LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kur themi Shqipëria Madhështore, ne nuk fluturojmë në erë, sepse ne e kemi faktuar këtë gjë

Ai tha se në vitet 2005-2013 janë ndërtuar 12 mijë kilometra rrugë dhe janë shkurtuar  me katër-pesë herë distancat jug dhe veri.

6 Mars 2025, 20:49 Nga r.ll
Berisha: Kur themi Shqipëria Madhështore, ne nuk fluturojmë
sali berisha

DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në 12 vite janë  ndërtuar gjithsej 2-3 parqe diellore me kapacitet më të vogël se 16 megavatë. Sipas tij të gjitha janë hidrocentrale të firmosura kur PD ishte në qeveri. 

Berisha u shpreh se kur PD flet për projektin "Shqipëria Madhështore" nuk flet pa baza, ndërsa shton se realizimin e këtij projekti e ka faktuar dhe më para. Ai tha se në vitet 2005-2013 janë ndërtuar 12 mijë kilometra rrugë dhe janë shkurtuar  me katër-pesë herë distancat jug dhe veri. Më tej Berisha përmendi gjithashtu edhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. 

"Të dashur miq, në qoftë se e marrin në rrafshin filozofik, çfarë janë diktaturat? Diktaturat janë ndalim ose ngadalësim kohe. Dhe kjo ka ndodhur. Merreni me mend, 12 vite janë ndërtuar gjithsej 2-3 parqe diellore me kapacitet më të vogël se 16 megavatë. Të gjitha janë hidrocentrale të firmosura gjatë qeverisë së mëparshme. Po bëhen gjashtë vite, nuk kanë shtruar një tubacion gazi. Po e dini ç’do të thotë të shtrosh tubacione gazi? Do të thotë që jeta e secilit qytetar të jetë të paktën 20-30 përqind më e mirë dhe e lirë se e sotmja qoftë në gatim, qoftë në ngrohje.

Kontrata parashikon sasinë e gazit për Shqipërinë për prodhim energjie dhe për ngrohje. Po a ishte projekt madhështor TAP? Projekt ndër më të mëdhenjtë në Europë. Pra, në qoftë se themi Shqipëria Madhështore, ne nuk fluturojmë në erë. Ne themi Shqipëria Madhështore se e kemi faktuar. Kush e mendonte se do mund të ndërtoheshin 12 mijë kilometra rrugë dhe do shkurtoheshin distancat me katër-pesë herë në jug dhe veri siç u bë në vitet 2005-2013? Askush, por ajo u bë realitet.
Kush mendonte se Shqipëria do ishte në NATO? Ajo u bë realitet. Kush mendonte se Shqipëria do dilte nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në shekuj, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, që ishte një gjë madhështore? Askush.

Kush mendonte që interneti që ishte me 4.8 përqind në vitin 2005, të arrinte në 63 përqind në vitin 2013? Mund të numëroj një seri aktesh të tjera të cilat absolutisht provojnë madhështi, të ëndrrave madhështore që u bënë realitet. Tani do jenë këto të tjera sa këto?

Jo, do jenë shumë më të mëdha se këto merren mbi bazën e këtyre. Në qoftë se në vitin 2006 deklaruam se Shqipëria do bëhet superfuqi e vogël e energjisë në rajon, sot u them se do bëhet superfuqi reale e energjisë në rajon sepse Shqipëria mund të prodhojë mijëra megavatë nga gazi, era, dielli, uji. Kështu që tani ne e kemi të gjithë Shqipërinë përpara dhe potencialet e saj, por kjo do detyrimisht që 11 maji të arkivojë këtë regjim që ka ndaluar kohën në këtë vend dhe po e zbraz Shqipërinë, po i dënon shqiptarët me varfërinë më të pamerituar. Prandaj programi ynë Shqipëria Madhështore, aq sa mund të mund të duket një program fantazi, aq është real dhe i fuqishëm dhe do e sjellë Shqipërinë aty ku shumë njerëz nuk e imagjinojnë. Do ta bëjë Shqipërinë e ëndrrave të vërteta të shqiptarëve. Do e bëjnë krenar çdo shqiptar!", u shpreh Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen