Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në deklaratën e sotme, Vangjeli ka denoncuar një shkelje të një procedure prokurimi të shpallur nga AKSHI në qershor të vitit 2024.
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur sot një deklaratë për mediat nga selia blu. Në deklaratën e sotme, Vangjeli ka denoncuar një shkelje të një procedure prokurimi të shpallur nga AKSHI në qershor të vitit 2024.
"Sipas verifikimeve tona AKSHI Në vitet 2020, 2022, 2024 të njëjtën procedurë mirëmbajtjeje e ka prokuruar me fiks 1.9 mil euro dhe në të gjitha herët kontraktor ka qenë kompania austriake XION IT SYSTEMS GMBH . Ndërsa Ermal Beqiri pronar i 6 bizneseve aktive, me kompaninë Soft & Solution ka marrë nga AKSHI mbi 30 milion euro nga të cilat 22.7 mil euro vetëm në v.2024.", shprehet Vangjeli ndër të tjera në deklaratën të cilën e ka shoqëruar dhe me dokumente.
Ajo thotë se referuar deponimeve të Arben Ahmetajt, kompania Soft Solutions, në pronësi të Ermal Beqirit faturon rreth 80% të tenderave të AKSHI-t, dhe sipas saj nëse investigohet rrjedha e parave tek tenderat e AKSHI-t do mbërrihet tek familja e kryeministrit Edi Rama. PD i bën thirrje SPAK të hetojë veprimtarinë e AKSHIT dhe se si i ka përfituar milionat e nga ky inistitucion.
DEKLARATA E PLOTË:
Në Qershor të v. 2024 AKSHI shpalli procedurën e prokurimit me objekt: ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile’ me fond limit 3.8 mil euro e cila u anullua me arsyetimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.
E njëjta rishpallet në Shtator me objekt: ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile-për Ministrinë e Brendshme’ dhe fondi ndryshon nga 3.8 mil euro në 3.6 mil euro nga këto:
2.5 mil euro implementimi afati 12 muaj.
1.1 mil euro mirëmbajtja afati 24 muaj.
XION IT SYSTEMS GMBH vlera 2.7 mil euro
SOFT Solution vlera 3.1 mil euro
U skualifikuan 2 ndër to oferta më e ulët XION IT SYSTEMS GMBH me arsyetimin se nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion të vlefshëm të kërkuar në DT.
Në Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro.
1 muaj më pas AKSHI shpall një procedurë tjetër mirëmbajtjeje për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, konkretisht me objekt: ‘Mirëmbajtje e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile-për DPGJC’, fondi 1.9 mil euro dhe shpallet fitues ofertuesi i vetëm pjesëmarrës XION IT SYSTEMS GMBH me vlerë të ofertës 1.9 mil euro.
Mbështetur në sa më lart së pari:
Në regjistrin e parashikimeve për 2024 AKSHI ka cilësuar se fondi që do përdorej për regjistrin kombëtar të gjendjes civile do ishte 3.8 mil euro, ndërsa me dy procedurat e mësipërme për të cilat është njoftuar fituesi fondi tejkalon 5 mil euro.
Në procedurën e anuluar fondi ishte 3.8 mil në procedurën e rishpallur 3.6 mil, pse ndryshoi fondi dhe cili ishte justifikimi ligjor?!
Procedura e rishpallur në Shtator përmbante implementimin 12 muaj dhe mirëmbajtjen 24 muaj ndërkohë pas një muaji shpallet tender tjetër vetëm për mirëmbajtje me fond tjetër 1.9 mil euro duke mbivendosur jo vetëm afatin por edhe fondet e buxhetit të shtetit.
Tani AKSHI të sqarojë për publikun dhe SPAK, procedura fiktive është ajo për implementim dhe mirëmbajtje të regjistrit kombëtar të gjendjes civile me vlerë 3.6 mil euro apo procedura për mirëmbajtjen e këtij regjistri me vlerë 1.9 mil euro…
Sipas verifikimeve tona AKSHI Në vitet 2020, 2022, 2024 të njëjtën procedurë mirëmbajtjeje e ka prokuruar me fiks 1.9 mil euro dhe në të gjitha herët kontraktor ka qenë kompania austriake XION IT SYSTEMS GMBH .
Ndërsa Ermal Beqiri pronar i 6 bizneseve aktive, me kompaninë Soft & Solution ka marrë nga AKSHI mbi 30 milion euro nga të cilat 22.7 mil euro vetëm në v.2024.
Referuar deponimeve të ish nr.2 të qeverisë Arben Ahmetajt, kompania Soft Solutions, në pronësi të Ermal Beqirit faturon rreth 80% të tenderave të AKSHI-t, e nëse investigohet rrjedha e parave tek tenderat e AKSHI-t do mbërrihet tek familja e kryeministrit….
I takon SPAK të hetojë me të vërtetë veprimtarinë e AKSHIT, si e pushtoi Ermal Beqiri këtë institucion dhe përfituesit realë të këtyre milionave..…
edi rama ATHINË- Kryeministri Edi Rama pas vizitës në panairin e punës në Greqi ka zhvilluar një takim me shqiptarët q&e...
foto ilustruese TIRANË- Janë zbuluar pesë emrat e kandidatëve më të votuar në procesin e Primareve të Partisë ...
edi rama ATHINË- Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot panairin e punës në Greqi të organizuar për emigrantët shqiptarë ...
ina zhupa VLORË- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primaret brenda Partisë Demokratike në qarkun e Vlor&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë për zgjedhjet e rre...
foto ilustruese SHKODËR- Në qarkun e Shkodrës ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primaret e Partisë De...
sali berisha GREQI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një intervistë me median greke "enikos.gr", ku ka folur p&eum...
foto ilustruese KORÇË- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primaret e Partisë Demokratike në qarkun e...
edi rama GREQI- Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në një panair pune në Greqi, i cili organizohet për emigrantët shqiptar&e...
kandidatet ne diber DIBËR- Procesi i numërimit të votave të anëtarëve të PD-së për primaret ka përfunduar...