Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu Berisha ka theksuar se në politikë nuk ka emocione sentimentale personale por ka interesa politike.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhje me zhvillimet politike në vend. Në një interviste për emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Berisha ka deklaruar se në PD ka pasur një çarje, por asnjëherë një çarje përfundimtare, sidomos me grupin e deputetëve që drejtohen nga Gazment Bardhi. Po ashtu Berisha ka theksuar se në politikë nuk ka emocione sentimentale personale por ka interesa politike.
Pjesë nga Intervista:
Peka: Të falënderoj për kohën. Pas gati 2 vitesh një mbledhje e grupit parlamentar të PD-së jo për probleme të brendshme, po për tu përballur me Edi Ramën. 2 vite parlament dhe vetëm pas 2 vitesh, një mbledhje që ka si objekt betejën me regjimin e Edi Ramës.
Berisha: Mendoj se mbledhja ishte një zhvillim i rëndësishëm, ishte një hap i natyrshëm në drejtimin e duhur dhe i rëndësishëm në disa aspekte. Kjo mbledhje e thirrur nga Gazment Bardhi, kapërcej mbi problematikën, e cila ka ekzistuar, nuk mund të themi se nuk ka ekzistuar, por kapërcej mbi këtë problematikë për qëllime dhe objektiva shumë më të mëdha. Dua të shpreh këtu që të jemi korrekt, deputetët që drejtohen nga Gazment Bardhi kanë meritën e padiskutueshme të cilën unë e kam shprehur në mënyrë të përsëritur sepse ata pranuan primaret dhe kandidatët e primareve. Me këtë akt, ata dëshmuan mbështetjen tek liria, vota e lirë në gjirin e PD-së. E kam thënë që atëherë dhe e them përsëri, që ky akt programor në themele të PD-së, ishte një kontribut dhe investim i madh që ata bënë. Ka patur, padiskutim kundërshtira, probleme, por në tërësi ata deputetë që ju patë të mbledhur së bashku, plus disa të tjerë që nuk ishin dhe të tjerë që mund të bashkohen, janë deputetët e PD-së dhe ky ishte një zhvillim shumë pozitiv. Ju shtruat problemin se çfarë do të bëhet në të ardhmen? Takimet do të vazhdojnë në mënyrë që tu japin përgjigje të gjitha problemeve që presin të zgjidhjen, po me këtë vullnet të mirë, shkallë përgjegjësie dhe gatishmëri.
Peka: Pas përplasjeve që ka pasur brenda PD-së, ka dy procese për bashkimin. Njëri është procesi njerëzor dhe tjetri politik. Çështja e procesit njerëzor duket se u kapërcye. Tani është momenti i procesit politik. Në historinë tuaj politike 30 e ca vjeçare keni qenë i gatshëm të pranoni ribashkime me këdo që ka ikur prej jush në mënyrë që ai individ apo grup individësh kanë qenë të gatshëm të përballen me kundërshtarin politik. Po e nis nga 2001 me grupet politike ndoshta më të ashpra ndaj jush që nga 1997, që janë bashkuar me bandat ndaj jush. Në 2005, me hapjen e madhe. Jeni të gatshëm edhe pas 8 janarit të famshëm të pranoni këdo që është i gatshëm të përballet me regjimin e Edi Ramës. Kjo vjen për faktin se ju nuk e keni frikë konkurrencën e brendshme, apo se qëllimi i vetëm është që të bashkoni këdo kundër Edi Ramës.
Berisha: Unë kam një shpjegim të tillë. Së pari në politikë nuk ka sentimente personale, por ka interesa dhe parime politike. Unë këtë kam mbajtur gjatë gjithë karrierës time dhe e quaj qëndrim më të drejtë. Së dyti, asnjëherë nuk duhet të shkelmosh kontributin e tjetrit. Të gjithë ata që supozuat apo i thatë, ata kanë qenë njerëz me kontribute në PD, mes tyre njerëz me kontribute themelore dhe në një farë mënyre ata janë kthyer tek kontributet e tyre, me të drejtë. Së treti, tani vijmë tek rasti konkret. Nuk ka patur në rastin konkret një çarje të themi përfundimtare. Ka pasur një çarje, kjo nuk mohohet, por asnjëherë një çarje përfundimtare, sidomos me grupin që drejton Gazment Bardhi dhe që është një grup i rëndësishëm i deputetëve, si kryetar i grupit parlamentar, por edhe deputetët e tjerë, për Sali Berishën dhe PD-në ka dy persona të cilët e qartë si kristali janë vënë në dispozicion dhe shërbim të Edi Ramës dhe unë e them me bindjen më të plotë se është njëlloj sikur të ftosh Taulant Ballën në koalicion. Kjo nuk mund të ndodhë. Çimi, një opozitë e kontrolluar nga Edi Ramë është një gjëmë kombëtare.
Peka: Kanë qenë ministër në qeverinë e Nanos apo Metës në mos gabohem dhe e pranuat në 2001, Preç Zogajn... Po Lufter Xhuvelin...
Berisha: Preç Zogaj është një nga themeluesit e PD-së. Natyrisht me konceptet e tij të veçanta, por unë nuk mund të ja mohoja Preç Zogajt kontributin që ai ka në themelet e kësaj partie.
TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka konfirmuar vendimin e dhënë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duke regjistruar koali...
Luigi Soreca dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takiuar ditën e sotme me ambasadorin Luigi Soreca ditën e sotme...
Flamur Noka TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka dalë në një deklaratë për me...
KAS TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar ankimimin e grupimit politik të Sali Berishës për t’u re...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rikujtuar një denoncim të tijin, të bërë në da...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka bërë kritika për SPAK duke thënë se ky institucion nuk është 100%...
Vangjel Dule TIRANË- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, foli për çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri dhe lid...
TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka folur për ndryshimet e bëra së fundmi në kabinetin qeveritar. Në një intervsitë...
Vangjel Dule TIRANË- Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule foli për çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri i zgjedhur ...
Fredi Beleri TIRANË- Kryetari i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me çë...