LIVE UPDATES
Politike

"Porta e Alpeve rrezikon të jetë porta e re e vjedhjes"/ Balliu: Qeveria shpopulloi veriun për 14 vite me radhë, tani përdoret për propagandë

Deputeti demokrat tha se problemi qëndron tek fakti se qeveria refuzon të bëjë edhe transparencën më elementare mbi mënyrën se si do të përdoren këto para.

21 Maj 2026, 18:42 Nga E.d
"Porta e Alpeve rrezikon të jetë porta e re e vjedhjes"/
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka folur ditën e sotme për projekti qeveritar "Porta e Alpeve". Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Balliu tha se qeveria e cila për 14 vite me radhë ka shpopulluar veriun, sot vjen me propagandën e radhës duke kërkuar edhe 100 milionë euro hua për "Portën e Alpeve".

Deputeti demokrat tha se problemi qëndron tek fakti se qeveria refuzon të bëjë edhe transparencën më elementare mbi mënyrën se si do të përdoren këto para. Sipas tij, t'i besosh kësaj qeverie qindra miliona euro pa asnjë plan të qartë, pa asnjë projekt, është njësoj si t'i hapësh derën hajdutit dhe të presësh që ai mos të vjedhë.

Balliu e cilësoi Portën e Alpeve, si porta e re e vjedhjes.  Në fund, ai tha se sa herë kjo qeveri flet për projekte strategjike, qytetarët kanë çdo arsye të alarmohen, sepse historia ka treguar se pas propagandës fshihet skema e radhës e abuzimit. 

Balliu: Përshëndetje të nderuar qytetarë. Qeveria që për 14 vite me radhë ka shpopulluar veriun, sot vjen me propagandën e radhës duke kërkuar edhe 100 milionë euro hua për atë që këta e quajnë si "Porta e Alpeve". Por Alpet i gjejnë në Lezhë, e nuk i gjejnë në Tropojë, e nuk i gjejnë atje ku janë, por i gjejnë atje ku duan. Në pamje të parë, mund të duket se ky është një projekt pozitiv. Problemi qëndron tek fakti se qeveria refuzon të bëjë edhe transparencën më elementare mbi mënyrën se si do të përdoren këto para. Kur kërkojmë të dimë se cilat janë projektet konkrete, sa kushton secili investim dhe ku do të shkojnë fondet, qeveria nuk jep asnjë përgjigje.

Dhe e pamë sot këtu me ministrin që, pavarësisht pyetjeve të shumta të kolegëve, nuk thonte asnjë përgjigje. Pra, qeveria thotë, të marrim fillimisht borxhin dhe më pas të vendosim se ku do t'i shpenzojmë paratë. Kjo nuk është qeverisje. Kjo është receta klasike e abuzimit me fondet publike, sepse këta nuk kanë projekte për Shkodrën apo veriun në tërësi, këta kanë projekte vetëm për xhepat e tyre. T'i besosh kësaj qeverie qindra miliona euro pa asnjë plan të qartë, pa asnjë projekt, është njësoj si t'i hapësh derën hajdutit dhe të presësh që ai mos të vjedhë. Propaganda e pështirë se kjo qeveri paska hallin e veriut është absurde. Këta e kanë braktisur veriun, e kanë varfëruar dhe e kanë detyruar të largohet masivisht. Pas 14 vitesh në pushtet, çfarë kanë sjellë në veri?

Asgjë tjetër përveç varfërisë, dhimbjes dhe emigrimit. Porta e Alpeve rrezikon të jetë thjesht porta e re e vjedhjes. Sa herë kjo qeveri flet për projekte strategjike, qytetarët kanë çdo arsye të alarmohen, sepse historia ka treguar se pas propagandës fshihet skema e radhës e abuzimit. Dhe fatkeqësisht, kjo gjë ka ndodhur në mënyrë të përsëritur. Mjafton të kujtojmë farsën e 100 fshatrave, ku për propagandë u kërkuan qindra miliona euro investime dhe sot nuk ka mbetur asgjë. Dhe fatkeqësisht do të ndodhë ajo që ka ndodhur gjithmonë. Paratë do të zhduken, ndërsa qytetarët do të mbeten me borxhet për t'i shlyer, me taksat e tyre që do t'i rrisin në vijim përsëri e njëjta qeveri. Njësoj do të zhduken fondet që po i merren Bankës Evropiane për Investime, siç u zhdukën fondet e IPARD-it, për të gjithë ata që na flasin se janë fonde të rëndësishme.

Kjo qeveri nuk ka pyetur se nga vijnë fondet. Kjo qeveri ka dashur t'i vjedhë fondet. Se vijnë nga Evropa, se vijnë nga Amerika, se vijnë nga kudo, se vijnë nga taksat e xhepat e qytetarëve shqiptarë, me një projekt apo një tjetër, këta kanë talentin e jashtëzakonshëm për të shpikur skema vjedhje të pafundme. Por nuk gjejnë asnjë minutë kohë për t'u marrë me hallet e qytetarëve. Së dyti, më duhet të ndalem sot në një çështje që nuk ka lidhje me këtë diskutim.

Pak ditë më parë, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestuan në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar, pasi qeveria atje ka ndërmarrë hapa që cënojnë një realitet të sanksionuar qartë nga marrëveshja e Ohrit, se gjuha e folur nga mbi 20% e popullsisë është gjuhë zyrtare. Të rinj dhe të reja shqiptare, të prekur në dinjitetin e tyre kombëtar, dolën në protestë për të mbrojtur të drejtën elementare të gjuhës shqipe. Studentë nga Kosova dhe Shqipëria ju bashkuan vëllezërve dhe motrave të tyre në Shkup, por ajo që ndodhi më pas ishte e papranueshme për çdo standard demokratik. Policia ushtroi presion, ndaloi të rinjtë në mënyrë çnjerëzore, i keqtrajtoi dhe i kërcënoi.

Disa prej tyre u mbajtën me orë të tëra pa ujë, pa ushqim dhe pa u lejuar as të kryenin nevojat personale. Më e turpshmja në gjithë këtë histori është heshtja e qeverisë shqiptare. Ministria e Jashtme nuk pati asnjë reagim zyrtar në mbështetje të studentëve shqiptarë dhe asnjë qëndrim kundër akteve të dhunshme dhe represive të qeverisë së Maqedonisë. I vetmi reagim dinjitoz erdhi nga mbështetja e ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Atë që kanë emëruar vetë, dhe ka bërë shumë mirë, ka kryer detyrën.

Çfarë ndodhi? Papritmas në portalet e qeverisë del lajmi se ambasadori duhet shkarkuar. Për çfarë arsye? Qartazi nuk i ka pëlqyer mbështetja. Pse e ngrejmë këtë pikëpyetje? Sepse nuk ka asnjë reagim zyrtar tjetër nga Tirana, përveçse ambasadori duhet shkarkuar. Kjo qeveri me heshtjen dhe nënshtrimin e saj, e dëshmon se nuk është shkëputur kurrë nga mentaliteti i vjetër jugosllav që e përfaqëson dhe nga trashëgimia politike e origjinës së saj.

Dhe pse të habitemi në fund të ditës? Në kohën kur shqiptarët luftojnë për dinjitetin dhe identitetin kombëtar, të drejtat e tyre kombëtare, Edi Rama zgjedh të bëjë propagandë dhe t'i bëjë avokatinë Vuçiçit. Sikur të kishte mbrojtur shqiptarët me të njëjtin zell me të cilin ka mbrojtur Vuçiçin në kancelaritë evropiane lidhur me luftën në Ukrainë, ndoshta sot studentët shqiptarë nuk do t'i kishin këto probleme. Kjo qeveri nuk punon as për shqiptarët në Shqipëri, as për shqiptarët kudo që ata janë. Kjo është një qeveri që punon vetëm për interesat e saj, në kurriz të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Për të gjitha këto arsye, rasti më minimal do të ishte dorëheqja e Ministrit të Jashtëm, dhe patjetër, dorëheqja e Kryeministrit. Një qeveri e cila refuzon t'i shkojë në krah dhe në mbështetje të rinjve dhe të rejave, të cilat u bashkuan nga të gjitha trevat e shqiptarisë. Por këtu ka pllakosur heshtja.

Ngrej një pyetje: Po sikur të ishte cënuar Lubi Balluku, a do kishin heshtur këta? Absolutisht jo. Po të cënohet Lubi Balluku, i gjithë grupi parlamentar mblidhet që në orën tetë të mëngjesit me urdhër direkt të kryetarit të partisë për ta mbrojtur. Ndërkohë, për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që luftojnë për një gjë që na përket të gjithëve, pllakos heshtja.

Ky është një turp i kësaj qeverie dhe një turp që do t'i ndjeki. Ne duhet t'i mbështesim ata, dhe i ftoj që ata të vijnë këtu, të vijnë në parlament, të vijnë te kryesia e kuvendit, dhe këtu edhe studentët shqiptarë të ngrihen në protestë kundër një qeverie që i bashkohet atyre që dhunojnë studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Faleminderit./Dosja.al

klevis balliu kuvend qeveria

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale