LIVE UPDATES
Politike

Onkologjiku/ Meta: Mjekësia falas mashtrim madhor, shëndetësia e plaçkitur dhe e mbytur nga korrupsioni

Sakaq Meta renditi edhe disa fakte se përse Spitali Onkologjik dhe mjekësia ndodhen në gjendje të mjeruar.

3 Korrik 2024, 19:10 Nga E. D
Onkologjiku/ Meta: Mjekësia falas mashtrim madhor, shëndetësia e
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në Tryezën e Shëndetësisë në Partinë e Lirisë, tha duke iu referuar skandalit te Spitali Onkologjik në Tiranë se shëndetësia sot është në pikë të hallit. Gjithashtu Meta theksoi se shëndetësia është e plaçkitur dhe e mbytur nga korrupsioni. Sakaq Meta renditi edhe disa fakte se përse Spitali Onkologjik dhe mjekësia ndodhen në gjendje të mjeruar.

"Tryeza e sotme mblidhet në një moment tepër delikat sepse pas ngjarjeve tek Spitali Onkologjik, problemet e rënda të Shëndetësisë janë sot në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Shëndetësia tashmë është një aneks ose më mirë me thënë një apendiks, zgjatim apo një skutë qorre në Ministrinë e çështjeve sociale ku e kanë ngjeshur.

E demotivuar dhe e përbuzur si asnjë herë në historinë e saj përfshirë edhe diktaturën, shëndetësia sot nuk ka më asnjë orientim as strategjik as ekzekutiv, as legjislativ dhe as fuqi t’i përgjigjet përditshmërisë. Premtim- mashtrimi shkatërrimtar i mjekësise falas i Edi Ramës ishte vetëm krijimi i të gjitha kushteve për plaçkitjen e fondeve të shëndetësisë, korrupsionit të tmerrshëm dhe kaosit total që ka destrukturuar sistemin shëndetësor.

Numri i pacientëve me sëmundjet tumorale është gjithnjë e në rritje, dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në vend, duke shkaktuar 16% të tyre, por ne menyre skandaloze buxheti për onkologjikun zë një peshë mjaft të vogël në buxhetin e QSU-së. 6 mijë raste të reja me sëmundje tumorale regjistrohen çdo vit në vend.

Pesha në buxhet për trajtimin e sëmundjeve tumorale për vitin 2020 ka zënë 11.7%, për vitin 2021 ka zënë 7.4% dhe në vitin 2022 ka zënë 7.9% të shpenzimeve faktike totale të QSUNT, pra ne vend qe te rritet vazhdon te ulet. Vetem per mungese te Brakiterapise e vetmja aparature për trajtimin e grave me kancer të qafës së mitrës ka sjellë mos trajtimin për 600 gra paciente me radioterapi, që përbën rrezik konstant për jetën e tyre.

QSUT do të financohet me 7.8 miliardë lekë, shumë kjo sa 23% e fondit prej rreth 33 miliardë lekësh që do të ndahet me 2024 për spitalet. Por nga ana tjetër QSUT përballon gati gjysmën e volumit të punës që ofrojnë spitalet tona publike në rang vendi. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2022 rreth 278 mijë persona u shtruan në spital, ku rreth 115 mijë ose 42 % u shtruan në pavijonet e spitalit universitar “Nënë Tereza”. Nevojat për ilaçe në QSUT jane 3-4 herë më të larta se sa buxheti që miratohet për këtë qëllim. Persa i takon problematikes shume kritike te barnave.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se importet e ilaçeve janë me vlere finale qe arrin në 35 miliardë lekë. Nga kjo shumë, rreth 12 miliardë lekë rimbursohet nga shteti (kryesisht për pensionistë apo të sëmurë kronikë), ndërsa qytetarët mbulojnë me shpenzimet e veta nga xhepi rreth 23 miliardë lekë në vit rreth 230 milionë dollarë. Ka dhe medikamente që hyjnë kontrabandë dhe janë të shtrenjta, që nuk regjistrohen në shifrat zyrtare.

Te dhenat e Fondit te Sigurimit të Detyrueshëm tregojne qarte se sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa fondet për rimbursimin e medikamenteve kanë qenë krejtesisht të pamjaftueshme në vitin 2023. Korrupsioni dhe klientelizmi ka shkaktuar mungesen e vazhdueshme te barnave ne tregun farmaceutik  per te trajtuar semundje kronike e jetike per pacientet. Mungojne barna qe jane ne listen e rimbursimit , barna spitalore e ambulatore

Mungojne ne menyre te vazhdueshme barnat anti tumorale ne onkologji e ne onkopediatri. Eshte teper dramatike dhe kriminale qe kjo qeveri e institucionet e Ministrise se Shendetesise qe ju fillohet terapia te semureve me tumore e me pas ju nderpritet per shkak te mungeses se barnave. Mungojne barnat antidiabetike qe jane edhe ne listen e rimbursimit Mungojne disa gjenerata antibiotikesh per trajtime jetike per semundje te ndryshme

Mungon kontrasti ose lenda radioaktive per shintigrafi te ndryshme. Per arsye te klientelizmit e korrupsionit te qeverise eshte lejuar importi paralel te barnave pa asnje lloj kontrolli e sigurie per te furnizuar rrjetin e farmacive te  oligarkike, kjo ka bere qe te largohen nga Shqiperia kompanite multinacionale dhe brandet me prestigjoze te botes, qe ishin prezent ne Shqiperi deri ne vitin 2013. Nga mbi 4200 lloje barnash ne treg ne fund te vitit 2013, sot jane vetem rreth 1800 lloje. Mungesat e medha kane stimuluar kontrabanden e gjere te ilaceve qe ishte thuajse ne nivelin zero ne 2013” tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet