LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria e teknologjisë së lartë, do të dalë në krye brenda mandatit të parë", Berisha: Vendi do të pastrohet, audit ku shkuan 57 miliardë euro! 

Sipas tij më ardhjen e PD-së në pushteti ligji do veprojë me forcën më të madhe me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

2 Mars 2025, 16:45 Nga N.F
"Shqipëria e teknologjisë së lartë, do të
Berisha

MILANO- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para emigrantëve shqiptarë në Milano u shpreh se sot kartelet e drogës janë vendimarrësit kryesorë për vendin. Berisha u shpreh se pastrimi i Shqipërisë është shtyllë kryesore. Sipas tij më ardhjen e PD-së në pushteti ligji do veprojë me forcën më të madhe me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Berisha shtoi se do të bëjë audit të përgjithshëm se shkuan 57 miliardë euro të këtyre viteve dhe ku i depozituan, në çfarë i shndërruan? Do t’i merren, do iu kthehen qytetarëve. Ai shtoi se hapi tjetër është mbyllja e fondacionit Xhorxh Soros në Shqipëri dhe shpallja non grata e Xhorxh Sorosit.

"Miq, programi ynë ka edhe një shtyllë tjetër, një premtim tjetër: pastrimin e shtëpisë. Shtëpia do pastrohet! E kam thënë edhe njëherë, po ua shpjegoj, dhe e them prap. Im at ka qenë besimtar. Falej, i lutej Zotit dhe unë e respektoja shumë. Aty, nga vitet ’70, ai filloi të mos falej më. Nuk falej, dhe kishte hall se po më prish punë mua. I them: Bab’, unë dëshiroj të të shoh duke u falur, duke u lutur. Jo, më thotë bir, nuk falem se në këtë mjedis të tillë, as Zoti vet nuk të dëgjon.

Më vonë lexova në libra të shenjtë, çfarë thonë. Librat e shenjtë shkruajnë: që Zoti të hyjë në shtëpinë tënde, pastrojë përpara shtëpinë. Po, shtëpinë e kanë në dorë hajdutërit më të mëdhenj të kohërave. Shtëpinë e ka në dorë, sot kryeministër është Toto Rino, kryeministri i Shqipërisë është një Eskobar, një Toto Rino.

Sot, prona, buxheti plaçkiten mbi 24 orë. Sot, kartelet e drogës janë vendimarrësit kryesorë. Atëherë, pastrimi i shtëpisë është shtyllë kryesore. Ju jap ju fjalën e nderit se, ligji do veprojë me forcën më të madhe. Së pari, zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Së dyti, audit i përgjithshëm. Ku shkuan 57 miliardë euro të këtyre viteve, ku i depozituan, në çfarë i shndërruan? Do t’i merren, do iu kthehen qytetarëve. Por edhe një ligj tjetër special.
Mbyllja e fondacionit Xhorxh Soros në Shqipëri dhe shpallja non grata e Xhorxh Sorosit.
Dhe do t’u lutem shumë t’ia thoni këtë çdo miku italian që njihni. Se e bëj këtë, edhe për shqiptarët, por për italianët. Sepse, për qytetarët italianë Xhorxh Soros është, që nga Roma e lashtë e gjer sot, hajduti më i madh i kursimeve të tyre. Po, po. 20 miliardë ka vjedhur në një bixhoz. Do i nxjerrim të gjitha, ndaj dhe ligji anti-Soros do të jetë ligji i pastrimit të shtëpisë," tha ai.

Berisha shtoi se Shqipëria e teknologjisë së lartë, do të dalë në krye brenda mandatit të parë. Sipas tij Shqipëria madhështore duhet të jetë Shqipëria e teknologjisë së lartë. Ai tha se Shqipëria do të jetë vendi i digjitalizimit më të thellë, do jetë vendi i blockchain dhe kriptomonedhave, i inteligjencës artificiale dhe i datacenterave.

"Miqtë e mi, Shqipëria madhështore duhet të jetë Shqipëria e ëndrrës më të bukur, dhe ëndrra më e bukur e kohës sot është Shqipëria e teknologjisë së lartë. Kohërat kanë patur vitet që kanë përcaktuar sisteme. Revolucioni industrial qendroi në themel të sistemit. Kombet që investuan në atë kohë në këtë revolucion dolën në krye të zhvillimit. Sot, është koha e teknologjisë së lartë.
Ata që do të investojnë do të dalin në krye. Shqipëria do të investojë, do të dalë në krye!
Ndaj dhe, ju jap fjalën ju se Shqipëria do shndërrohet në një epiqendër të fuqishme të teknologjive të larta në rajon dhe Europë. Shqipëria do të jetë vendi i digjitalizimit më të thellë, do jetë vendi i internetit 3, do jetë vendi i blockchain dhe kriptomonedhave, do jetë vendi i inteligjencës artificiale, do jetë vendi i datacenterave.

Cilido që mund të mendojë se janë pak si të largëta, ku unë kam deklaruar vite më parë se Shqipëria digjitale është ëndrra dhe projekti im, gazetarët, opozita më përqeshën, u tallën. Por ajo u bë realitet. Erdhi një kohë që Shqipëria përdorimin e internetit e kishte më të gjerë se disa vende të zhvilluar. Unë sot nuk pretendoj të ndjek se do bëhet Silicon Valley i SHBA-ve, apo Shangai i Kinës, por ka një vend që atëherë u frymëzova prej tij, që shkova u regjistrova. Pashë, u ktheva dhe realizova, dhe ky vend quhet Estoni. Estonia e vogël qendron në krye edhe sot. Shqipëria e vogël do të dalë në krye brenda mandatit të parë," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet