3 Korrik 2024, 20:39
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimit e tij të përnatshëm para mbështetësve tha se e falënderon prokuroren guximtare që firmosi sekuestrimin e 50 milionë eurove të klanit Boçi, të lidhur me Edi Ramën dhe Erion Velinë. Gjithashtu Berisha theksoi se drejtësia e Gjokave, e Dumanëve, e Sadushëve është drejtësi e krimit.
"Miqtë e mi, kjo dramë që u luajt në dyert e Skrapit të partisë është një apel për çdo shqiptar të ngrihemi. Të ngrihemi se pa drejtësi nuk ka liri. Se drejtësia e Gjokave, e Dumanëve, e Sadushëve është drejtësi e krimit. Drejtësi e narkokrimit. Drejtësi e narkoshtetit. Askush nuk duhet të dekurajohet. Shqipëria, ju garantoj se ka juristë të shkolluar në shkollat më të mira të botës, se edhe në sistemin e sotshëm ka nga ata që i kanë shpëtuar gjahut të shtrigave sorosiane, me të cilat Xhorxhi e shndërroi drejtësinë në degë të ekzekutivit, të gatshëm të bëjnë ligjin, të respektojnë ligjin, të respektojnë Kushtetutën. Jam këtu për të përshëndetur prokuroren guximtare që firmosi sekuestrimin e 50 milionë eurove të klanit Boçi, të lidhur me Edi Ramën këmbë e kokë; të klanit Boçi, të lidhur me Erion Velinë këmbë e kokë; të klanit Boçi, të lidhur me Velicën këmbë e kokë. Thuhet se gruaja e Boçit ka qenë edhe këshilltare e Edvin Ramës. Por miqtë e mi, kjo zonjë apo zonjushë se unë nuk e njoh, ka një rrogë të paktën katër herë më të ulët se Zamani dhe zamanët e tjerë të Skapit. Dhe me një firmë sekuestron më shumë se në pesë vite Skrapi i partisë. As nuk ka mbrojtje, as nuk ka badigardë, por ka nderin dhe integritetin e vet dhe merr vendime të tilla," tha Berisha.
sali berisha
Politike
3 Korrik 2024, 20:28
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu referua sot gjatë fjalës së tij ngjarjes së rëndë t...
Politike
3 Korrik 2024, 20:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë pallatit...
Politike
3 Korrik 2024, 19:10
E. D
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në Tryezën e Shëndetësisë në Partinë e Liris...
Politike
3 Korrik 2024, 18:51
M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë nesër lidhur me zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiak të...
Politike
3 Korrik 2024, 18:06
M.B
Luçiano Boçi
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka “marrë pjesë” në një farë m&e...
Politike
3 Korrik 2024, 17:36
M.B
Asllan Dogjani
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani është marrë në pyetje për rreth dy orë e gjysm...
Politike
3 Korrik 2024, 16:53
M.B
Belinda Balluku
LLOGARA- Në tunelin e Llogarsë janë duke u kryer punimet e fundit. Paraditen e së premtes edhe kjo vepër e rë...
Politike
3 Korrik 2024, 15:43
I.A
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka nisur një letër deputetit demokrat Lulz...
Politike
3 Korrik 2024, 14:44
I.A
Albin Kurti
TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve në nder të shkrimta...
Politike
3 Korrik 2024, 14:39
I.A
PD
TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje në lidhje me mbajtjen e protestës së datës 11 Korrik ...