LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Integrimi në BE prioritet për ne, por Shqipëria po rrëshqet drejt autokracisë

Duke folur në tryezën ‘Gratë politikane të rajonit, Suedisë dhe EPP-së bashkë për Integrimin’, Berisha u shpreh se PD beson se një e ardhme në BE do të thotë më shumë liri, më shumë mirëqenie dhe më shumë siguri për qytetarët shqiptarë. 

21 Maj 2026, 20:16 Nga E.d
Berisha: Integrimi në BE prioritet për ne, por Shqipëria po
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se integrimi i vendit në BE është primare për opozitën. Duke folur në tryezën ‘Gratë politikane të rajonit, Suedisë dhe EPP-së bashkë për Integrimin’, Berisha u shpreh se PD beson se një e ardhme në BE do të thotë më shumë liri, më shumë mirëqenie dhe më shumë siguri për qytetarët shqiptarë. 

Sipas tij vetëm një proces i bazuar në meritë u garanton qytetarëve liritë dhe të drejtat e njeriut, një drejtësi të pavarur dhe një ekonomi funksionale tregu.

"Së pari dua të shpreh mirënjohje ndaj fondacionit Jarl Hjalmarson, një aleat shumë i çmuar, i kahershëm i Partisë Demokratike, presidentes Gustafsson dhe bashkëpunëtorëve të saj. Dua gjithashtu të shpreh mirëseardhjen zonjave të nderuara deputete, personalitete të shquara nga Suedia, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, pra nga rajoni. Të shpreh vlerësimin tim për çështjet që keni zgjedhur në këtë konferencë. Dua të shpreh vlerësimin tim të thellë për temat e zgjedhura për këtë debat. Janë tema shumë themelore, më themeloret: zgjerimi i Bashkimit Evropian, NATO dhe siguria. Këto janë, pa diskutim, çështjet më të rëndësishme për Shqipërinë, dhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor që po punojnë për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Disa prej tyre janë anëtare të NATO-s. Pra, temat dhe çështjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Integrimi në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe për Partinë Demokratike është prioriteti kryesor. Sepse ne besojmë se një e ardhme në BE do të thotë më shumë liri, më shumë mirëqenie dhe më shumë siguri për qytetarët shqiptarë. Kjo është arsyeja pse për partinë tonë ky është prioriteti kryesor i programit. Ne besojmë se ky proces duhet të bazohet në meritë. Vetëm një proces i bazuar në meritë u garanton qytetarëve tanë liritë dhe të drejtat e njeriut, një drejtësi të pavarur, një ekonomi funksionale tregu dhe ‘acquis communautaire’ për vendin. Shqipëria sot ndodhet në një moment shumë të veçantë. Pak muaj më parë, V-Dem e klasifikoi Shqipërinë si një autokraci elektorale.

Në fakt, autokracitë elektorale janë diktatura autokratike në kuptimin që ato e pranojnë pluralizmin, por e shtypin atë. Nëse diktaturat totalitare nuk e pranojnë pluralizmin, nuk e lejojnë fare ose krijojnë një pluralizëm të rremë, siç bëri Tito gjatë sundimit të tij dhe siç e kopjoi Ramiz Alia në vitet e fundit të diktaturës, diktaturat autokratike, ose të quajtura autokraci elektorale, shkatërrojnë mekanizmin më themelor të një shoqërie demokratike, që janë zgjedhjet e lira. Nëse shikoni zgjedhjet e 11 majit të kaluar në Shqipëri, do të gjeni se ato u karakterizuan si zgjedhje ku kufiri mes institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake ishte zbehur ose zhdukur. Kjo do të thotë zgjedhje që u zhvilluan në një shtet-parti, në një model të partisë-shtet. Dhe këto nuk do të konsiderohen kurrë zgjedhje të mirëfillta. Ky është një problem shumë themelor i autokracisë në Shqipëri," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj