14 Shkurt 2026, 12:24
Nga I.A

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi rëndësinë historike të 10 shkurtit si kryengritja paqësore më e fuqishme në Shqipëri pas 20 shkurtit 1991. Në një deklaratë për qytetarët, Berisha u shpreh se kjo ishte java e qytetarëve dhe e opozitarëve, një moment që tregoi guximin dhe dinjitetin e vërtetë të shqiptarëve.
Po ashtu, Berisha vlerësoi pjesëmarrësit që iu përgjigjën thirrjes së ndërgjegjes së tyre dhe theksoi nevojën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian të bazuar në meritë.
"Të dashur miq, java ishte java jonë. Ishte java e qytetarëve. Ishte java e opozitarëve. 10 shkurti, kryengritja paqësore më e fuqishme në historinë e Shqipërisë pas 20 shkurtit të vitit 1991, pati një jehonë të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe në botë. Ndaj dhe do të përsëris mirënjohjen time më të pakufishme për të gjithë ata që i upërgjigjën thirrjes së ndërgjegjes së tyre, që me 10 shkurt, në kryengritjen madhështore paqësore tronditën gjer në palcë narkoregjimin dhe përcollën në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare, por edhe te gjithë miqtë e Shqipërisë dhe njerëzit liridashës në botë, mesazhin e shpresës, mesazhin e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë përkundrejt lajmeve të zeza, përkundrejt qëndrimeve të turpshme të kreut të organizatës kriminale dhe qeveritarëve të tij këto muajt e fundit.
Unë mund të them se 10 shkurti ishte dita jo vetëm e guximit të madh, por edhe e dinjitetit të vërtetë të shqiptarëve. Kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit thirrej në Bruksel për t’i nxjerrë kartonin e zi, atë karton që meriton. Për t’i dhënë ultimatumin, ose dorëzo Lubinë dhe eventualisht edhe veten tënde në prokurori dhe gjykatë, ose do përballesh me pasojat më të tmerrshme që ti nuk i imagjinon. Por ne ishim në shesh për t’u thënë partnerëve tanë se ne jemi në shesh dhe në betejë pikërisht se organizata kriminale nuk ka asnjë legjitimitet.
Ajo i ka grabitur zgjedhjet dhe i ka shndërruar në farsë elektorale dhe ka grabitur dhe grabit miliarda euro nga taksat e shqiptarëve dhe pasuritë publike të shqiptarëve. Pra, ne ishim në sintoni të plotë. Dhe kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse qëllimi ynë më madhor është integrimi i Shqipërisë në BE. Natyrisht, ky integrim duhet të jetë i bazuar në meritë dhe jo në mashtrimin dhe falsitetin, dhe lobimet korruptive," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
14 Shkurt 2026, 12:12
I.A
Protesta
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitje për të 14 personat e arrestuar pas protestës së opozitë...
Politike
14 Shkurt 2026, 12:10
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se dashuria është një forcë e pashtershme që transformon indivi...
Politike
14 Shkurt 2026, 11:29
I.A
Deputetet
DURRËS- Qytetarët e Durrësit kanë nisur sot një takim me zyrtarët e bashkisë dhe kryeministrin Edi Rama në...
Politike
14 Shkurt 2026, 11:04
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në bashkinë Durrës për të biseduar në lidhje me...
Politike
14 Shkurt 2026, 10:09
I.A
Kosova
Në moshën 18-vjeçare, pritet të kesh përgjegjësi, të marrësh vendime dhe të kuptosh pasojat.
Kosov&e...
Politike
14 Shkurt 2026, 08:06
I.A
Konferenca e Mynihut
GJERMANI- Udhëheqësit evropianë paraqitën një front të bashkuar në favor të rritjes s&eum...
Politike
13 Shkurt 2026, 19:40
E. D
Anila Bisha
TIRANË- Agjencia amerikane e lajmeve, Reuters i ka kushtuar një artikull vendit tonë, lidhur me padinë e aktores Anila Bish...
Politike
13 Shkurt 2026, 19:19
E.d
Foto ilustruse
Kuvendi i Kosovës i ka ratifikuar të premten marrëveshjet e vendit me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore, n&eum...
Politike
13 Shkurt 2026, 18:53
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Televizoni amerikan Fox News i ka bërë jehonë protestës së 10 shkurtit, e thirrur nga opozita...
Politike
13 Shkurt 2026, 18:27
E. D
Elisa Spiropali
GJERMANI- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Konferencën e Siguris&...