LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama kreu i mafias në Shqipëri, mëkatet e tij të pafundme. Së shpejti do jetë në hetim edhe në Shqipëri

Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se kandidatët i ka vendosur mafia.

11 Prill 2023, 20:52 Nga k.m.
Berisha: Rama kreu i mafias në Shqipëri, mëkatet e tij të
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fushatën elektorale që nisi sot kryeministri Edi Rama. Në një takim që ka pasur me drejtues të degës së Tiranës dhe anëtarë të tjerë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se kandidatët i ka vendosur mafia.

"Të marrësh kandidatët tanë dhe ti krahasosh me kandidatët e tyre, janë dy botë. Kandidatët e tyre janë kandidatë të nomenklaturës. Por të cilës nomenklaturë do thoni ju. Të nomenklaturës të shtetit mafioz, nomenklaturës së mafies. Një gazetar e pyeste kreun e skapit, i thoshte a ka në Shqipëri mafie të strukturuar. Kreu i skapit i përgjigjej nuk ka taman, se nuk kanë kryetar. Nuk guxonte të thoshte se këtu është shteti, mafia. Në Shqipëri në dallim nga vendet e tjera, atje ka Ndrangheta boss, ka Sacra Corona Unita, kurse këtu është Edi Rama, është qeveria. Është absolutisht ajo që shkruante Bild, shteti i mafias së drogës. Dhe kandidatët e kësaj mafie janë kandidatët e vesit, janë kandidatë që kanë vjedhur me tendera, janë kandidatë të lidhur me një mijë fije me trafikantët, janë kandidatë të cilët u rëndojnë thasët me euro qytetarëve. U rëndojnë lidhjet me drogën, u rëndon fakti se për ta nuk ka votuar një socialist i vetëm, të gjithë kanë dalë nga sirtarët e Edi Ramës, u rëndon tmerrësisht vetë Edi Rama,"-tha ndër të tjera Berisha. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë drejtuesit e degëve, anëtarëve dhe simpatizantëve tanë për punën shumë të çmuar që kanë bërë dhe po bëjnë në këtë fushatë, e cila po elektrizon shoqërinë shqiptare. Nga viti 1992, kjo është fushata e cila karakterizohet nga një optimizëm, nga një besim, nga një shpresë e madhe e qytetarëve shqiptarë, besim tek fitorja. Ju, se jeni çdo ditë në terren, kudo që hedhni hapin, dëgjoni qytetarë, qytetare, të ju thonë se kemi frymë të shkëlqyer. Çfarë është kjo? Fryma e shkëlqyer është besimi në fitore, qytetarët e ndjenjë se fitorja po afron çdo ditë. Në këtë kontekst, mund të themi se ka disa paralelizma me 1992. Do u duket e çuditshme, por paralelizma e parë janë kandidatët tanë. Ne kudo ku shkojmë, shkojmë me kandidatë të cilët nuk kanë asnjë hipotekë negative. Shkojmë me kandidatë të cilët kanë kredenciale, qoftë qytetare, qoftë politike të shkëlqyera. Por në dallim nga 1992, këta janë kandidatë jo të caktuar nga kryetari apo kryesia e partisë, por janë kandidatë të caktuar nga anëtarësia. Në çdo lloj varianti këta kanë një epërsi morale të jashtëzakonshme krahasuar me të gjitha kandidimet që ka bërë PD në 32 vite, pa le me krahun tjetër që nuk kanë asnjë krahasim. Të marrësh kandidatët tanë dhe ti krahasosh me kandidatët e tyre, janë dy botë. Kandidatët e tyre janë kandidatë të nomenklaturës. Por të cilës nomenklaturë do thoni ju. Të nomenklaturës të shtetit mafioz, nomenklaturës së mafies. Një gazetar e pyeste kreun e skapit, i thoshte a ka në Shqipëri mafie të strukturuar. Kreu i skapit i përgjigjej nuk ka taman, se nuk kanë kryetar. Nuk guxonte të thoshte se këtu është shteti, mafia. Në Shqipëri në dallim nga vendet e tjera, atje ka Ndrangheta boss, ka Sacra Corona Unita, kurse këtu është Edi Rama, është qeveria. Është absolutisht ajo që shkruante Bild, shteti i mafias së drogës. Dhe kandidatët e kësaj mafie janë kandidatët e vesit, janë kandidatë që kanë vjedhur me tendera, janë kandidatë të lidhur me një mijë fije me trafikantët, janë kandidatë të cilët u rëndojnë thasët me euro qytetarëve. U rëndojnë lidhjet me drogën, u rëndon fakti se për ta nuk ka votuar një socialist i vetëm, të gjithë kanë dalë nga sirtarët e Edi Ramës, u rëndon tmerrësisht vetë Edi Rama. Çdo kandidat e din, se i ka kohërat e numëruara. Se mëkatet e tij janë të pafundme, se është i vetmi kryeministër që është në hetim ndërkombëtar dhe së shpejti dhe kombëtar. Është i pashpresë, kjo është e vërteta. A e patë si e nisi fushatën sot? Me nomenklaturën. Kishte mbledhur nomenklaturën më të ngushtë, deputetë, ministra dhe u mbante fjalim atyre. Më kujtoi një gjë që nuk ka shumë krahasim, por edhe të krahasueshme. Vladimir Putin priti para 1 jave dy ambasadorët kryesorë të SHBA dhe BE-së dhe i kishte vendosur 70 metra në distancë nga frika. Edhe ky nga frika, qytetar asnjë, sikur fushatën e bënte vetëm për nomenklaturën dhe jo për qytetarin. Pavarësisht se çfarë funksionesh ke, paranoja ka forma të njëjta. Hapi fushatën me nomenklaturën e tij, u mbante fjalime Belindës, Spiropalit, Ulsi Manjes dhe ata duartrokisnin. Nuk kisha parë ndonjëherë komedi si kjo. Pra, dy botë, njëra e shpresës e optimizmit, e kandidatëve të lirisë. Belind Këlliçi është kandidati më i shkëlqyer që i është ofruar ndonjëherë qytetarëve të Tiranës. I ka kompleksuar në mënyrë të tmerrshme. Ju e keni vënë re, se si janë mobilizuar, ose të fshehin fushatën e Belindit, takimet e tij të njerëzishme me qytetarët, programin e tij të shkëlqyer, ose të përpiqen të hyjnë në autobusin e tij. Kaq shumë merren me autobusin sa që janë të gatshëm të hyjnë dhe pasagjerë të tij. I çmendi fare, i çmendi autobusi. A e keni vënë re dhe përtypin gënjeshtra. Pra Edi Rama nga një anë fushatë me nomenklaturën mëkatare, mëkatarët më të mëdhejn. Organizatë kriminale është qeveria e tij, e faktuar me djegësat, me shumë afera të tjera. Nga ana tjetër shohin epërsinë e tmerrshme të kandidatëve tanë, të Belindit në Tiranë, Bardh Spahisë në Shkodër, i cili 1 vit, por bashkia e Shkodrës është si me qenë bashki e një shteti tjetër krahasuar me bashkitë e tjera. Bashki e transparencën, bashki e përgjegjshmërisë, e qytetarëve. Po kështu Luçiano Boçi, ju e parë Elbasanin si ishte, një frymë, një entuziazëm i paparë ndonjëherë. Igli Cara. Dhe nëse e keni vënë re ju, kandidatët tanë në çdo studio televizive janë me një epërsi të pakrahasueshme. Po pse? Sepse thonë të vërteta dhe kanë sensin e qytetarit. Shkojnë aty jo si përfaqësues të nomenklaturës mafioze, por përfaqësues të qytetarëve. Këto janë të vërtetat. Pra kemi një start që nuk e kemi patur që nga viti 1992.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet