LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama i shiti të dhënat sekrete të TIMS te armiqtë e Shqipërisë dhe NATO-s! Fundin e tij do e firmosin misionarët e kësaj rruge

Po ashtu Berisha theksoi se fjalimet e oratorëve që folën sot, ishin shumë frymëzuese dhe një mënyrë për t'i bërë ballë regjimit të Ramës. 

11 Janar 2024, 19:38 Nga I.A
Berisha: Rama i shiti të dhënat sekrete të TIMS te armiqtë e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama i shiti të dhënat sekrete të TIMS te armiqtë e Shqipërisë dhe NATO-s. Berisha tha se, fundin e Edi Ramës do ta firmosin misionarët e “Rrugës së Shpresës”. Po ashtu Berisha theksoi se fjalimet e oratorëve që folën sot, ishin shumë frymëzuese dhe një mënyrë për t'i bërë ballë regjimit të Ramës. 

Fjala e Berishës:

Sot shqiptarët, mbarë popujt e tjerë, i shohin me habi. Habia është kjo, si ka mundësi që kryeministri i tyre në gjykatë dhe ata nuk ngrihen dhe mbajnë një njeri të dokumentuar në skandalin më të madh ndërkombëtar të viteve si njeri i korruptuar, si njeri që për pushtetin e tij, për të shkatërruar opozitën e vendit të tij, nuk njeh asnjë normë, asnjë miqësi, asnjë aleancë, asnjë traktat? E solla këtë rast para së gjithash për të treguar se sa rëndësi jetike ka protesta juaj sot. Se çfarë rëndësie jetike ka misioni juaj sot. Në këtë vend, ku mediat kontrollohen barbarisht nga regjimi, media e lirë e vetme, kryesore, jeni ju, qytetarët që mblidheni këtu në protestë me guxim dhe i bëni gjyqin diktaturën. I bëni gjyqin narkodiktatorit. U ngjallni shpresë shqiptarëve kudo që janë.

Shpreh kënaqësi dhe mirënjohje për fjalimet frymëzuese të oratorëve. Përshëndes në mënyrë të veçantë të rinjtë shqiptarë, të rinjtë që flasin nga tribuna e kësaj proteste. Fuqia e kësaj lëvizje, fuqia e përmbysjes së diktaturës, qëndron pikërisht te të rejat dhe të rinjtë e Shqipërisë. Ndaj ftoj përsëri dhe çdo natë do ftoj të rinjtë të bëhen luftëtarë për ëndrrat e tyre. Të ngrihen në betejë me të keqen që ka pllakosur vendin sepse Shqipëria do jetë e bukura e dheut vetëm atëherë kur të jetë streha, djepi, foleja e ëndrrave të të rinjve shqiptarë. Edi Rama po përpëlitet. Emri të doli në Uashington si njeriu më i korruptuar në hapësirën euroatlantike. Emri do të dalë dhe të del edhe për pabesitë e tjera kriminale, shitjen e të dhënave sekrete të TIMS armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s.
Edi Rama, emri të del dhe do të dalë në aferat e tmerrshme shumëmiliardëshe, por dije mirë se fundin tënd do e firmosin misionarët e kësaj rruge nën ballkon. Edi, këta janë tmerri yt, këta janë fundi yt.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët, ftoj demokratët të bashkohen në këtë mision për shpëtimin e Shqipërisë. Të bashkohen në këtë mision për rivendosjen e pluralizmit. Të bashkohen në këtë mision për përmbysjen e narkoregjimit të Edi Ramës. Dhe i garantoj se ky regjim nuk ka të ardhme. Se kjo karabina e tyre është një ndërtesë e kalbur që pret vetëm shtytjen e mosbindjes civile të shqiptarëve. Nuk ke shpresë Edi Rama. Mashtrimet tua, trillimet e tua çdo ditë, po u vjen fundi. Drita e të vërtetës, që frymëzon këta qytetarë, drita e të vërtetës që frymëzon çdo ditë e më shumë shqiptarët, do të verbojë, do të rrëzojë ty dhe regjimin tënd të drogës, krimit dhe korrupsionit. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme dhe suksese gjithnjë e më të mëdha në këtë betejë epike, në këtë betejë të një rëndësie historike për fatin e shqiptarëve, për fatin e Shqipërisë, për fatin e pluralizmit, për fatin e të ardhmes tonë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj