LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Qytetarët me rrogë minimale e poshtë, të gjithë do të pajisen me kartën e konsumatorit

Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se rroga minimale nuk mund të ketë në territorin e Shqipërisë nën 500 euro.

10 Janar 2025, 18:30 Nga E. D
Berisha: Qytetarët me rrogë minimale e poshtë, të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në të gjithë vendin bëri publike disa prej pikave të programit ekonomik të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e 11 majit. 

Berisha u shpreh se vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh nënkupton që, të paktën 500 mijë shqiptarë, ose më shumë, në qoftë se nuk marrin asgjë, ose marrin 60 euro, 120 euro, ose 170 euro, në 3 muajt e parë të qeverisjes së tyre do të marrin 200 euro. Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se rroga minimale nuk mund të ketë në territorin e Shqipërisë nën 500 euro.

"Ne vendosim minimumin jetik. Vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh nënkupton që, të paktën 500 mijë shqiptarë, ose më shumë, në qoftë se nuk marrin asgjë, ose marrin 60 euro, ose marrin 120 euro, ose marrin 170 euro. Që të gjithë, pa përjashtim, 3 muajt e parë të qeverisjes sonë do të marrin 200 euro. Dhe kjo përbën ndryshim. Mos harroni se, janë 244 mijë pensionistë që marrin pensione të plota. Kurse jo të plota, marrin 246 mijë e 500 pensionistë, që marrin pensione nga ta zëmë 140 gjer në, pjesëtoje pastaj me proporcionin. Merr fund kjo. Të gjithë këta do të marrin 200 euro.

Të gjithë të papunët do të marrin 200 euro. Të gjithë qytetarët me ndihmë ekonomike do të marrin 200 euro. Pra, me këtë shperndarje të re, ne i japim përgjigje numërimit të kafshatës. Sikundër, këta qytetarë me rrogë minimale e poshtë, të gjithë do të pajisen me kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit nënkupton, rimbursimin e TVSH-së të ushqimeve bazë dhe kjo sipas llogarive të ekspertëve është e barabartë me 3 pensione. Pra, një pensionist nuk merr më, krahasuar me këto që merr sot, nuk merr më, 12, por do të marrë 15 pensione me rikthimin që iu bëhet TVSH-së për ato që blen ushqimet bazë.

Rrogë minimale nuk mund të ketë në territorin e Shqipërisë nën 500 euro. Çdo sipërmarrës do të jetë i detyruar të paguajë rrogën minimale 500 euro. Absolutisht, jemi të gatshëm të studiojmë të gjithë pasojat, rroga minimale nuk është pa pasoja te punëdhënësi. Por jemi të gatshëm të studiojmë të gjitha pasojat dhe të ndihmojmë bizneset në mënyrë që t’u lehtësohet aplikimi i kësaj rroge dhe asnjë qindarkë më i ulët.

A është i mundur? 100%. E kam thënë, dhe do e përsëris prap e prap. Rroga minimale në Rumani në vitin 2013 ka qenë 800 lei. Ka qenë pra, 160 euro. Rroga minimale sot në Rumani është 3300 lei, është pra 780 euro.
Dhe Rumania nuk ka ngelur, nuk është rritur papunësia me këtë, nuk kanë falimentuar ndërmarrjet me rritjen e rrogës minimale. Jo! Nuk mund të bazojmë ne më tutje suksesin mbi rroga qesharake, ta kemi shumë të qartë këtë. Po, ne jemi besimplotë se, biznesi do e përballojë me shumë sukses këtë, apsi ne do të krijojmë lehtësira tjera, një zinxhir lehtësirash tjera mbi biznesin.

Por shqiptarët nuk mund të paguhen më ndën 500 euro, dhe këtu fillon starti. Ata merrnin në 2013, 20-30 euro më pak se ne, dhe tani marrin 300-400 euro më shumë se ne. Pra, merr fund kjo. Ne duhet t’i ngulisim në mendje çdo shqiptari se ne do të përmbysim skemën aktuale të shpërndarjes së të ardhurave. Energjinë elektrike e keni patur 77, do të zbresë në 70 për 300 kilovatët e parë.

E keni patur 60 për biznesin, prap do të zbresë te 60. Gjatë këtyre viteve me HEC-et private, prodhimi i energjisë po shkon drejt dyfishimit të asaj që prodhonim para strategjisë sonë të ndërtimit të HEC-eve. Plus që ka burime të tjera nqs krijohen probleme, është TAP-i dhe mundësi të tjera. Pra, ne do ulim energjinë. Kjo që, bëri ky, ulje me 10 lekë, nga 95 në 85 dhe vetëm për një vit, kjo është cinike dhe fyerje për qytetarët. Sepse kjo është thjeshtë një pilulë elektorale. Po njeriu me furnizimin e energjisë nuk luan me pilula elektorale. Jo" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen