LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne sollëm aparaturat më moderne për shëndetësinë, por këta i nxorën jashtë përdorimi që ju t’i bëni analizat te privati

Ai theksoi se shqiptarët shpenzojnë nga xhepi 820 milionë euro në vit. Berisha tha se paratë nga buxheti që caktohen për kujdesin tuaj shëndetësor vidhen çdo ditë nga Rama me PPP-të e tij dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Vilma Nushi.

18 Prill 2025, 20:12 Nga N.F

 

Berisha: Ne sollëm aparaturat më moderne për
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me banorët e Kamzës është shprehur se me ardhjen e PD-së në pushtet paratë do tu kthehen shqiptarëve. Ai u shpreh se INSTAT-i deklaroi se shqiptarët shpenzojnë për kujdesin e tyre shëndetësor nga xhepi ndërsa kryeministri Edi Rama premtoi shëndetësinë falas.

Ai theksoi se shqiptarët shpenzojnë nga xhepi 820 milionë euro në vit. Berisha tha se paratë nga buxheti që caktohen për kujdesin tuaj shëndetësor vidhen çdo ditë nga Rama me PPP-të e tij dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Vilma Nushi. Ai tha se kur PD ishte në pushtet sollën aparaturat më moderne për shëndetësinë, por qeveria i nxorri jashtë përdorimi që shqiptarët t’i bëjën analizat te privati.

"Po, po, askush të mos e dyshojë se vendimi është solemn, paratë do t’u kthehen shqiptarëve. Paratë do u kthen shqiptarëve në pensione dhe rroga. Jo vetëm kaq, çdo pensionist dhe rrogëulët do ketë kartën e konsumatorit, çka do të thotë se do i blejë ushqimet dhe gjërat bazë 20 përqind më lirë se sa të tjerët. Miqtë e mi, gjendja e kujdesit shëndetësor është katastrofike.

Para dy ditësh, INSTAT-i i qeverisë deklaroi se shqiptarët shpenzojnë për kujdesin e tyre shëndetësor nga xhepi- ky që premtoi shëndetësinë falas- shpenzojnë nga xhepi 820 milionë euro në vit, shpenzojnë më shumë se çdo komb tjetër. E e dini ju pse shpenzoni dhe si shpenzoni nga xhepi? Ua them unë, se paratë nga buxheti që caktohen për kujdesin tuaj shëndetësor, vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. Nga Edi Rama me PPP-të e tij, nga ministrja e Shëndetësisë, nga Vilma Nushi.

Si u vjedhin miq? Po, po, aparaturat nuk punojnë. Aparaturat që kanë kushtuar miliona euro.
Ne importuam gjatë 8 viteve 100 milionë euro aparatura, sollëm aparaturat më moderne. Sot ato të gjitha i kanë nxjerrë jashtë përdorimi vetëm e vetëm se duhet që ju të shkoni t’i bëni tek privati analizat. Të paguani qimet e kokës tek privati. Sot 10 ditët e fundit të muajit nuk bëhen analiza në spitale dhe ambulanca sepse duhet të shkoni t’i bëni tek privati . Sot ciklotronët janë të gjithë të prishur.

Sot të sëmurët me sëmundjet më të rënda, të cilat i kanë jetike ilaçet, nuk vdesin nga sëmundjet, por nga mungesa e ilaçeve. Dhe ky njeri, që mund t’i vësh çdo epitet, por nuk dua të prish gojën, thotë se aty po kryhen krime kundër njerëzimit. Po në qoftë se kryhen krime kundër njerëzimit dhe ti e sheh që po kryhen krime kundër njerëzimit dhe nuk merr asnjë masë, ti je kryekriminel i krimeve kundër njerëzimit sepse ti je kryeministër. Kryeministri ka gjithë fuqinë, të gjithë pushtetin, të gjithë paratë për të ndërhyrë me urgjencë, për të përmbysur çdo situatë, për të zgjidhur çdo situatë.

Miqtë e mi, duke vendosur minimumin jetik për çdo shqiptar, ne nxjerrim shqiptarët nga mjerimi.
Ne bëjmë që shqiptarët të mund të ushqehen, të mund të marrin ilaçet me rimbursim.
Dhe u garantoj ju, se këtu, shumica juaj këtu kush ka njerëz jashtë, gjënë e parë që i kërkon janë ilaçet, se këtu shiten ilaçe pa efekt. Ilaçet e Tom Doshit dhe Vilma Nushit e Edi Ramës, se me ata i ndajnë paratë. Pra, jo, ne do i japim një përgjigje shumë të mirë. Zoti Poti, që foli këtu, familjarët e tij janë sot nga biznesmenët më të suksesshëm. Por e garantoj se nuk do ketë më nevojë ilaçe prej tyre sepse listën e ilaçeve që Italia rimburson për qytetarët e vet, Shqipëria do e sjellë një për një. Po, po.

Dhe meqë jam këtu tek familjarët tu, ata dhe të gjithë emigrantët shqiptarë, të cilët e kanë këtë vit, vitin e tyre, do kthehen në Shqipëri, pesë vite pa asnjë taksë. Do të kthehen në Shqipëri me linja të buta krediti për suksesin e bizneseve të tyre. Me linja të buta krediti për blerjen e apartamenteve. Ne do bëjmë gjithçka që ata të vijnë të ndërtojnë ëndrrën e tyre të bukur, ëndrrën shqiptare në dheun e tyre," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj