LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në 34-vite, PD u faktua lokomotivë e zhvillimit, e nxjerrjes së Shqipërisë nga izolimi dhe integrimit të saj në KE dhe NATO

Berisha tha gjatë fjalës së tij se Partia Demokratike ishte forca e parë politike, ndoshta jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë që themelohej nga qytetarët shqiptarë.

11 Janar 2025, 13:45 Nga r.ll
Berisha: Në 34-vite, PD u faktua lokomotivë e zhvillimit, e nxjerrjes
sali berisha

POGRADEC- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar me degën e Partisë Demokratike në Pogradec. Berisha tha gjatë fjalës së tij se Partia Demokratike ishte forca e parë politike, ndoshta jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë që themelohej nga qytetarët shqiptarë.

Ai u shpreh se, në 34-vite, Partia Demokratike u faktua "lokomotivë e padiskutueshme e zhvillimit, e nxjerrjes së Shqipërisë nga izolimi, i integrimit të saj në institucionet euroatlantike." Sipas tij kjo forcë politike ka shënuar arritje epokale, përveç përmbysjes së diktaturës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt ju, demokrateve dhe demokratëve të Pogradecit të pranishëm në këtë sallë. Të gjtihë demokratëve dhe demokrateve të këtij rrethi dhe mbarë pogradecarëve në Pogradec dhe kudo që janë. Një përshëndetje drejtuesit politik të qarkut, deputetëve, kryetarit të Partisë Demokratike dhe kënaqësinë e veçantë që, sot kremtojmë së bashku 34-vjetorin e themelimit të forcës politike.

Natyrisht, çdo përvjetor dhe ky përvjetor është një moment që ne të përulemi me nderimin më të madh para atyre djem dhe vajzave, gra dhe burra që 34-vite më parë në kushte, e vërteta është, terrori të shumëanshëm, firmosën dhe themeluan këtu partinë Demokratike si parti të idealeve të lirisë, si parti të dinjitetit njerëzor, si parti të interesit kombëtar të shqiptarëve. Partia Demokratike ishte forca e parë politike, ndofta jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë që themelohej nga qytetarët shqiptarë. Në rast se, partia tjetër që qeverisi 45 vite Shqipërinë u themelua në Tiranë nga Beogradi, kjo është e vërteta, por përsëri, duart e tjerëve nuk kishin munguar edhe para saj.

Kjo parti u themelua nga studentët, liberatorë, nga intelektualë, nga punonjës, nga punëtorë në vendin më të izoluar të planetit dhe realisht u themelua pra, si partia e idealeve më fisnike, më të larta të qytetarëve më të shtypur, siç ishin qytetarët shqiptarë. Në 34-vite, Partia Demokratike u faktua lokomotivë e padiskutueshme e zhvillimit, e nxjerrjes së Shqipërisë nga izolimi, i integrimit të saj në institucionet euroatlantike. Ajo shënoi arritje epokale, përveç përmbysjes së diktaturës, me votën e lirë.

Duke shmangur një konflikt të mundshëm civil, ajo hodhi bazat e ekonomisë së tregut, të iniciativës së lirë së qytetarëve në vendin më hiperkolektivist të Europës. Hapi Shqipërinë ndaj botës, bëri hapat më seriozë drejt integrimit në BE, anëtarësoi Shqipërinë në KE dhe në NATO. Partia Demokratike arriti në vitin 2008 që Shqipërinë, e cila ishte zvarritur jo në 10 vjeçar, po ndoshta edhe në shekuj në varfëri dhe mjerim, ta nxjerrë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Arriti që shqiptarët në kohëra, qytetarët më të keqpaguar të shndërrohen në qytetarët më të mirëpaguar, me rrogat dhe pensionet e tyre. Arriti të transformojë në tërësi infrastrukturën e vendit. Padiskutim që, ajo pati gabimet e veta, pati mossukseset e veta, por një gjë nuk duhet të harroni kurrë; trashëgimia e saj janë arritjet që përmenda, janë gabime, por nuk janë kurrë krime. Nuk janë burgjet, nuk janë ekzekutimet, nuk janë kampet e përqendrimit, nuk janë tirania e urisë që vendosi partia tjetër mbi shqiptarët, nuk janë tirania e izolimit që ajo vendosi dhe kjo duhet të jetë e qartë. U ndala këtu për të thënë se, kurrë ne nuk jemi njëlloj, jo! Askush nuk duhet të pranojë se ne jemi njëlloj.

sali berisha ne pogradec

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet