LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Me ardhjen e Ramës në pushtet rruga drejt BE-së u bë e pamundur, shkak krimi, vjedhja dhe droga

Berisha shprehet se , rruga drejt BE-së deri në vitin 2013 ishte e pandalshme për shkak të reformave të kryera. Por sipas tij, në vitin 2013 erdhi në pushtet Edi Rama, dhe rruga drejt Europës ndaloi për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, drogën, korrupsionit dhe vjedhjet.

9 Maj 2024, 17:21 Nga B.Z
Berisha: Me ardhjen e Ramës në pushtet rruga drejt BE-së u
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar shqiptarët, për 9 Majin, e njohur si dita e Europës.Gjatë fjalës së tij Berisha shprehet se, rruga drejt BE-së deri në vitin 2013 ishte e pandalshme për shkak të reformave të kryera. Por sipas tij, në vitin 2013 erdhi në pushtet Edi Rama, dhe rruga drejt Europës ndaloi për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, drogën, korrupsionit dhe vjedhjet.

Berisha shton se sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë në të cilin qytetarët varfërohen nga viti në vit. Sipas tij në vitin 2013 ata ishin qytetarët me votat më të larta në Rajon, ndërsa sot për shkak të vjedhjes së papërmbajtur të fondeve publike dhe pasurive natyrore të Shqipërisë nga pushteti i Edi Ramës ata varfërohen apo kanë rrogat më të ulëta se të gjithë kombet e tjera të rajonit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Rruga e Shqipërisë drejt projektit Europian nuk ka qenë dhe nuk është një rrugë e lehtë, por ajo është një rrugë që padyshim çon drejt të ardhmes më të mirë për shqiptarët.Gjer në vitin 2013 kjo ishte një rrugë e pandalshme.Shqipëria në vitin 2006 firmosi marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e ratifikoi atë në 27 vendet anëtarë te BE-së.Pas kësaj Shqipëria dorëzoi kërkesën për anëtarësimin në BE, arriti të liberalizojë vizat dhe  plotësoi defakto të gjitha kushtet për statusin e vendit kandidat, status që u blloku 2 vite nga Edi Rama për votimin e tre ligjeve për të cilat kishte ujdi të plotë, dhe këshilltarët e Fierit, por status që u vendos menjëherë pas zgjedhjeve të 2013.

Por me ardhjen e sektit, apo Edi Ramës dhe rilindësve të tij në pushtet, çdo ditë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë, u ngritën, u trashën, u lartësuan muret e tmerrshme të korrupsionit, drogës e krimit të organizuar.Dhunimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, procesi zgjedhor dhe një seri problemesh të tjera.Të gjitha këto detyruan BE-në të shtyjnë jo njëherë hapjen e paralajmëruara të negociatave për Shqipërinë, por ta shtyjnë nga viti 2016 në vitin 2021, 5 herë.

Përveç kësaj dhe pasi u mor vendimi në parim për hapjen e negociatave me Shqipërinë, për të kaluar tek vendimi për hapjen me kapituj të negociatave që është hapja reale e negociatave, Shqipërisë ju shty tre herë kjo datë.

Sot Shqipëria ngjason me njeriun që pasi hap derën, ja zënë kokën me derë, sepse ai ka bërë mbrapshti të mëdha dhe kanë frikë ta pranojnë brenda në shtëpi.Kanë frikë sepse Bashkimi Europian është klubi i kombeve të lira, i njerëzve që votojnë të lirë, dhe jo i vendeve moniste, të klikave moniste, të cilat bllokojnë rotacionin me mekanizmin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim.Kanë frikë sepse Shqipëria është vendi kampion i dhunimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, i grabitjes së votës së lirë, i arrestimit të udhëheqësve politik të partive opozitare vetëm e vetëm për motive politike.

Kanë frikë sepse monizmi shqiptar është i bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, vjedhjen, drogën.Ata i druhen një vrime të zezë të fondeve të tyre me pranimin e Shqipërisë në gjirin e saj.Bashkimi Europian është klubi i kombeve që prosperojnë nga viti në vit, që begatohen nga viti në vit.Shqipëria është i vetmi vend në Europë në të cilin qytetarët varfërohen nga viti në vit.Në vitin 2013 ata ishin qytetarët me votat më të larta në Rajon.Sot për shkak të vjedhjes së papërmbajtur të fondeve publike dhe pasurive natyrore të Shqipërisë nga pushteti i Edi Ramës ata varfërohen apo kanë rrogat më të ulëta se të gjithë kombet e tjera të rajonit.

Pra të gjitha këto janë një kushtim, janë një apel për çdo shqiptar, të ngrihemi të shkallmojmë me mosbindje civile dyert e mbyllura nga krimi, vjedhja e shfrenuar e qeveritarëve, dhunimi i votës, droga që ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Europës.Të ngrihemi për të çelur dyert dhe rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian si e ardhmja më e shkëlqyer për Shqipërinë, shqiptarët, kombin tonë.Duke përfunduar, dua të shpreh një mirënjohje të pakufishme, popujve të vendeve anëtare të BE-së, për bujarinë, solidaritetin e tyre të jashtëzakonshëm që kanë dëshmuar në këto dekada për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe dua të ju uroj këtë ditë, ditë e bekuar për mbarë Europën.

 

sali berisha 9 maji shqiptare dita e europes

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen