LIVE UPDATES
Politike

"Qytetarët humbën bukën e gojës"/ Djegia e bizneseve në tregun e “5 Majit”, Berisha: Mafia e betonit i vuri flakën për të ndërtuar kulla

Ai paralajmëroi se ndërkohë, 2 mijë biznese u shkatërruan në mes të Tiranës për ndërtimin e kullave, duke dëmtuar mijëra qytetarë dhe vendet e tyre të punës, dhe akuzoi qeverinë për privilegje dhe përfshirje të “mafias së betonit” në këto veprime.

10 Janar 2026, 13:49 Nga E. D
"Qytetarët humbën bukën e gojës"/ Djegia e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për mosmenaxhimin e situatës së përmbytjeve dhe për dështimin në shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Duke folur në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha theksoi se qeveria nuk ka caktuar fonde për të ndihmuar qytetarët e prekur.

Ai paralajmëroi se ndërkohë, 2 mijë biznese u shkatërruan në mes të Tiranës për ndërtimin e kullave, duke dëmtuar mijëra qytetarë dhe vendet e tyre të punës, dhe akuzoi qeverinë për privilegje dhe përfshirje të “mafias së betonit” në këto veprime. Lideri i opozitës tha ndër të tjera se tregu i “5 Majit” ishte një nga pikat kryesore ku furnizoheshin me veshje qindra mijëra qytetarë në të gjithë vendin.

"I përgëzoj deputetët për punën që kanë bërë, të cilat kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme pranë banorëve në zona të ndryshme, kanë bërë detyrën e tyre, dhe drejtuesit e PD. Natyrisht ata që u fshehën në këtë fatkeqësi të madhe ishin ata që kontribuan më shumë në të, qeveritarët, qoftë lokalë, qoftë qendrore. Dhe e mbuluan me mashtrime. 6 mijë forca, thoshte Edi Rama, janë në terren. Paturpësi e madhe. 6 mijë forca nuk ka në bordero ushtria. Nga i gjeti mbrojtja civile? Nga mashtrimet e Edi Ramës.

Dhe cinizmi ekstrem, mbledh komitetin e emergjencës dhe nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe deklaron se kjo kërkesë e opozitës na përçan. Po si të përçan? Ti je i detyruar të kesh një ligj, je i detyruar të shpallësh gjendjen e emergjencës dhe kjo të detyron të krijosh fond emergjencash dhe t’i adresosh drejt qytetarëve. Ndaj u them qytetarëve se çdo gjë që ka thënë dje ka qenë një tallje cinike. Po si mund të mos e shpallësh gjendjen e emergjencës kur edhe sot në Durrës janë 4 mijë banesa me ujë brenda. Dhe sa janë në Lezhë, në Mamurras, në Gjirokastër, në Fier, në Novoselë, etj.

Dhe u mblodh, dëgjuan dokrrat, mashtrimet e njëri pas tjetrit të atyre dhe nuk përcaktoi... shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është kushti i parë që qeveria të marrë hapat e tjerë për të adresuar problematikat e krijuara nga fatkeqësia natyrore. Dhe ky jo, ky i ka nga xhepi ato. Është kriminale kjo. Po të gjitha këto tregojnë edhe njëherë karakterin e këtij regjimi. Të gjitha këto dëshmojnë se çdo ditë në pushtet, ata janë një barrë e rëndë, e tmerrshme për shqiptarët kudo që janë.

Ndaj dhe është koha që PD të bëjë gjithçka për angazhimin maksimal në përmbushje të misionit të saj. Në të njëjtën kohë kur nuk jep asnjë ndihmë, nuk cakton fondin për gjithë këto zona të përmbytura, digjen 2 mijë biznese në mes të Tiranës. Mijëra e mijëra qytetarë humbasin vendet e punës, humbasin bukën e gojës. Po qindra mijëra shqiptarë, që visheshin nga ai treg, për të mos thënë gjysma e shqiptarëve ose më shumë që visheshin nga ai treg, tani ai nk kanë mundësi të vishen, nuk kanë mundësi të blejnë rroba ashtu siç ishin. Dhe pse kjo? Se do ndërtohen kulla aty. Se mafia e betonit, mafia e kokainës, mafia e drogës i djeg ato për të ndërtuar kulla në atë shesh," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj