LIVE UPDATES
Politike

Berisha për Ramën: Në Athinë nuk ftohet, në Bled përçmohet

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka marrë për bazë dy ngjarjet e fundit në nivel ndërkombëtar, që ishte darka informale e Athinës dhe takimi në Bled të Sllovenisë.

29 Gusht 2023, 21:12 Nga I.A
Berisha për Ramën: Në Athinë nuk ftohet, në Bled
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një shkrim për kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka marrë për bazë dy ngjarjet e fundit në nivel ndërkombëtar, që ishte darka informale e Athinës dhe takimi në Bled të Sllovenisë. Berisha shkruan se Rama i lejoi vetes t’i drejtohet BE-së me gjuhën e një njeriu të pacipë dhe tregoj mosrespekt duke fyer qindra mijëra martirë të kombit ukrainas. 

Postimi i Berishës:

Në Athinë nuk ftohet, në Bled përçmohet! Të dashur miq, kjo ishte një javë që hoqi çdo maskë dhe tregoi se cili është Edi Rama i vërtetë. Pak ditë më parë në takimin e rëndësishëm rajonal të organizuar në 20 vjetorin e Deklaratës së Selanikut, ku morën pjesë liderët e BE-së dhe ata rajonal, kryeministri Micotaqis nuk e ftoi Edi Ramën për shkak të qëndrimit despotik ndaj shtetit ligjor dhe shkelmimit të vlerave eurpiane në farsën elektorale të 14 maj 2023. Lajkatarët dhe mediat e tij u përpoqën t’i veshin ngjyra nacionaliste qëndrimit të Edi Ramës, mos lejimin nga ana e tij në kundërshtim me ligjin dhe precedentin të Fredi Belerit, fitues në Bashkinë e Himarës të bëj betimin. Lëpirësit e paguar të Ramës harruan se fshehja e interesave mafioze pas atyre nacionaliste u rikjuton njerëzve shprejen e Niçes se “Nacionalizmi është strofulla e fundi i horrave.” Por pas Athinës, në Forumin e Bledit i plagosur rëndë Edi Rama neveriti dhe i ngjalli krupën audiencës kur deklaroi : “Kur Dritani (Abazoviç) po fliste, po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia – Kosovën, Bosnja veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shumë kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullëhet në diell kështu që ne mund të jemi të gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën”.

Me këtë deklaratë Edi Rama ngjalli krupën të pranishmëve në sallë dhe neveri tek të gjithë ata që e dëgjuan. Ai i lejoi vetes t’i drejtohet BE-së me gjuhën e një njeriu të pacipë, por në fakt edhe të tregojë mosrespekt e fyej si ordiner qindra mijëra martirë të kombit ukrainas që me gjakun, guximin, jetën e tyre në mbrojtje të lirisë sovranitetit të Ukrainës dhe mbarë vendeve të lira të Europës nga agresioni barbar rus firmosën për statusin e Ukrainës të vendit kandiat për BE. Ky krahasim fyes e vulgar i Edi Ramës me të cilin më së paku barazoi agresorin me viktimën, është dëshmi e shpërthimit të përroit të tij psiqik pro-rus. Nuk duhet harruar se Edi Rama, argati i Vuçiçit deri dy muaj më parë ishte mbrojtësi me fanatik i Ballkanit të Hapur sebo-rus. Ai është i vetmi në rajon dhe Europë që ka mbrojtur haptas mosrespektimin nga Serbia të sanksioneve të BE dhe NATO-s ndaj Rusisë, po kështu ai refuzoi për më shumë se një vit kërkesën direkte të presidentit Zelenski për mos pranimin e turistëve rus në Shqipëri, të cilet pasi vrisnin në Ukrainë femijë, burra, gra të pafajshëm vinin dhe bronzoheshin e dëfreheshin në plazhet tona për të vazhduar të shplodhur barbarinë e tyre ndaj kombit të lirë ukrainas. Si përfundim miq, kjo javë mund të quhet java e zezë e Edi Ramës.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion