LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kjo është tribuna e lirisë, por mos harroni se në Tiranë sot është vëllai siamez me Enver Hoxhën

Nga ana tjetër kryedemokrati ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si vëllain siamez të Enver Hoxhës.

14 Janar 2024, 19:19 Nga h.k
Berisha: Kjo është tribuna e lirisë, por mos harroni se në
Foto nga tubimi

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur ditën e sotme përpara mbështetësve në tubimin e përditshëm përpara shtëpisë së tij. Berisha ka falenderuar protestuesit dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për qëndresën.

Nga ana tjetër kryedemokrati ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si vëllain siamez të Enver Hoxhës.

Berisha: Përulem me mirënjohje të pakufishme para jush, djem e vajza, burra e gra, që zhvilloni çdo natë në këtë rrugë, një nga betejat ndër më të mëdhatë në historinë e këtij vendi. Zhvilloni këtu betejën pa kthim kundër të keqes së madhe që ka kapluar qenien shqiptare, që ka kapluar lirinë, dinjitetin, por edhe identitetin e këtij kombi. Kjo e keqe quhet rilindja e Edi Ramës. Miqtë e mi, ju u ngritët në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, u ngritët kur Edi Rama, aleanca e krimit, drogës dhe korrupsionit që qeveris këtë vend, mendoi dhe besoi se i dha opozitës goditjen nukleare, se shndërroi këtë rrugë, pallat, ballkon në ballkonin e frikës dhe tmerrit për shqiptarët.

Kurse ju, të rinj dhe të reja, burra dhe gra me dinjitet, njerëz të lirë, atdhetarë erdhët në këtë rrugicë, e shndërruat atë rrufeshëm, në një rrugë shprese, në një rrugë, ndriçimi, guximi, dinjiteti për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit, dinjitet, lirisë, liri, shpresës, shpresë dhe Shqipërisë, Shqipëri. Kjo betejë është e shenjtë aq sa është shenjtë për njeriun liria e tij.
Kjo betejë është e shenjtë aq sa është i shenjtë për njeriun, dinjiteti i shenjtë.

Kjo betejë është e shenjtë aq sa është i shenjtë për qytetarin i shenjtë, dheu i tij. Në një hark kohor të shkurtër, Edi Rama, mafia e tij më e rrezikshme në Europë, mafia e tij shtetërore, u sul me tërbim kundër fjalës së lirë. Mbylli televizione, media.
I shembi kryeqytetit dhe kombit, simbolin e mrekullueshëm, Teatrin e tij Kombëtar.

Edi Rama një lloj si një bandit, pa ligj, moral, dinjitet, trajtoi shqiptarët në Astir, tek Unaza, njëlloj si një pushtues i egër.
Mashtroi studentët. Edi Rama në projektin e tij ogurzi të përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, vendosi votën e shqiptarëve, vullnetin e tyre, në kontrollin e tij, të bandave të tij, të parave të krimit të tij.

Ai ja doli me fuqinë e korrupsionit të mposhtë, kontrollojë opozitën dhe pas kësaj mendoi se Shqipëria pa opozitë, si Shqipëria e dajos së tij, që firmoste ekzekutimin e Genc Lekës, Vilson Blloshmit, që firmoste ekzekutimin e dhjetëra e dhjetëra intelektualëve shqiptarë. Njëlloj si Shqipëria e babait të tij që firmoste varjen në litar të Havzi Nelës të ishte një Shqipëri pa opozitë, ku ai si padrino i saj të merrte çdo vendim, të kryente çdo akt, të bënte ndaj shqiptarëve atë që nuk e ka bërë deri më sot asnjë pushtues.

Nga kjo tribunë e juaja, tribunë e lirisë, e dinjitetit, guximit ju ftoni, apeloni ndjenjat patriotike të çdo shqiptari.
Shqiptarë, atdhetarë kudo që jeni, mos harroni se në Tiranë sot është një armik i egër i Kombit shqiptar i cili në raport me pjesë të tjera të kombit është vëlla siamez me Enver Hoxhën.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj