30 Gusht 2023, 12:22
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot kontrata e sterilizimit është e pavlefshme për shkak të konfliktit të interesit.
DEKLARATA E PLOTË:
Për të realizuar vjedhjen e tij me Edi Ramën, Ilir Beqaj, emëroi me firmën e tij, në kundërshtim flagrant me ligjin e konfliktit të interesit, Genc Burazerin, kushëririn e parë, në komisionin e koncesionit. Pas kësaj, Ilir Beqaj, kushëririn e tij të parë, e caktoi për të bërë studimin e fizibilitetit të koncesionit.
Ligji shqiptar kërkon që ato të aplikohen kur ato ulin koston e shërbimit në sektorin publik. Burazeri i Beqajt, nxori me shifra false, se dhënia me koncesion e këtij shërbimi, ulte kostot, kur në të vërtetë ato rriteshin fiks me 80 herë.
Rama dhe Beqaj përdorën konfliktin e interesit për të firmosur kontratën e sterilizimit.
Edi Rama dje, në përpjekje in ekstremis, i rrek të mbronte biznesin e tij të ngritur në një kontratë të bazuar në konfliktin e interesit.
Por çfarë thonë ligjet tona në këtë rast? Referuar ligjit të koncesionit dhe prokurimit publik, pasi në këtë rast është bërë ndërthurja e të dyjave, Genc Burazeri ka pasur detyrë ligjore të nënshkruajë dy deklarata. Deklarata e para e konfliktit të interesit se ai nuk është asnjë person të afërt si drejtues në ministrinë e linjës. Deklarata e dytë ka të bëjë me konfliktin e interesit në shoqërinë në fjalë.
Në këtë çështje ndahen dy raste. Që ky person nuk ka nënshkruar deklaratën e parë, çka do të sillte anulimin automatik të koncesionit. Rasti i dytë është se ai e ka nënshkruar këtë deklaratë dhe ka mashtruar shtetin, pasi kushëriri i tij ishte ministri i linjës.
Në Kodin e Procedurës Administrative, i cili njëlloj si Kushtetuta dhe ligjet e tjera të vendit, nuk ekziston për Edi Ramën, parashikohet se akti administrativ është i pavlefshëm kur bie në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë të këtij kodi. Pra, procedura e ndjekur është fiktive dhe antiligjore dhe sjell si pasojë një kontratë të pavlefshme.
Vjedhja është e provuar, kostoja është 80 herë më e lartë se ajo në shtet.
Në këto kushte, kontrata koncesionare konsiderohet se nuk ekziston pasi është zhvilluar dhe firmosur në kushtet e konfliktit të interesit. Ndaj dhe gjykatësi, me shumë të drejtë ka kërkuar anulimin e kontratës korruptive të sterilizimit.
sali berisha
Politike
30 Gusht 2023, 12:11
A.B
Kolegji Zgjedhor
TIRANË- Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 1 shtator padinë e PD-së së Lulzim Bashës ndaj Komisio...
Politike
29 Gusht 2023, 21:34
I.A
Fatos Nano
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga shtrimi në spital i ish-kryeministrit Fatos Nano. Mësohet se lideri hist...
Politike
29 Gusht 2023, 21:12
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një shkrim për kryeministrin Edi Rama. Me an&eu...
Politike
29 Gusht 2023, 18:50
m.s
Edi Rama ne Samitin e Bled
Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte tema kryesore në diskutimin e krerëve të Ballkanit P...
Politike
29 Gusht 2023, 14:37
f.i
albana vokshi
TIRANË- Në një deklaratë për mediat deputeja e PD Albana Vokshi, ka reaguar pas vizitës së Ramës...
Politike
29 Gusht 2023, 14:32
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Kandidati i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka komentuar intervistën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për gazet...
Politike
29 Gusht 2023, 13:50
f.i
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shpre...
Politike
29 Gusht 2023, 13:32
A.B
Luciano Boci
TIRANË- Ish-kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boç...
Politike
29 Gusht 2023, 12:06
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ku ka kryer një i...
Politike
29 Gusht 2023, 07:19
A.B
Zjarri
VLORË-Një zjarr masiv ka rënë në hyrje të Orikumit. Zjarri nisi rreth orës 01:15, ku është djegur ...