Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Primaret/ Kush janë kandidatet fituese nga zgjedhjet e brendshme të PD-së
Dosja.al, ka bërë një përmbledhje me të gjithë emrat dhe gratë që kanë marrë pjesë dhe kanë dalë fituese në Primaret e PD-së.
2 Mars 2025, 17:18Nga I.A
Kandidatet fituese
TIRANë- Primarët e Partisë Demokratike të mbajtura 2 ditë më parë në të gjithë vendin për të zgjedhur kandidatët për deputetë në Opozitë kanë nxjerr emra të rinj dhe të vjetër të politikës në vend. Dosja.al, ka bërë një përmbledhje me të gjithë emrat dhe gratë që kanë marrë pjesë dhe kanë dalë fituese në Primaret e PD-së.
Sipas të dhënave të raportuara nga mediat, përfshirë dhe Dosja.al, numri i pjesëmarrjeve në zgjedhjet e 2 ditëve më parë ka qenë masivisht i lartë. Ndërkohë që demokratët që ishin anëtarë të PD-së, ku kanë votuar rreth 50,854 anëtarë, kanë zgjedhur mes 288 votuesve në të gjithë vendin.
Kandidatet gra e zgjedhura nga Primaret:
Jorida Tabaku
Ina Zhupa
Manjola Nikollo
Alta Haluci
Greta Bardeli
Ledina Alolli
Denisa Vata
Manjola Luku
Andia Ulliri
Elda Hoti
Lindita Metaliaj
Elizabeta Rredhi
Ilda Dhori
Klodjana Çapja
Alma Buci Kore
Pjesë e primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final se kush do jetë kandidat për deputet do ta vendosë Kryesia e kësaj force politike.
Nga procesi i primareve u përjashtuan 19 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, përfshi edhe kryetarin e saj Sali Berisha, të cilët do të jenë kandidatë në pjesën e sigurt të listës së deputetëve, përfshi edhe 7 aleatët e opozitës që do të garojnë në koalicion me Partinë Demokratike./Dosja.al