov&eum...
blerim sallahu KOSOVË- Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës të ministrit të Drejtësi...
selia e pd TIRANË- Partia Demokratike ka komentuar shpërndarjen e medaljeve ditën e sotme në ceremoninë që kryeministri Edi R...
edi rama TIRANË- Në fund të vitit 2023, kryeministri Edi Rama shprehu për herë të parë ambicien për të pë...