LIVE UPDATES
Politike

Takim me emigrantët në Milano, Berisha: Atdhetarët e flaktë po shkrijnë ngricën e narkodiktaturës në Shqipëri dhe po sjellin pranverën e bekuar të demokracisë!

Berisha shprehu mirënjohjen për pritjen e zjarrtë ndërsa theksoi se kjo pritje nga emigrantët është himni i rikthimit dhe fitores së opozitës shqiptarë në zgjedhjet e 11 majit.

2 Mars 2025, 15:45 Nga N.F
Takim me emigrantët në Milano, Berisha: Atdhetarët e flaktë
Berisha

MILANO- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin e tij me emigrantët shqiptarë në Milano u shpreh se atdhetarët e flaktë po shkrijnë ngricën e narkodiktaturës në Shqipëri dhe po sjellin pranverën e bekuar të demokracisë. Berisha shprehu mirënjohjen për pritjen e zjarrtë ndërsa theksoi se kjo pritje nga emigrantët është himni i rikthimit dhe fitores së opozitës shqiptarë në zgjedhjet e 11 majit.

Ai më tej falenderoi popullin italian që iu gjet pranë emigrantëve shqiptarë në ditët me të vështira të tyrë. Berisha theksoi se marrëdhënier mes Shqipërisë dhe Italisë janë qindra vjeçare dhe se ajo ëshrë një mike e mirë në ditët e vështira. Berisha tha se pas rrëzimit të diktaturës komuniste, Italia ishte vendi i parë që u mësy nga shqiptarët si toka e premtuar për të shpëtuar nga dhimbjet e tmerrshme të skamjes së diktaturës.

"Të dashur bashkëatdhetare dhe bashkëatdhetarë! Falenderime të përzemërta, mirënjohjen më të thellë për këtë pritje madhështore. Entuziazmi, energjia, dashuria juaj për vendin, njerëz të lirë, atdhetarë të flaktë po shkrijnë sot ngricën e dimrit të narkodiktaturës në Shqipëri, dhe po sjellin pranverën e bekuar të demokracisë.

Mirënjohje të pakufijshme për këtë pritje kaq të zjarrtë. Pritje të cilat po kthehen në himnin më të bukur të rikthimit të PD, të fitores së opozitës shqiptare. Është kënaqësi e madhe ky takim sot me ju, një takim në Milano, qytetin e mikut italian më të shquar të shqiptarëve, e mikut të pavdekshëm të Shqipërisë dhe Sali Berishës, Silvio Berluksoni.

Ky takim në Itali, në vendin mik të sprovuar në kohërat më të vështira për shqiptarët. Prandaj dhe, një falënderim i veçantë shkon për miqtë tuaj në këtë vend, për kombin e madh italian, për gjithçka kanë bërë për Shqipërinë, për shqiptarët. Miqtë e mi, marërdhëniet e Shqipërisë me Italinë janë marrëdhënie qindra vjeçare, por ne shqiptarët kemi një fjalë: miku i mirë në ditë të vështirë. Dhe italianët iu janë gjetur shqiptarëve në ditët më të vështira të tyre, bashkëpushtimit otoman, qindr amijëra shqiptarë gjetën strehën në këtë vend të bekuar. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste, Itali ishte vendi i parë që u mësy nga shqiptarët si toka e premtuar për të shpëtuar nga dhimbjet e tmerrshme të skamjes së diktaturës.

Këto vite të narkodiktaturës, përsëri ky komb, ky vend mik, hapi dyert dhe zemrat për shqiptarët e përzënë nga narkodiktatura e Edi Ramës. Ndaj dhe, le të shprehim bashkë një mirënjohje të pakufijshme për miqtë tanë italianë dhe Italinë mike," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet