25 Nëntor 2024, 12:33
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për masat e dhëna nga SPAK për dy gazetarët, Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Berisha gjithashtu kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Qyno. Gjithashtu Lideri i opozitës u shpreh se rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë. Më tej ai shtoi se grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumente që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, përbëjnë një akt kriminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës.
"Së fundmi, nuk mund ta mbyll këtë ekspoze para jush pa dënuar me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar Elton Qyno, i cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin. Rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë. Grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumente që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, duke filluar nga udhëtimi i tij në Aruba tek dhuratat gjysmë milionë euro, etj, etj, përbëjnë një akt kriminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës.
Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Elton Qyno. Sikundër i shpreh atij solidaritetin tim më të plotë dhe të PD. Ata që vendosën këto masa, ata kërkojnë të mbyllin kanalet e transparencës së medieve. Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim, me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por i mbrojtur nga Altin Dumani, gjer së fundmi u detyrua të vendosë një masë arresti shtëpie, ndërkohë që informoi publikun se dokumente zyrtare faktojnë se Artan Hoxha ka shkelmuar detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv, i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë. Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri-tjetrin, lidhja qëndron në poshtërsinë e Altin Dumanit, që kërkon t’i paraqesë të inkriminuar së bashku," tha Berisha.
sali berisha
Politike
25 Nëntor 2024, 12:20
ZH.LL
Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka vijuar sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. Paraditen e k&...
Politike
25 Nëntor 2024, 12:26
M.B
Blendi Klosi dhe Niko Peleshi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha para mediave pas daljes nga takim...
Politike
25 Nëntor 2024, 12:24
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për mediat u shpreh se krimi i organizuar dhe narko...
Politike
25 Nëntor 2024, 12:14
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur edhe njëherë të gjithë personat q...
Politike
25 Nëntor 2024, 12:04
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper), ambasadorë...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:49
M.B
Giorgia Meloni
ITALIA- Pas vendimeve të një pas njëshme të gjykave italiane për kthimin e emigrantëve, strukturat në...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:35
E. D
Hisen Berisha
KOSOVË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha është shprehur se kryeministri i K...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:35
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, isht...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:28
M.B
Clarisse Pasztory
TIRANA- Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory ishte pjesë...
Politike
25 Nëntor 2024, 11:24
I.A
Takimi
TIRANË- Federata e Opozitës ka zhvilluar një takim ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike për t&...