29 Prill 2024, 21:09
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se RAI3 "e zhveshi" kryeministrin Edi Rama nga fasada dhe e nxorri si Noriegën e Ballkanit dhe Europës.
Më tej tha se radiotelevizioni kombëtar i Belgjikës, RTL, "dha lajmin për Mbretërinë e Belgjikës dhe mbarë Europën se kryetari i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ishte kryetari i grupeve trafikante të Mbretërisë së Belgjikës."
Berisha tha se çdo shqiptar do e konfirmojë se kush është sipas tij Rama në të vërtetë.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Në fillimet e tij në politikë, u shfaq një foto lakuriq e Edi Ramës. Ju e mbani mend. Edhe në fundin e tij politik, Edi Ramës po i del sërish një foto e lakuriq. Por kjo fotografi po tregon një pamje shumë herë më të pështirë se ajo e para.
Rai 3 e zhveshi Edi Ramën nga teshat e fasadës. E nxori si Noriegën e Ballkanit dhe Europës. Demaskoi "drejtësinë e re" në fakt si "drejtësia e Ramës". Me Skapin që lufton opozitën. Me gjykatat e kapura nga Don Agaçio. Me sistemin e drejtësisë, që amniston krimet e Edi Ramës.
Miqtë e mi, të gjitha këto i kemi thënë me qindra e mijëra herë. Denoncuam Saimir Tahirin si Saimir Balilin, por Edi Rama dhe miqtë e tij që paguheshin, e dërguan në Shtëpinë e Bardhë. Denoncuam Geron Xhafën se drejtonte trafiqet e Vlorës me vëllain ministër dhe Fatmirin. Denoncuam Olsi Ramën si anëtar kryesor të grupit të Xibrakës. Jo njëherë, por dhjetëra herë.
Denoncuam kanabizimin e Shqipërisë. Denoncuam ngritjen në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
Miqtë e miq, një javë më parë, radiotelevizioni kombëtar i Belgjikës, RTL, në një akt të pandodhur ndonjëherë, dha lajmin për Mbretrinë e Belgjikës dhe mbarë Europën se kryetari i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ishte kryetari i grupeve trafikante të Mbretërisë së Belgjikës. Garanti kryesor i larjes së parave të tyre. Ndaj dhe Edi Ramën e kemi zhveshur, por kësaj here, nën tesha ke vetëm krim, drogë, vjedhje, vetëm tradhti të lartë ndaj shqiptarëve.
Ky është vetëm fillimi. Dhe i them Edi Ramës: prite, prite opozitën së do të tregojë sa të vlen lëkura o narkotrafikant, o hajdut i pafytyrë, i pashembullt. Dije mirë, bëji hesapet, këto janë muajt e fundit të pushtetit tënd të krimit, të mafies, të vjedhjes. Dije mirë se nga ky podium i të vërtetës, bota do mësojë të vërtetën kush je. Nga këtu, çdo shqiptar do konfirmojë se kush je ti Edi Rama. Një tradhtar antishqiptar, që ke sunduar, vjedhur, dhe shpopulluar 10 vite Shqipërinë si pushtuesi më i egër, më çnjerëzor.
sali berisha
Politike
29 Prill 2024, 20:28
E. D
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tubimit qytetar një ditë para protestës tek Bashkia e ...
Politike
29 Prill 2024, 20:27
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e partisë, ku njoftoi se nesër në or&eu...
Politike
29 Prill 2024, 20:21
r.ll
ermonela felja, gazment bardhi
TIRANË- Një tjetër debat është zhvilluar në seancën e sotme plenare, kësaj here mes...
Politike
29 Prill 2024, 20:10
r.ll
olta xhacka
TIRANË- Gjatë fjalës së saj në seancë plenare, deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Korç&e...
Politike
29 Prill 2024, 19:56
r.ll
ina zhupa, elisa spiropali
TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me deputeten e PD-s&eum...
Politike
29 Prill 2024, 19:39
r.ll
filiberto zaratti
ITALI- Deputeti italian Filiberto Zaratti nga Partia e Gjelbërt në Itali ka folur mbrëmjen e sotme për k&eu...
Politike
29 Prill 2024, 18:48
r.ll
oerd bylykbashi, ervin mete
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij në seancën e sot...
Politike
29 Prill 2024, 18:26
r.ll
erisa xhixho, ilir meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e PL-së. Meta se partia ...
Politike
29 Prill 2024, 18:07
r.ll
flamur noka
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare tha se kryebashkiaku Erion ...
Politike
29 Prill 2024, 18:01
r.ll
pandeli majko
TIRANË- Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka replikuar me deputetët e opozitës në seancën plenare, lidhur me Ref...