LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Pasi refuzova pazarin për bashkëqeverisje, Rama shtiu plumbin e radhës ndaj opozitës, shpalljen time non grata

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Berisha u shpreh se Basha propozoi pazar për bashkëqeverisje me Edi Ramën.

27 Tetor 2023, 19:17 Nga I.A
Berisha: Pasi refuzova pazarin për bashkëqeverisje, Rama shtiu plumbin
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar se Lulzim Basha ka shitur zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Berisha u shpreh se Basha propozoi pazar për bashkëqeverisje me Edi Ramën. Por Berisha theksoi se pasi refuzoi pazarin për bashkëqeverisje, Rama bëri që ai të shpallej ‘non-grata’.

"Miqtë e mi! Edi Rama nuk ka sigurimin e shtetit, por ka një skap, ka policinë sekrete, policinë e shtetit, që të gjitha të orientuara drejt një armiku të brendshëm dhe kjo është opozita. Ato punojnë ditë e natë në misionin kundër opozitës. Sot, njëlloj si dikur Enver Hoxha që bënte marrëveshje me Titon për Kosovën, e ka kthyer Tiranën në një Beograd të dytë për Kosovën, në një përpjekje antikombëtare, çdo ditë komploton, sulmon, bën gjithçka për projektin e serbomadhisë së Aleksandër Vuçuçit. Në një kohë që Kosova është një vend i pavarur, në një kohë që Kosova ecën mes vështirësive, por shumë më mirë se Shqipëria. Edi Rama bën gjithçka për destabilizimin e saj. Komunizmi krijoi një rezervat të tmerrshëm njerëzor, kurse Edi Rama po krijon shkretëtirën njerëzore në Shqipëri. Por Edi Ramës i ka ngecur sharra në gozhdë. Nëqoftëse Enver Hoxha e rrëzoi me plumba opozitën, ky përsëri me gjithë përpjekjet më të mëdha që ka bërë nuk ja ka dalë të rrëzojë opozitën.

Në fakt kjo histori për të cilën ne jemi sot këtu fillon në prillin e vitit 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur në tavolinë pavarësisht nga lumenjtë e djersës që populli fisnik opozitar derdhi në ato zgjedhje për fitore e demokracisë.
Edi Rama qeverisjen pas 25 prillit e kishte mbyllur me Lulzim Pengun. Ky i fundit i kapur me dosjen që ja mban varur Edi Rama shiti zgjedhjet dhe në fund dërgoi njerëzit e tij për të marrë uratën e Sali Berishës, për bashkëqeverisje. Atë ditë nëse unë kisha pranuar atë marrëveshje sot nuk do të isha non grata, nuk do të kisha dhëndërrin padrejtësisht në burg. Por si mund ta pranoja unë këtë. Ky pazar me Edi Ramën do të ishte thikë pas shpine në zemrën e shqiptarëve. Ky pazar me Edi Ramën do të ishte vdekja e opozitës, firmosja për të shkatërruar kombin. Pluralizmi është fëmija im, fëmija e të gjithë atyre që luftuan në ’90 për shembjen e diktaturës.

Nuk mundet kurrë që unë të bëja një kompromis të tillë për të asgjësuar pluralizmin që sollëm në vitet ’90. Pasi refuzova kategorikisht njerëzve të Bravës këtë propozim, Edi Rama shtiu plumbin e radhës ndaj opozitës. Ashtu si Enver Hoxha ndaj opozitës së ’45, në vitin 2021, Edi Rama tentoi të asgjësojë politikisht Sali Berishën, kësaj here me plumbin e lobingut. Kontaktoi McGonigalin me mekanizma manipulativ dhe korruptiv, Sali Berisha dizenjohet non grata. Po ndalem këtu, pasi sot McGonigal është vetëdeklaruar fajtor për dosjen shqiptare, ai gjendet pas hekurave dhe përveç kësaj, në ëebin tim gjendet një raport i të ashtëquajtua prova që u përdorën për non gratin time, që mund ti shkarkoni dhe ti shikoni siç burojnë nga Edi Rama, Lulzim Brava dhe mediat e financuara nga Soros," tha Berisha.

sali berisha lulzim basha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet