LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kur ne liberalizuam vizat, Rama kërcënonte Europën se 800 mijë shqiptarë do dyndeshin drejt Brukselit

Berisha tha se kur qeveria e tij liberalizoi vizat, Rama si një antishqiptar dërgonte delegacione në BE dhe kërcënonte Europën se se 800 mijë shqiptarë do dyndeshin drejt Brukselit.

9 Shkurt 2024, 18:59 Nga r.ll
Berisha: Kur ne liberalizuam vizat, Rama kërcënonte Europën se
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij, si çdo natë para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës. 

Berisha tha se kur qeveria e tij liberalizoi vizat, Rama si një antishqiptar dërgonte delegacione në BE dhe kërcënonte Europën se se 800 mijë shqiptarë do dyndeshin drejt Brukselit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të guximit, dinjitetit, shpresës se mbarë shqiptarëve.
Një pëshëndetje të përzemërt ju gardianëve të pamposhtur të demokracisë, europianëve të vërtetë të kombit shqiptar.
Miqtë e mi! Shpeshherë ndodh që ne gjejmë shkakun e dobësisë së qëndrimeve tona tek ndërkombëtarët. Është ballkanike, jo vetëm shqiptare largimi i përgjegjësive nga vetja apo adresimi i tyre tek të tjerët.
Madje edhe këto kohë, janë jo të paktë ata të cilët fajësojnë ndërkombëtarët se po mbështesin diktaturën e Edi Ramës dhe nuk i dalin në mbrojtje opozitës.

Madje në këtë kontekst herë, herë evokohen padrejtësitë e mëdha historike që fuqitë e mëdha u kanë bërë shqiptarëve 100 vite më parë. Mendoj se kjo sot nuk është e drejtë, sepse në dekadat e fundit të shekullit të shkuar dhe fillimit të këtij shekulli, SHBA dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar kanë luajtur një rol përcaktues në lirinë e shqiptarëve, dhe asnjëherë nuk duhet të harrojmë se PD u themelua dhe është e do mbetet, parti e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar, faktor ky që përbën gurin e themelit të identitetit tonë kombëtarë, të ekzistencës tonë si komb.

Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se PD është lokomotivë e integrimit Europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.
Në një kohë kur të tjerët lobonin kundër anëtarësimit të vendit në Këshillin e Europës, ne firmosnim në Strasburg anëtarësimin e saj në këtë institucion. Në një kohë kur Rama u frynte bilbilave për muaj të tërë në parlament për të bllokuar firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në firmosnim në Luksemburg këtë marrëveshje me BE-në.
Në një kohë kur Rama demonstronte në sheshet e Tiranës me portrete të Enver Hoxhës si protestë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ne ngrinim në Bruksel në selinë e Aleancës flamurin krenar të Skënderbeut mes flamujve krenarë të vendeve të NATO.

Në një kohë kur ne mirrnim rekomandimin për liberalizimin e vizave, Edi Rama si antishqiptar dërgonte letra dhe delegacione me të cilat kërcënonte Europën se po u hoqën vizat mbi 800 mijë shqiptarë do të dynden drejt Brukselit.
Në një kohë kur ne në saj të suksesit të reformave, morëm rekomandimin e statusit kandidat nga BE-ja. Edi Rama si antishqiptar e bllokoi atë duke bllokuar votimin e tre ligjeve për të cilat ishte rënë plotësisht dakord.
Në një kohë pas zgjedhjeve votuam tre ligjet e bllokuara prej tij, shkonte në një udhëtim turpi në Britaninë e Madhe për ti kërkuar qeverisë së madhësisë së saj që të shtynte miratimin e hapjes së negociatave me 6 muaj vetëm e vetëm që kjo të mos dukej si meritë e qeverisë Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet