LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në Shqipëri, partia e krimit me në krye Ramën ka vendosur tre shtylla kryesore, vjedhjen, mashtrimin dhe krimin

Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Krujës, Berisha u shpreh se PD solli në Shqipëri pluralizmin, si motorrin më të sigurt të zhvillimit të një kombi dhe të një shoqërie.

17 Shkurt 2026, 19:01 Nga E.d
Berisha: Në Shqipëri, partia e krimit me në krye Ramën ka
Sali Berisha

KRUJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri, partia e krimit me në krye Ramën ka vendosur tre shtylla kryesore, vjedhjen, mashtrimin dhe krimin. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Krujës, Berisha u shpreh se PD solli në Shqipëri pluralizmin, si motorrin më të sigurt të zhvillimit të një kombi dhe të një shoqërie.

Lideri i opoztës foli edhe për shpopullimin e vendit. Ai tha se në 10 vite janë larguar 1.1 milion shqiptarë, ku 70% janë ndër 45 vjeç. Berisha theksoi se lindjet sot janë 76% më të ulëta se në vitin 1991.

Sali Berisha: Miq, po të ndalemi sot të shohim pas 35 viteve, ne, na ndodhi ajo që nuk i ka ndodhur asnjërit prej vendeve ish-komuniste. Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e dytë. Një diktaturë, jo siç ishte diktatura e parë që ndalonte me ligj dhe kushtetutë partitë politike, por një diktaturë autoritare, që pranon pluralizmin dhe e shtyp pluralizmin.
Partia Demokratike solli në Shqipëri pluralizmin, si motorrin më të sigurt të zhvillimit të një kombi dhe të një shoqërie. Ata të cilët e lanë 45 vite në monizëm, sot janë vërsulur me tërbim kundër pluralizmit, kundër demokracisë, kundër kushtetutës, kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Krujës dhe të Shqipërisë.

Sot, në qoftë se, analizojmë, sot ka një njeri nga i cili të gjitha pushtetet varen.
Sot, në 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti, më shumë se 200 mijë i përkasin partisë shtet. I përkasin partisë shtet e cila në të drejtën e Zotit, jo për ta rënduar, por ka lindur si parti krimi, është rritur si parti krimi, vazhdon si parti krimi, si fatkeqësia më e madhe kombëtare. Kjo është Partia Socialiste. Kjo parti, me në krye Edi Ramën, thashë ka vendosur një regjim i cili tre gjëra ka tre shtylla kryesore. Ka vjedhjen, ka mashtrimin, ka krimin. Me këto tre shtylla kryesore, kjo parti, po i bën Shqipërisë një zbrazje dy deri në tre herë më të madhe sesa zbrazja që i bëri pushtuesi serb duke zbatuar doktrinën e Çubrilloviçit të Kosovës.

Kurrë ndonjëherë një komb, në këto troje, kombi ynë në këto troje, nuk ka njohur një rrokullisje të tillë si këto 10 vite. Sot, vetëm në hapësirën e Shengenit, hapësirën e Bashkimit Europian, në 10 vite nga ky regjim u detyruan të largohen 1.1 milionë shqiptarë. Po të llogarisim dhe të tjerë, vende të tjera, shkon mbi 45% e popullatës. Ku po shkojmë kështu ne? Njerëz atdhetarë, që e donin këtë vend, le t'i shtrojmë pyetjen vetes, ku po shkojmë? Ne po shkojmë drejt zhdukjes. Zhdukjes së pashmangshme. Nga këta 1.100.000 që kanë ikur, 70% janë ndër 45 vjeç.

Lindjet sot janë 76% më të ulëta se në '91-shin. Pse kjo? Pse nga viti 2007 në vitin 2014 popullata në Krujë, në Tiranë dhe në Shqipëri rritej nga viti në vit? Rritej, është statistika, është instituti që e fakton. Çfarë ndodh tani? Ndodh sepse ky regjim, me aktet, me plaçkitjen që bën, me mashtrimet që bën, me dhunën e formave të ndryshme, ky vret shpresën e shqiptarëve. Ky ua nxin diellin shqiptarëve. Ky ua nxin jetën shqiptarëve./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim