7 Nëntor 2025, 13:22
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD do të bëjë çdo gjë për anulimin e ligjit për barazinë gjinore. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se PD nuk pajtohet me këtë ligj dhe se do rikonsiderojë referendumin dhe çdo gjë të mundshme dhe të nevojshme për anulimin e këtij ligji.
Kryedemokrati tha se ky ligj përmbys rendin juridik të shtetit shqiptar, pasi rrëzon të paktën 4 nene të Kushtetutës.
"Në këto rrethana, PD nuk pajtohet me këtë ligj. Ajo do ndërmarrë të gjitha hapat kushtetuese, do rikonsiderojë referendumin dhe çdo gjë të mundshme dhe të nevojshme për anulimin e këtij ligji, i cili në fakt përmbys rendin juridik të shtetit shqiptar pasi rrëzon të paktën 4 nene të Kushtetutës. Pasi rrëzon Kodin e Familjes. Rrëzon Kodin Civil. Kodet, pra, të cilat përbëjnë bazën juridike të shtetit. Kjo përpjekje do bëhet në bashkëpunim të ngushtë me çdo shqiptar që e ka familjen sa hyjnore, aq edhe tokësore. Me çdo besimtar që i konsideron librat e shenjtë të besimit të tij fetar si kodin moral të familjes së tij.
Me çdo prind që në përputhje me Kushtetutën e vendit, do që fëmija e tij të marrë edukimin fetar të familjes së tij. Në përputhje me gjininë, me të cilën ka lindur.
Pra, të gjitha këto kërkojnë një përgjigje të fuqishme nga qytetarët dhe ne nisim këtë betejë me bindjen më të thellë se pavarësisht nga mbështetja e këtij narkoshteti, ky narkoshtet nuk ka legjitimitet. Se pavarësisht nga mbështetja e këtij narkoshteti, raporti i ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 11 majit rrëzoi legjitimitetin e kësaj qeverie. Se pavarësisht nga të gjitha mbështetjet, Shqipëria është rrezik kryesor me eksportin e kriminalitetit në Ballkan dhe në Europë. Dhe se kartelet shqiptare të drogës, degë të karteleve të Amerikës Latine, janë sot kartelet më të rrezikshme për Europën. Ne e bëjmë këtë betejë jo vetëm për fëmijët tanë dhe veten tonë, por e bëjmë edhe për miqtë tanë dhe partnerët tanë." tha Berisha./Dosja.al
sali berisha ligjit për barazinë gjinore referendum
Politike
7 Nëntor 2025, 13:18
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu n&eu...
Politike
7 Nëntor 2025, 13:15
I.A
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se ligji për barazinë gjinore i vuri "kazmën...
Politike
7 Nëntor 2025, 13:10
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se së shpejti opozita do të komunikojë para qytetarëve ...
Politike
7 Nëntor 2025, 13:03
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se opozita do hapë platformën parlamentare para kry...
Politike
7 Nëntor 2025, 12:56
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar, pas kërkesës së opozitës për pe...
Politike
7 Nëntor 2025, 12:33
I.A
Silvio Gonzato dhe Sali Berisha
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha nga Kuvendi. Mësoh...
Politike
7 Nëntor 2025, 12:26
I.A
PD
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin me 10 ditë nga puni...
Politike
7 Nëntor 2025, 11:30
E.d
Lili Sula
TIRANË- Drejtuesja e departamentit të arsimit të PD, Lili Sula ka deklaruar se Universiteti i Sporteve është një "...
Politike
7 Nëntor 2025, 10:40
I.A
Materialet zgjedhore
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur ditën e sotme me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në...
Politike
7 Nëntor 2025, 10:11
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kandidatët e Partisë Socialiste të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesssh...