LIVE UPDATES
Politike

Berisha komenton intervistën e George Papadopoulos: E bëri të qartë se Edi Rama është në rreth të kuq në SHBA

Gjatë një deklarate për gazetarët, Berisha tha se Rama nuk i shpëton dot kësaj çështje, sepse është një me veprimet e McGonigalin.

7 Tetor 2025, 13:36 Nga E.d
Berisha komenton intervistën e George Papadopoulos: E bëri të
Sali Berisha

TIRANË - Sali Berisha ka deklaruar se intervisa e Ish-ndihmësit të Presidentit Trump George Papadopoulos, bëri të qartë se Edi Rama është në rreth të kuq në SHBA. Gjatë një deklarate për gazetarët, Berisha tha se Rama nuk i shpëton dot kësaj çështje, sepse është një me  veprimet e McGonigalin.

Berisha tha se McGonigali ishte elementi kryesor në komplotin kundër Presidentit Trump. Në fund, Berisha u shpreh se armiku kryesor i SHBA-së janë kartelet e drogës. Ndërkohë që e akuzuar atë si të parin Kryeministër në Europë, i cili është i lidhur me krimin e organizuar dhe klane e drogës.

"Tani, një moment tjetër shumë i rëndësishëm është intervista që dha mbrëmë George Papadopoulos, një nga viktimat më kryesore të ekstremit të majtë në SHBA, një ish-këshilltar, mos gaboj, elektoral i presidentit Trump në mandatin e parë. Një person, që u përpoqën ta korruptojnë dhe ta bëjnë pjesë të vete sorosianët dhe ekstremistët e majtë, por që qëndroi, u përball edhe me burgjet e tyre dhe mbeti i pathyer dhe i pamposhtur si njeri. Zotëria në intervistën e tij bën të qartë për çdo shqiptar se Edi Rama është në rreth të kuq dhe se nuk shpëton sepse është një me McGonigalin dhe e mbron Altin Troplini.

Sepse nga McGonigali ka hequr licenca nafte dhe ka dhënë licenca nafte. Sepse ka paguar McGonigalin për të ndjekë dhe persekutuar opozitën shqiptare. Sepse McGonigali ishte element kryesor në një komplot, në komplotin më të madh në histori, komplotin që bëhej për të përmbysur presidentin e SHBA pasi të zgjidhej. Edi Rama, dhe ju e dëgjuat, dhe nuk u ndal në dosjen tjetër të Duçkës me kinezët, Edi Rama është këmbë e kokë i lidhur me dosjen e drogës. Besoj se ju i ndiqni lajmet, aktualisht armiku numër 1 i jashtëm për SHBA janë kartelet e drogës. Ju e keni parë se si po gjuhen anijet e drogës në ujëra ndërkombëtare, por ka deklaruar se do i gjuajë edhe në ujëra territoriale. Tani, më thoni ju mua, më gjeni një njeri, një kryeministër në Europë, a dini ju të jetë i lidhur si Edi Rama me klanet e drogës? Si i thoshte Rumi, jemi marrë vesh me atë gjatin.

Kanë tre ditë mediat e qeverisë që hapen me tituj, obobo do na vijë Rama, se po të vijë Rama për deputet, nuk bëjmë dot vrasje. Imagjinoni ku shkon, dhe këtë ia quajë për meritë. Po këtë tjetrën që jemi marrë vesh me atë të gjatin për të vjedhur tokat, këtë nuk e japin mediat e qeverisë, këtë e censurojnë. Arubën e censurojnë. Keni dëgjuar të luftojnë për Luftim Hysën dhe Sinaloan? Luftim Hysën në zyrën e Ramës. Tani erdhi koha. Sado që përpiqen ta mbrojnë. Sado që ka për fat të keq edhe të huaj që kur dëgjojnë fjalën narkoshtet turfullojnë, por u them se ky është narkoshteti më i shëmtuar, i pari dhe i vetëm në Europë që po shkatërron Shqipërinë.
Ja urdhëro, kemi atë të gjatin ne atje... Kush është ky që tha kemi atë të gjatin, njeriu që i tha bashkëpunëtorit dua nja dhjetë viktima. Çekiçi i pari, Lul Berisha i dyti, i treti Dervishi, ata të tjerët janë të parëndësishëm, por do i vrasim, do i fshijmë. Çfarë mund të themi për këto gjëra? Është për të ardhur keq që edhe këtë intervistë e censurojnë mediat. Në vend që kenë tituj që Edi Rama është në hetim, nuk mund t’i shpëtojë hetimit," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama shba

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron