3 Mars 2025, 07:44
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme në orën 10:00 në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, vendosur nga Apeli i GJKKO-së, në lidhje me çështjen “Partizani”.
Ndërkohë që Berisha do të paraqitet në SPAK, jashtë ambjenteve të këtij institucioni, mbështetës demokratë do të mblidhen në protestë. Lajmi është bërë me dije nga Partia Demokratike, ku thuhet se protesta do të nisë në orën 9:30.
“…Ditën e Hënë, në ora 09:30, sërish Kryetari i PD, Sali Berisha, do jetë në dyert e SKAP it. Ju lutem pjesëmarrja është me rëndësi. Në ora 09:30 përpara selisë së SKAP-it”, thuhet në mesazhin e PD.
Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.
Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.
sali berisha spak
Politike
2 Mars 2025, 22:09
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur...
Politike
2 Mars 2025, 21:57
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- KOKOE shpall rezultatin e primareve edhe në 4 qarqe të tjera. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operaci...
Politike
2 Mars 2025, 21:15
Alta Azizi Haluci
VLORË- Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun Vlorë Alta Azizi Haluci ka shprehur falënderimet e ...
Politike
2 Mars 2025, 21:23
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur...
Politike
2 Mars 2025, 20:37
E. D
Andia Ulliri,
DURRËS- Andia Ulliri, kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun Durrës, ka shprehur falënderimet e saj për mb...
Politike
2 Mars 2025, 20:34
N.F
Rama
BERLIN- Kryeministri, Edi Rama përmes një video në rubrikën e tij "Ç'kemi ndo1 të re" në Facebook ka bër&eum...
Politike
2 Mars 2025, 20:19
N.F
Berisha dhe Majko
TIRANË- Në ditën kur u vendos kalimi i ish kryeministrit socialist Pandeli Majko për fushatë elektorale nga Kuk&...
Politike
2 Mars 2025, 20:19
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Më 11 maj, do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, dhe për herë të parë,...
Politike
2 Mars 2025, 20:05
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh në grupin Whatsapp të skuadrës së deputetëve të ...
Politike
2 Mars 2025, 17:18
I.A
Kandidatet fituese
TIRANë- Primarët e Partisë Demokratike të mbajtura 2 ditë më parë në të gjithë vendin ...