Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se një javë më parë ka publikuar një status me dy foto në të cilën informoi publikun se kreu i SPAK, Altin Dumani banonte në shtëpinë e dajos së gruas së tij, Anastas Meçaj. Ai shtoi se Anastasi është daja i bashkëshortes.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se një javë më parë ka publikuar një status me dy foto në të cilën informoi publikun se kreu i SPAK, Altin Dumani banonte në shtëpinë e dajos së gruas së tij, Anastas Meçaj. Ai shtoi se Anastasi është daja i bashkëshortes.
Më tej ai theksoi se djali i dajës së bashkëshortes, Klajdi Meçaj është personi në foto me Edi Ramën ndërsa shton se ai është drejtor në Bashkinë e Tiranës, ose ka qenë gjer së fundmi drejtor në Bashkinë e Tiranës, engjëlli mbrojtës i Erion Veliajt pranë Altin Dumanit.
Berisha shtoi se Klajdi është kushëriri i parë i bashkëshortes së Altin Dumanit. Sipas tij mediat e qeverisë kërkonin me çdo kusht ta zhvlerësonin. Ai shtoi se tani BKH-ja dixhiale çon fotografinë tjetër shkatërrimtare, përfundimtare. Me foto në duar Berisha shprehet se ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi.
Fjala e Berishës:
Të dashur qytetarë, një javë më parë unë publikova një status me dy foto në të cilën informova publikun se Altin Dumani banonte në shtëpinë e dajos së gruas së tij, Anastas Meçaj. Po nuk është vetëm kjo, dhe nuk janë vetëm misteret e asaj shtëpie të habitshme, se kjo shtëpi është përveç atyre tre shtëpive të tjera. Po, po! Kjo, thotë, është shtëpia e vjehrrit. Ky Anastasi është daja i bashkëshortes. Djali i dajës së bashkëshortes, Klajdi Meçaj, që unë i postova fotografinë, që është personi këtu me Edi Ramën, është drejtor në Bashkinë e Tiranës, ose ka qenë gjer së fundmi drejtor në Bashkinë e Tiranës, engjëlli mbrojtës i Erion Veliajt pranë Altin Dumanit.
Çfarë është ky Klajdi? Klajdi është kushëriri i parë i bashkëshortes së Altin Dumanit. Mediat e qeverisë kërkonin me çdo kusht ta zhvlerësonin këtë fakt se kjo nuk është gjë, kjo nuk është e vërtetë. Tani BKH-ja dixhiale çon fotografinë tjetër shkatërrimtare, përfundimtare. Ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi. Pra, vartësi i Erion Veliajt i uron burrit të kushërirës, Altinit, gëzuar 50-vjetorin e ditëlindjes së tij.
Në qoftë se më parë kemi akuzuar Krajën si një njeri që bllokonte hetimet për 3 vite me radhë për arsye se kishte nipin dhe mbesën punonjës në Bashkinë e Tiranës, të paktën ai, për faqe të zezë, tre javët e fundit u detyrua të japë dorëheqjen. Kurse Altin Dumani nuk i zbuloi kurrë lidhjet e tij dhe konfliktin flagrant të interesit që ka me Erion Veliajn nëpërmjet të dashurit kushëri, Klajdi Meçaj, kushëri i parë i gruas, drejtor në bashki. Ja ku është!
Këlliçi TIRANË- Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditë...
Balliu TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestë...
Berisha ne konference TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit të operacioneve të poliicë, teksa ...
Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet dramatike në shkollat e vendit. Gjatë një konference me gaze...
Teliti TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrëpjesë sot në protestën e radh...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar degëve të PD-së që të organizojnë manifestime dhe demo...
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë në protestën e so...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të bashkisë së Fierit, që ësh...
Erinda Ballanca dhe Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu edhe batutat në fund të aktivitetit për prezantimin e platform&...
celibashi-vanhorn TIRANË- E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka pritur sot në një t...