LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në Gjykatën Kushtetuese janë derdhur 6 milionë euro për të deligjimuar përgjimet e SKY ECC dhe Enchro Chat

Më tej ai tha se komisioni i të vërtetës është i domosdoshëm dhe ky komision nënkupton një komision të përbërë nga përfaqësues të politikës, shoqërisë civile, medieve, por edhe përfaqësues ndërkombëtar. 

25 Nëntor 2024, 12:59 Nga DOSJA
Berisha: Në Gjykatën Kushtetuese janë derdhur 6 milionë euro
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se në Gjykatën Kushtetuese janë derdhur 6 milionë euro për të deligjimuar përgjimet e SKY ECC dhe Enchro Chat. Berisha gjithashtu u shpreh se përveç ndërhyrjeve të bandave, ndërhyrje po bëjnë edhe qeveritarët të cilët në skuta takohen me gjykatësit, si Ulsi Manja, Agaçi e të tjerët. Më tej ai tha se komisioni i të vërtetës është i domosdoshëm dhe ky komision nënkupton një komision të përbërë nga përfaqësues të politikës, shoqërisë civile, medieve, por edhe përfaqësues ndërkombëtar. 

Pjesë nga fjala e Berishës

Së pari për ndërhyrjet janë të qarta si kristali. Ndërhyrje kanë bërë bandat dhe flitet rëndom që në Gjykatën Kushtetuese vetëm nga një person, një bandë janë derdhur rreth 6 milionë euro. Por përveç ndërhyrjeve të bandave, ndërhyrje po bëjnë qeveritarët të cilët në skuta takohen me gjykatësit, si Ulzi Manja, Agaçi e të tjerët etj., të cilët kërkojnë deligjitimimi e dokumentacionit që e njohur si legjitim Gjykata Ndërkombëtare e të drejtave të Njeriut.  Por ndërhyrje me regjistrime intime, po bën edhe Altin Dumani me organizatën e tij kriminale, sepse deklarata që ai bëri se kemi probleme mes legjislacionit francez dhe atij shqiptar, unë i them këtij mercenari se midis vendimeve të Gjykatës së Strasburgut dhe legjislacionit shqiptar nuk ekziston asnjë problem, sepse prevalon gjykata ndërkombëtare mbi gjykatën kombëtare, por ky nuk njeh kushtetutë. Është një bandit që nuk njeh ligj e kushtetutë.

Si mund të thotë ai kemi probleme, në një kohë që ka vendosur gjykata e Strasburgut. E dini çfarë do të thotë kjo apo jo; kemi probleme me konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo do të thotë mohim i neneve të Kushtetutës të cilat garantojnë, faktorin ndërkombëtar se e drejta ndërkombëtare prevalojnë mbi të drejtën kombëtare. Se marrëveshja ndërkombëtare prevalon mbi ligjet e vendit. Por kur je peng siç është Dumani, me 3 apartamente me rrogë shteti, vetëkuptohet pastaj, lexon ato që të japin. Dhe meqë jam këtu, dua të ju pyes unë si gazetar. Ju lutem, në një investigim gjeni një shqiptar të vetëm që të ketë blerë 3 apartamente me rrogë shteti. Unë ju garantoj se jo tre, por edhe 1 i vetëm me rrogë shteti nuk blihet, pa paguar kredi gjithë jetën.
Na thoni pak tani se, i lau duart tha nuk e kam marrë nga kisha. Atëherë i ra nga qielli, i ka marrë nga hajnat, ka larë para të pista.

Kështu tha, ne na i kanë kontrolluar. Kujt i thua kontroll? Ka kontrolluar kunata e Belinda Ballukut, apo motra çfarë e ka atë Pamelën. Kush të ka kontrolluar? Ish-bashkëshortja e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’. Thuaju shqiptarëve si u bërë me 3 apartamente ti me rrogë shteti, jo më të madhe se 140 mijë lekë gjer në vitin 2016. E dini çdo të thotë apo jo, i kapur me presh ne dorë betohej te Dudushi se nuk ma ka dhënë kisha. Po punë se ta ka dhënë kisha, kush ta dha, të paktën kisha paratë i kishte të pastra. Ndaj dhe nxirre pak atë llogari të plotë njeriu me tre apartamente që të mbajnë peng dhe të nxjerrin kundër vendimeve të Gjykatës së Strasburgut. Komisioni i të Vërtetës është i domosdoshëm. Ky komision nënkupton një komision të përbërë nga përfaqëues të politikës, shoqërisë civile, medieve, por edhe përfaqësues ndërkombëtar. Sepse këto dokumente po përdoren për të marrë peng dhe keqshfrytëzuar sipas interesave të këtij apo atij prokurori, gjykatësi, apo qeveritari, persona të caktuar.

Shembulli më tipik është Artan Hoxha, që unë e kam denoncuar disa herë me dokumente, i paguar nga banda ‘Bajri i partisë’.  Pra është e domosdoshme që shqiptarët të dinë, të gjithë të vërtetën ku do të shohim, se shteti i Edi Ramës, dhe vetë Edi Rama me bandat janë një sipërmarrje e përbashkët kriminale, ashtu siç i vlerëson rezoluta e 108 partive politike të Internacionales Demokrate të Qendrës. Është rruga më e domosdoshme për tu ndarë shoqëria shqiptare nga krimi, në të cilën ajo noton. Sigurisht që sot Edi Rama nuk e pranon komisionin se duhet të japë dorëheqjen i pari. Ai pranoni se ekziston. ‘Mund të ekzistoj edhe unë në ato biseda’, tha. Partnerja e McGonigal e ka akuzuar direkt se McGonigal fliste me Edi Ramën në SkyEc-c dhe fliste orë të tera, kohë të tëra.

Sali Berisha ka publikuar fotot e tij në aeroportin e Holandës, të cilat sipas analistëve korrespondojnë me udhëtimin e tij për në Auruba, takim tashmë që konfirmohet nga mediat franceze dhe të mëdha, midis shtetit dhe bandave, për të përcaktuar planin që po ndodh faktikisht, mbjelljen e kullave kudo dhe larjen e miliarda eurove të këtyre bandave. Është televizioni i Belgjikës, ai i cili njoftoi se në një proces gjyqësor kapobandat citojnë direkt Edi Ramën, si njeriun me të cilin janë marrë vesh për favore, investime strategjike, apo kulla etj. Pra siç e shifni, komisioni i të vërtetës ka një rëndësi jetike, vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, për shpëtimin e shoqërisë shqiptare nga kthetrat e krimit në të cilat ndodhet sot...

Jo, ne do ta bëjmë gjatë kësaj legjislature, por edhe po nuk e pranuan ky mbetet një objektiv absolut i yni, kusht jetik për të ndarë krimin nga politika, para shqiptarëve në sy të shqiptarëve. Fatmirësisht ato 980 mijë faqe të ardhura me kamion nga Republika Franceze të cilat janë në duar të organizatës kriminale Skapi i partisë, mashtrues dhe manipulator të damkosur publikisht, ato ekzistojnë edhe në hard disk edhe ne softe në vendet partnere. Kështu që sado ti modifikojnë, fshijnë dhe bëjnë dumanërit me shokë në këto dokumente ato mbeten monumenti më i zi në historinë e shtetit shqiptar. Dhe ky komision do krijohet.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet