LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Programi ynë do ta transformojë me shpejtësi shumë të madhe Shqipërinë

Berisha theksoi se do ulet çmimi i energjisë. Sipas tij energjia do të zbresë në 7 lek për qytetarët, në 6 lek për biznesin.

6 Mars 2025, 20:05 Nga N.F
Berisha: Programi ynë do ta transformojë me shpejtësi shumë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës u shpreh se programi i PD-së është shumë konkret dhe se kanë një program shumë të shpejtë, me të cilin ne transformojmë me shpejtësi shumë të madhe Shqipërinë. Ai shtoi se në 3 muaj e parë do të bejmë që asnjë qytetar shqiptar të mos jetë në varfëri ekstreme.

Berisha theksoi se do ulet çmimi i energjisë. Sipas tij energjia do të zbresë në 7 lek për qytetarët, në 6 lek për biznesin. Ai shtoi se vendi prodhon pjesën dërmuese të energjisë dhe e prodhon me kaskadën e Drinit. Berisha tha se qytetarëve do tu ulet çmimi, sepse kostoja e sotme me dyfishin e personelit që ka, është rreth 28 lek dhe këta e sheshin me 85 lek me çmimin e ri që vendosën.

"E kundërta këtej nga ne. Ne kemi një program, miq, ky është programi më madhështor që ka njohur Shqipëria dhe ju garantoj ju dhe çdo qytetar se, nëse ky program nuk do të ishte madhështor, nëse ky program nuk do të bënte Shqipërinë madhështore, kurrë nuk të kishim një pretendim të tillë dhe nuk do të shpreheshim në këtë mënyrë. Ne këtë program e kemi shumë konkret, dhe e kemi një program shumë të shpejtë, me të cilin ne transformojmë me shpejtësi shumë të madhe Shqipërinë.


Së pari, në 3 muaj e parë ne bejmë që asnjë qytetar shqiptar të mos jetë në varfëri ekstreme, asnjë. Në vitin 2013, nga studimet që bëmë nga dolën që kishim 15 mijë familje në varfëri ekstreme. I regjistruam me qëllimin e vetëm që ta zhduknim, tu jepnim shumën e parave çdo muaj me të cilat nuk ishin më. Asnjë vend i lirë nuk ka varfëri ekstreme, asnjë vend anëtar i BE-së, nuk lejon varfërinë ekstreme sepse u jep qytetarëve. Kur bëhet shpërndarja e të ardhurave, kujdeset që askush të mos jetë në mjerim. Kështu që ne bëmë regjistrin e tyre. Humbëm pushtetin dhe ata jo vetëm që nuk u zvogëluan, por u trefishuan me statistika dhe u shumëfishuan pastaj, ne konceptin relativ nga 12 ka arritur në 42%.


Çfarë do të bëjmë ne? Ne i kemi shpallur, do të shpërndajmë buxhetin krejtësisht ndryshe. Buxheti në radhë të parë do të ndajë paketën e emergjencës, do të vendosim minimumin jetik 200 euro, do rrisim pensionet, nuk do të ketë pension nën 200 euro, do rrisim pensionet me 20%. Nuk do të ketë rrogë minimale ndën 500 euro. Rroga mesatare do të shkojë në 1200 euro dhe përveç kësaj, çdo pensionisti, çdo rrogë ulëti do ti japim kartën e konsumatorit me të cilën atij do ti kompensohet, jo bonus siç thotë ky, por do ti kthehet taksa e ushqimeve dhe gjërave bazë që ka ble, e cila e llogaritur nga ekspertët shkon në 450 euro në vit.


Përveç kësaj, do ulet çmimi i energjisë. Do të zbresë në 7 lek për qytetarët, në 6 lek për biznesin. Ku e bazojmë ne këtë? E bazojmë se energjinë ne si vend e prodhojmë pjesën dërmuese të saj, e prodhojmë me kaskadën e Drinit, e cila e ka nxjerrë veten disa herë, por këta e rëndojnë gjithçka duke punësuar me mijëra patronazhistë dhe duke ua faturuar këtë, qytetarëve në çmim. Jo, do të funksionojë si ndërmarrje publike me të gjitha kriteret e menaxhimit dhe qytetarëve do tu ulet çmimi, sepse kostoja e sotme me dyfishin e personelit që ka, është rreth 28 lek dhe këta e sheshin me 85 lek me çmimin e ri që vendosën.


Do të ketë përgjysmim të ujit të pijshëm, nuk mund të paguajë qytetari vjedhjet e tmerrshme që bëhen me ujësjellësat. Ju nuk e dini se çfarë bëhet me ujësjellësat. Të marrësh tenderat dhe ujësjellësat e Durrësit dhe Tiranës ku furnizimi është më keq se kurrë, ata vetëm vjedhin e ndajnë paratë. Kështu që çmimi i ujit do të përgjysmohet. Në rast se ka një mall që ky vend mund të ua japë falas qytetarëve me kusht, menaxhimin e mirë është uji. Dhe ka një vend tjetër që e jep falas ujin qytetarëve dhe ky vend është Austria. Dhe pse e jep? Sepse ka ujëra thotë, se Austria është e pasur në ujëra dhe qytetarët duhet ta gëzojnë këtë pasuri. Ne në vend që të ulim çmimin, ne shkojmë duke trefishuar çmimin për shkak të vjedhjeve që bëhen. Pra, paketa e Shqipërisë ta quajmë paketa e dhembshurisë, paketa e emergjencës, vendoset tre muaj e parë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron