LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne jemi të bashkuar në respekt të plotë të mendimeve të njëri-tjetrit, kurse ata po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit

Berisha shtoi se PD faktoi se është forcë politike e cila mbrojti kauza të drejta, vlera dhe parime themelore të njerëzve të lirë, si forcë politike që u përball me mafien më të rrezikshme të Europës, qeverinë shqiptare.

28 Dhjetor 2024, 19:04 Nga N.F
Berisha: Ne jemi të bashkuar në respekt të plotë të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me degën e PD Kamëz. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se PD këtë vit u ngrit si Feniksi dhe kjo u faktua para shqiptarëve dhe mbarë botës si forcë politike e pamposhtur.

Berisha shtoi se PD faktoi se është forcë politike e cila mbrojti kauza të drejta, vlera dhe parime themelore të njerëzve të lirë, si forcë politike që u përball me mafien më të rrezikshme të Europës, qeverinë shqiptare. Ai theksoi se PD është e bashkuar në respekt të plotë të mendimeve të njëri-tjetrit, ndërsa Partia Socialiste po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Sipas tij ata kanë një përballje si çakejtë kundër njëri-tjetrit dhe gjuajnë njëri-tjetrin me krimet që kanë kryer vetë. 

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju demokratë të Kamzës, për të gjithë mbështetësit e PD të kësaj bashkie dhe në mbarë Shqipërinë kudo që janë sot. Gëzuar festat, le të jetë viti 2025, viti i opozitës shqiptare. Viti në të cilin PD, që u ngrit si Feniksi nga hiri në zenit, që u faktua para shqiptarëve dhe mbarë botës si forcë politike e pamposhtur, si forcë politike e cila mbrojti kauza të drejta, mbrojti vlera dhe parime themelore të njerëzve të lirë, si forcë politike që u përball me mafien më të rrezikshme të Europës, qeverinë shqiptare, por edhe mafien ndërkombëtare, ia doli sot të jetë forca kryesore politike e Shqipërisë.

Të jetë shumica politike e Shqipërisë. Të jetë partia e përmbysjes së diktaturës së dytë në një hark kohor 32-vjeçar, ndoshta si kurrë ndonjëherë në histori ndonjë forcë tjetër politike. Miqtë e mi, ne kaluam një provë të madhe të besnikërisë ndaj idealeve, vlerave dhe parimeve që besojmë.
Në, në tre vite i rezistuam një sulmi të paparë ndonjëherë, me të cilin po bëhej gjithçka që Edi Rama të kishte çdo pushtet në Shqipëri, përfshi opozitën. U përdorën të gjitha format, por ja ku jemi sot, më të bashkuar se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të fortë se kurrë, më të mbështetur se kurrë më parë. Ju me dhjetëra qindra herë në takimet dhe mbledhjet tuaja denoncuat vjedhjet e paimagjinueshme të buxhetit dhe pasurive publike shqiptare nga qeveria.


Ju denoncuat shndërrimin e procesit zgjedhor në një farsë zgjedhore. Ju denoncuat shkrirjen në një të krimit dhe pushtetit. Ju denoncuat tradhtinë kombëtare ndaj interesave shqiptare të Edi Ramës. Sot këto nuk janë më vetëm denoncime tuajat, por sot janë tre rezoluta ndërkombëtare, njëra prej të cilëve e firmosur nga 108 parti politike të qendrës së djathtë, tjetra nga 85 parti, të cilat i thonë mbarë botës se Shqipëria është një narkoshtet, se Shqipëria është vendi i narkodiktaturës me burgje dhe të burgosur politikë, se Shqipëria është vendi i farsës zgjedhore dhe i monizimit, se në Shqipëri shteti dhe krimi janë binom i pandarë, se në Shqipëri, korrupsioni ka rrokur qiellin dhe nuk përmbahet.

Pra miq, qëndruat dhe rezistuat për 3 vite. Por sot regjimin e keni sjellë buzë varrit. Po.
Sot, në qoftë se ne jemi të bashkuar në respekt të plotë të mendimeve të njëri-tjetrit, ata po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Ata kanë një përballje si çakejtë kundër njëri-tjetrit dhe gjuajnë njëri-tjetrin me krimet që kanë kryer vetë. Kurse ne kemi përgatitur platformën me të cilën do të ulemi të bisedojmë me çdo qytetar të këtij vendi.

berisha pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet