3 Mars 2025, 10:09
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë "Detyrim Paraqitje" të caktuar nga GJKKO, lidhur me dosjen "Partizani".
Berisha është pritur në ambjentet e SPAK nga mbështetësit e tij demokratë të cilët janë mbledhur në protestë. Të pranishëm janë edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, mes tyre edhe Flamur Noka. Në një deklaratë për media duke komentuar rastin e Berishës Noka shprehet se PD sipas tij është drejt fitores dhe asnjë formë nuk e ndalon dot.
Noka: Ju e keni vënë re që Berisha nxjerr vazhdimisht lidhjet kriminale të Taos dhe do vazhdojë të nxjerrë. Cdo lloj forme që përdorim nuk na pengon dot, jemi duke ecur drejt fitores. Transparenca me shqiptarët është detyra e PD-së.
Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.
Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.
sali berisha spak
Politike
3 Mars 2025, 08:53
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave me postë të numëruara deri më...
Politike
3 Mars 2025, 08:23
M.B
Edi Rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publik...
Politike
3 Mars 2025, 07:44
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet këtë të hënë në Prokurorin...
Politike
2 Mars 2025, 22:09
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur...
Politike
2 Mars 2025, 21:57
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- KOKOE shpall rezultatin e primareve edhe në 4 qarqe të tjera. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operaci...
Politike
2 Mars 2025, 21:15
Alta Azizi Haluci
VLORË- Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun Vlorë Alta Azizi Haluci ka shprehur falënderimet e ...
Politike
2 Mars 2025, 21:23
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur...
Politike
2 Mars 2025, 20:37
E. D
Andia Ulliri,
DURRËS- Andia Ulliri, kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun Durrës, ka shprehur falënderimet e saj për mb...
Politike
2 Mars 2025, 20:34
N.F
Rama
BERLIN- Kryeministri, Edi Rama përmes një video në rubrikën e tij "Ç'kemi ndo1 të re" në Facebook ka bër&eum...
Politike
2 Mars 2025, 20:19
N.F
Berisha dhe Majko
TIRANË- Në ditën kur u vendos kalimi i ish kryeministrit socialist Pandeli Majko për fushatë elektorale nga Kuk&...