All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"SPAK-u përballë Veliajt!" Gazetari Flamur Vezaj: Kryebashkiaku nuk po hetohet për disa raste!

Ai shton se Veliaj nuk është akuzuar për milionat e eurove që drejtorët e tij, me “lejen” e tij, dyshohet se kanë përvetësuar.

28 Dhjetor 2024, 11:13 Nga M.B
"SPAK-u përballë Veliajt!" Gazetari Flamur Vezaj:
Erion Veliaj
All - Paragraf - 1

TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se prokurorët e SPAK-ut më në fund janë kujtuar të hetojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vezaj shkruan se është e çuditshme që, edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vite, kryebashkiaku Veliaj nuk është hetuar dhe as i është ngritur akuzë për inceneratorin e Tiranës. 

Ai shton se Veliaj nuk është akuzuar për milionat e eurove që drejtorët e tij, me “lejen” e tij, dyshohet se kanë përvetësuar. Sipas tij, SPAK-u nuk ka ngritur akuzë as për përgjimet telefonike të ardhura nga Italia mbi grupin kriminal “Ndrangheta” pasi në këto përgjime, të besuarit e Veliajt flasin në emër të tij për pastrimin e milionave euro.

Vezaj thotë se Veliaj nuk po hetohet për mënyrën se si janë menaxhuar pronat e rindërtimit pas tërmetit dhe se nuk ka hetim as për shembjen e Teatrit Kombëtar, një veprim që u cilësua në shkelje të Kushtetutës. 

Gazetari thotë se  SPAK njoftoi se Veliaj, familjarët e tij dhe bashkëpunëtoret e besuar dyshohen për katër vepra penale, por nuk është caktuar asnjë masë sigurie duke shtruar dhe pyetjen se përse ndodh kjo.

POSTIMI:

SPAK-u përballë Veliajt!

Prokurorët e SPAK-ut më në fund janë kujtuar të hetojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj! Por, çfarë dyshohet? Është e çuditshme që, edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vite, kryebashkiaku Veliaj nuk është hetuar dhe as i është ngritur akuzë për inceneratorin e Tiranës. Tashmë dihet që miliona euro janë paguar dhe vazhdojnë të paguhen mijëra euro çdo ditë nga taksat e shqiptarëve për një “djegës mbeturinash” që nuk ekziston! Gjithashtu, Veliaj nuk është akuzuar për milionat e eurove që drejtorët e tij, me “lejen” e tij, dyshohet se kanë përvetësuar. Rasti njihet si dosja e drejtorëve “5D”, të cilët janë bërë milionerë duke dhënë tendera për veten.

SPAK-u nuk ka ngritur akuzë as për përgjimet telefonike të ardhura nga Italia mbi grupin kriminal “Ndrangheta”. Në këto përgjime, të besuarit e Veliajt flasin në emër të tij për pastrimin e milionave euro. Për më tepër, Veliaj nuk po hetohet për mënyrën se si janë menaxhuar pronat e rindërtimit pas tërmetit. Nuk ka hetim as për shembjen e Teatrit Kombëtar, një veprim që u cilësua në shkelje të Kushtetutës. Po ashtu, kompania “Tirana DC” e Bashkisë së Tiranës, e cila administron pronat publike, është akuzuar për shpërdorim të qindra mijëra eurove, por as për këtë nuk ka hetime të thelluara nga SPAK.
E megjithatë, SPAK ka nisur një hetim për “Harabelin” e Ajola Xoxes, bashkëshortja e Veliajt. Miliona euro abuzime të denoncuara ndër vite dhe SPAK merret me këtë çështje?!

Por çudia nuk mbaron këtu. SPAK njoftoi se Veliaj, familjarët e tij dhe bashkëpunëtoret e besuar dyshohen për katër vepra penale, por nuk është caktuar asnjë masë sigurie. Pse ndodh kjo? Në raste të tjera, si ai i Ahmetajt, Ndrecës apo gazetarëve, për një akuzë të vetme caktohet menjëherë masa e sigurisë! Pse jo Veliajt dhe tjerëve?? Çfarë po presin?! A është kjo një standard i dyfishtë? Apo ka diçka më shumë pas këtyre vendimeve?

erion veliaj spak

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen