LIVE UPDATES
Politike

"Ne e mbrojtëm votën e shqiptarëve me 3 rezoluta ndërkombëtare"/ Berisha: Kemi bërë opozitën më efiçente që është bërë ndonjëherë në këtë vend

Lideri u opozitës gjithashtu u shpreh se ia dolën t’i japim ndëshkimin e merituar ndërkombëtar atyre që prekën votën e shqiptarëve.

14 Janar 2025, 17:51 Nga E. D
"Ne e mbrojtëm votën e shqiptarëve me 3 rezoluta
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët bashkiakë në selinë blu, u shpreh se me angazhimin e Partisë Demokratike, u mbrojt vota e shqiptarëve me rezoluta ndërkombëtare. Berisha tha se në 2023-shin ishin të përçarë, ishin pra pa emër në fletë votimi dhe pa asnjë qindarkë financim dhe ishin në përballje me mafien më të rrezikshme të rajonit dhe botës me Xhorxh Sorosin, ndërsa sot janë forca politike më e mbështetur me tre rezoluta ndërkombëtare. Lideri u opozitës gjithashtu u shpreh se ia dolën t’i japim ndëshkimin e merituar ndërkombëtar atyre që prekën votën e shqiptarëve. 

"Ku jemi sot? Në 2023-shin ishim të përçarë, ishim pra pa emër në fletë votimi, ishim pa asnjë qindarkë financim, ishim në përballje me mafien më të rrezikshme të rajonit dhe botës me Xhorxh Sorosin. Ndërsa sot jo që nuk jemi të izoluar, por jemi forca politike më e mbështetur me tre rezoluta ndërkombëtare, të cilat faktojnë një për një ato që kemi deklaruar përpara shqiptarëve në mënyrën më të përsëritur. Ju jeni dëshmitarë, me të drejtë qytetarët kanë shtruar pyetjen, si po e mbroni votën, pse nuk po e mbroni votën. Por sot secili prej nesh i thotë çdo shqiptari se në rast se tre rezoluta ndërkombëtare damkosën zgjedhjet në Shqipëri dhe deklaruan se Shqipëria zhvillon farsë elektorale, se në Shqipëri, shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët, unë mendoj se kjo është mbrojtje botërore e votës.

Jo vetëm shqiptare, por edhe botërore. Ne ia dolëm t’i japim ndëshkimin e merituar ndërkombëtar atyre që prekën votën e shqiptarëve. Cilido është i ftuar të lexojë rezolutat që sanksionuan narkoshtetin shqiptar dhe qëndrimin e tij ndaj zgjedhjeve. Kjo është një arritje shumë e madhe. Ju garantoj se pa procesin e 14 majit, kjo nuk do mund të bëhej. Bëri gjithçka Edi Rama që të braktisim zgjedhjet, po të braktisje zgjedhjet do të thotë të braktisje betejën. Beteja vazhdoi edhe pas zgjedhjeve, gjersa zgjedhjet morën dënim ndërkombëtar. Pse u ndala në këtë analizë të shkurtër? U ndala për të theksuar se PD dëshmoi një vitalitet të jashtëzakonshëm. Përpjekje çnjerëzore u bënë për ta shuar këtë forcë. Ajo u bashkua, është në këmbë më e fuqishme se kurrë, shkon drejt zgjedhjeve më e sigurt se kurrë në fitore.

Për çdo shqiptar, ne sot jemi ata që bëmë avokatinë në radhë të parë të votës së tij. Por bëmë avokatinë jo vetëm të votës, bëmë edhe avokatinë e pasurisë kombëtare, edhe të fondeve buxhetore. Kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi nuk kanë qenë në tryezën e operacionit siç janë qeveritarët e sotëm. Secili më i damkosur se tjetri. Si opozitë kemi bërë opozitën më efiçente që është bërë ndonjëherë në këtë vend. Me dokumente, me fakte. Por pa asnjë lloj kompromisi. Komisionet hetimore parlamentare nxorën të gjithë shëmtinë e vjedhjeve të papërmbajtura të qeveritarëve. Edhe tre jetë po të ketë Edi Rama, gur në qafë do mbajë djegësin e Tiranës, 130 milionë euro të zhdukura. Asgjë nuk do mund ta shpëtojë atë nga ajo vjedhje e padëgjuar ndonjëherë në histori.
Edhe tre jetë po të ketë Edi Rama, afera e sterilizimit me Beqën e tij, me të cilën rritën çmimet e sterilizimit me 83 herë për të vjedhur, nuk i shpëton dot më.

Kurrë, të fluturojë në qiell dhe tokë Lubi Loti, nuk del kurrë, nuk shpëton kurrë nga krimet e shëmtuara që ka bërë duke ndarë një copë rrogë 13 kilometra në 14 lote për të vjedhur në çdo lot, siç bënte Edi Rama me lejet e ndërtimit. Apo Erion Veliaj, i cili aplikoi në Bashkinë e Tiranës modelin më të padëgjuar të vjedhjes 100 përqind.
Po jo vetëm të vjedhjes 100 përqind të parave të buxhetit, por një krim shumë më i avancuar, të shkatërrimit të dhjetëra pallateve të qytetarëve të Tiranës, për të rindërtuar aty pallate me dyfishin e kateve dhe për t’u bërë miliarder me hotelin më të madh në Shqipëri, 20 kate me xham dhe kristal," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri