LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Krimi ka kapur kryeministrin, kjo diktaturë sot është 2-3 herë me e centralizuar se diktatura e Enver Hoxhës

Berisha u shpreh se Partisë Socialiste i ndryshon vetëm emri nga Partia e Punës së Shqipërisë që ishte qeverisëse në diktaturë.

24 Janar 2025, 18:12 Nga r.ll
Berisha: Krimi ka kapur kryeministrin, kjo diktaturë sot është
pamje nga takimi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë sot në një takim me Departamentin Brain Gain, me temën “NE MUNDIM ATA THYEN”. 

Gjatë fjalë së tij, Berisha u shpreh se Partisë Socialiste i ndryshon vetëm emri nga Partia e Punës së Shqipërisë që ishte qeverisëse në diktaturë. Sipas tij "lidhjet" e kësaj partie me krimin janë po të njëjta, ku tha se "krimi në këtë parti e merr një anonim dhe e çon në pozicionin e dytë në Durrës, pas Edi Ramës deputet." Më tej Berisha u shpreh se njerëzit e krimit kanë kapur zyrën më nevralgjike të të gjithë urbanistikës së vendet, lejeve të ndërtimit dhe resorteve turistike. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Një përshëndetje të përzemërt, ju anëtarëve të departamentit Brain Gain dhe Ekselencave, për punën e çmuar, risitë shumë të rëndësishme dhe kontributet që ju dhatë me veprimtarinë tuaj, dhe jepni në PD. Ju ja dolët ti jepni kësaj partie në kohë të vështira një dimension që ajo nuk e ka patur ndonjëherë. Një dimension të ri, modern, të bukur, të vërtetë dhe kjo pa diskutim ka pasuruar PD-në shumë, ka ndikuar në tërësi, në jetën e saj. Ky është publikimi i dytë i juaji, pas publikimit ‘Punët e Mira të PD-së’, të cilat e vërteta është se janë ndërtesa dhe themelet e Shqipërisë demokratike, e Shqipërisë së integruar në NATO, në Këshillin e Europës dhe e Shqipërisë së një rendi të ri kushtetues.

Po ti rikthehemi shprehjes së Dante Aligerit, që thotë se ‘nuk ka dhimbje më të madhe, kur kujton kohërat e lumtura në mjerim’, publikimi juaj nuk ishte se të krijonte dhimbje, por shërbeu dhe ishte i domosdoshëm tu rikujtonte demokratëve trashëgimin e tyre. Është shumë interesante. Kur kjo parti u themelu, u themelua nga njerëz 99.9 përqind e tyre nuk kishin asnjë lidhje me shtetndërtimin apo me institucionet. Në tërësi ishin intelektual të fushave teknike ose humanitare, por që vendosën idealet e tyre të lirisë. Njerëzit duhet të jenë të lirë, të flasin lirisht, të votojnë të lirë.

Këta njerëz arritën të ndërtojnë, të shndërrojnë në realitet idealet e tyre me vështirësi, por një gjë kurrë nuk duhet harruar, se Shqipëria nga viti 1992-2013 është, në dijeninë time, është vendi i vetëm që është rritur 21 herë. Në vitin 1992 rrogat ishin 5-6 dollarë, rroga ime si president ishte 16 dollarë. Dhe kur e thashë një ditë më kishte shkruar dikush në Facebook se po tregon ëndërra. Ai kishte të drejtë se nuk mund ta besonte, por e vërteta ishte se kjo ishte Shqipëria.

Partia tjetër kishte një trashëgimi shumë të rëndë, kishte trashëgimi krimin politik, kasaphana e luftës së klasave, tradhëtinë e çështjes kombëtare pasi ishte themeluar nga Beogradi në vitin 1941. Nuk duhet të harrojë kush se në atë kohë, Partia e Punës së Shqipërisë, qe e dyta parti në vendet ish-komuniste e cila nuk u shkri, por ndryshoi emrin në Parti Socialiste. Nuk them me këtë se nuk bëri evolucion, se u anëtarësua në Internacionalen Socialiste, por trashëgimnia e saj e ndoqi këtë parti dhe nuk ju nda. Nuk ju nda në aspektin më tragjik të saj, në lidhjen me krimin. Nëqoftëse komunizmi, apo partitë komuniste, krimin, dhunën e cilësonin, e ekzaltonin me superlativa, e quanin një domosdoshmëri absolute, teoria e krimit të dobishëm nuk u nda asnjëherë, për asnjë moment nga PS. Të kthehemi më konkret.

Në diktaturë ishin ministrat, sekretarët e parë, anëtarët e byrosë. Por kishte gjithnjë një grup njerëzish në gjysëm hije të cilët ishin njerëzit më të rëndësishëm, më të çmuar të tyre. Cilët ishin do thoni ju? Ata që torturonin njerëzit në qeli, dhe që i detyronin të firmosnin ato që donin. Ata ishin padiskutim njerëzit e ‘karta bianka’, sepse aq jetik ishte krimi për ta. Dhe ishin të vetëdijshëm. E ka shkruar mirë Bashkim Shehu; na thoshte nëna, kthehuni shpejt, se kemi armiq.

Është identike sot metamorfoza e partisë së krimit përsëri, tani jo mbi baza ideologjike, por mbi baza mafioze të pakufishme.
Sot krimi në këtë parti e merr një anonim dhe e çon në pozicionin e dytë në Durrës, pas Edi Ramës deputet.
Sot krimi e merr ministrin për zverku, i thotë shko e më arresto kundërshtarët e mi në mënyrë që të jap votat.
Sot krimi ka pushtuar zyrën më nevralgjike të të gjithë urbanistikës së vendet, lejeve të ndërtimit dhe resorteve turistike. E kontrollon në mënyrë dragoniane, vetë kryeministrin, që ndan, është i vetmi në botë që firmos çdo leje ndërtimi në vendin e tij.

Sot kjo diktaturë nuk ka aspekte kruele të luftës së klasave sepse është një kohë tjetër, por ju do të çuditeni, por në rrafshin e centralizimit dhe decentralizimit ju garantoj se pothuajse në çdo fushë kjo diktaturë sot është 2 herë, 3 herë me e centralizuar se diktatura më Staliniste që ishte diktatura e Enver Hoxhës.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet