LIVE UPDATES
Politike

Rama batuta me Belind Këlliçin, Veliaj nuk e mban dot të qeshurën: Lali ka lindur me këmishë, i vendosin kandidat të lodhur përballë

Edi Rama tha se Veliaj është me fat me kundërshtarët që ka përballë, ndërsa gjatë gjithë kohës, kryebashkiaku aktual qeshte. 

11 Prill 2023, 18:29 Nga k.m.
Rama batuta me Belind Këlliçin, Veliaj nuk e mban dot të
Edi Rama dhe Erion Veliaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar premtimet e bëra nga Belind Këlliçi për transport publik falas në bashkinë e Tiranës. Në fund të fjalës së tij, në nisje të fushatës elektorale, Rama tha se Veliaj është me fat me kundërshtarët që ka përballë, ndërsa gjatë gjithë kohës, kryebashkiaku aktual qeshte. 

"Ju lutem jo postera. Duhet të bëjmë fushatë me pak ndotje akustike. Të tjerët kanë arsyet e tyre për të vënë kujën. U hedhshin dhe mbetshin në ajër. Ne nuk kemi nevojë për të qenë në çdo cep e kthesë me fytyrat dhe sloganet tona. E as për ndotje gjuhësore. Kështu shpenzimet ne do e kthejmë në një donacion pemësh për çdo bashki të vendit duke marrë pjesë edhe vetë sidommos tani që shtë muaji i fundit për të mbjellë. Do e nisim sot me 61 pemë për bashkinë e Tiranë dhe Lali Erin që ka lindur me këmishë dhe e duan të tërë. Nuk e duam vetëm ne që i dhurojmë vetë për fushatë, por e duan edhe ata që i japin kandidatin më të lodhur përballë. Madje këtë herë i kanë zgjedhur që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Do bëjë transport falas. Duket sikur thotë po ma gjetët fizarmonikën se po ma gjetët do iu bëj një xhiro pa lekë. Kështu është ndarë kjo botë, por ta marrim dhe ne të qeshurën që lali do ta mbajë për vete,"-tha Edi Rama. 

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Ne kemi ardhur në kohën më në fund kur punët tona po fillojnë të flasin për ne më shumë sesa fjalët dhe fjalët tona duhet të flasin shumë më shumë për njerëzit, për hallet dhe shpresat e tyre, për ekonominë e tyre, për të ardhmen tonë të përbashkët në Shqipëri, sesa për politikën e përditshme dhe aq më pak për kundërshtarët tanë të dëshpëruar. Natyrisht në një fushatë zgjedhore, nuk ka mundësi që të mos flasësh fare për ata që ke përballë dhe ne do ta bëjmë, por ju lutem me sa më shumë karar dhe pa harruar se njerëzit, përtej afërsisë me Partinë Socialiste presin prej nesh me plot të drejtë shumë më shumë sesa ç’mund të presin edhe vetë ata që janë shumë larg Partisë Socialiste prej atyre që kemi përballë dhe po me të drejtë them unë, njerëzit ne s’na falin as fijen e flokut, ndërkohë që atyre s’ua vënë më re as krejt lëkurën e ujkut sepse nuk kanë më asnjë forcë dhe asnjë vlerë, përveç forcës për të bërë dëm aty ku mund të gjejnë dhe vlerat negative që kanë krijuar dhe krijojnë për këdo që u beson.

Njerëzit i kanë lënë ata mbrapa sepse ata janë në fakt kufoma e një të shkuare që nuk bëhet më e ardhme në parafytyrimin e shqiptarit të zakonshëm, mjaft që ky i fundit mos jetë i indoktrinuar dhe i fanatizuar në pikën që as nuk sheh, as nuk dëgjon dhe as nuk do të kuptojë kur bie puna për tifozllëkun partiak.

Ndërsa ne jemi shëmbëlltyra e së tashmes, por që duhet t’u garantojë njerëzve parafytyrimin e tyre të së ardhmes. Një vend të sigurtë për fëmijët e tyre, me shërbime arsimore e shëndetësore të garantuara kudo në gjithë territorin ku ka familje e shkollohen fëmijë. Me drejtësi të drejtë, me mundësi ekonomike të gjithanshme, me paga gjithnjë e më të larta dhe punësim gjithnjë e më cilësor dhe në këtë rrugë sikundër folëm dhe më parë, ne jo vetëm duhet të ndihemi mirë kur ndajmë me njerëzit këtë rezultat fantastik të gjithë këtyre viteve, rritjen historike të pagave, por duhet të mos harrojmë asnjë sekondë që në çdo derë sipërmarrje, në çdo derë fabrike, në çdo derë ku punojnë shqiptarë e shqiptare, qytetarë dhe qytetare të këtij vendi të marrë në punë nga një privat, duhet të dëgjohet fjala jonë për të drejtat e këtyre punonjësve, për të drejtën që ata të paguhen ashtu siç ata e meritojnë dhe njëkohësisht duhet të dëgjohet fjala jonë për domosdoshmërinë që sipërmarrësit të kuptojnë sa s’është vonë, se nuk është më koha për tua kursyer punonjësve të tyre shpërblimin e mundit dhe të djersës që ata derdhin në kompani sepse kjo do të thotë që të përgatisësh symbyllur varrin e kompanisë e të mbesësh pa kapital njerëzor.

Njerëzit presin nga ne pikërisht këtë. Një vend dinjitoz i cili respektohet nga të tjerët botërisht, por dhe ku respektohen liritë dhe të drejtat e çdo njeriu.

Një vend ku mundi dhe djersa e çdo shqiptari shpërblehet me dinjitet dhe ku numri i atyre që kthehen nga emigracioni rritet vit pas viti, hap pas hapi, pak nga pak me durim, por me shumë vendosmëri dhe shumë angazhim.

Një vend i gjelbër, eksportues neto i energjisë, kampion i Ballkanit në turizëm dhe inovacion.

Me këtë projeksion të së ardhmes përpara syve si dhe me kujtimin e asaj Shqipërisë së telendisur ndërkombëtarisht kthyer në një vend të cilit nuk ia hidhte më sytë askush në fund, po dhe financiarisht në një gropë të cilën na u deshën vite për ta mbushur, izoluar, mbytur në borxhe dhe asfiksuar nga keqqeverisja e këtyre pengjeve të sotme dhe së shkuarës, atëherë ne mund të shohim shumë mirë dhe sa jemi ngjitur, por më e rëndësishme akoma, sa shumë duhet të ngjitemi për ta arritur atë majën e Shqipërisë 2030 që është detyrimi ynë ndaj brezave që vijnë.

Kemi plot për t’u thënë njerëzve në këtë fushatë fatmirësisht edhe në nivelin vendor pa diskutim falë gjithë atyre kryetarëve të bashkive tona që na japin mundësi të kemi gjëra për të folur sa të duash, por mos harroni edhe njerëzit kanë plot arsye për të qenë jo të kënaqur, shpesh të mërzitur, rëndom pa besim, pa motivim. Me ne, me mua, me ju të gjithë duke kërkuar më shumë, më shumë, më shumë, më shpejt, më shpejt, më shpejt, më mirë, më mirë, më mirë.

Ne duhet të bëjmë një fushatë në këtë sens të së vërtetës dhe me sa më pak zhurmë dhe sa më shumë komunikim dhe njerzillëk, prandaj dhe kemi vendosur ta përgjysmojmë minimalisht përdorimin e ekraneve të mëdha, të skenave pompoze, materialeve propagandistike. Do iu lutesha kryetarëve të bashkive, mundësisht jo postera që ngjiten për mure në rrugët e qyteteve të tyre e pastaj ngelen aty dhe zbardhen dhe bien copa-copa si lëkurë e zgjebes. Ndotëse, të shëmtuara të mjedisit dhe të vetë imazhit të politikës. Nuk ka nevojë për atë.

Shkurt, duhet të bëjmë një fushatë zgjedhore me shumë më pak ndotje akustike. Të tjerët kanë arsyet e tyre të bërtasin. Të vënë kujën, të hidhen përpjetë. U hedhshin e mbetshin në ajër, ne jo!

Ne s’kemi arsye as për ndotje akustike, as për ndotje vizuale për të qenë në çdo cep, në çdo kthesë me fytyrat dhe me sloganet tona dhe as për ndotje gjuhësore dhe kështu, shkurtimin e shpenzimeve për propagandë elektorale, ne do ta kthejmë në një donacion pemësh për çdo bashki të vendit duke marrë pjesë edhe vetë në mbjelljen e tyre kudo ku kemi takime, sidomos tani në prill që është dhe pak a shumë muaji i fundit optimal për të mbjellë thuajse gjithçka.

E do e nisim sonte këtu me 61 pemë nga donacioni ynë për bashkinë e Tiranës dhe lali Eri që ka lindur me këmishë kuptohet dhe e duan të tërë, se nuk e duam vetëm ne që vijmë këtu dhe i dhurojmë pemë për fushatë, po e duan dhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur, nuk e di si ndodh kjo. Madje këtë herë, i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Mua kështu më duket. Shikojeni për shembull kur thotë “Do ju bëj transport falas”. Mua më duket tamam sikur thotë “Po më gjetët fizarmonikën, unë do ju bëj një xhiro pa lekë”.

Nejse, të qeshim pak dhe ne të tjerët, të mos qeshë vetëm Lali sepse vërtetë kështu është ndarë kjo botë por ta marrim atë të qeshur që Lali do ta mbajë gjithmonë për vete.

61 pemë do të mbjellim këtu për 61 bashkitë dhe si këtu, kudo do të ndjejmë, do mbeten mijëra e mijëra të tjera. Ndërkohë që, fushata do jetë harruar dhe vetëm një fakt do kujtohet statistikisht, kur Pandi të jetë President Nderi i Partisë Socialiste, ne të tjerët të jemi në Sharrë dhe fëmijët e fëmijëve tanë të jenë rreth tryezës që Pandi do ta drejtojë në ato ngjarjet solemne përvjetore do thotë që “Në vitin 2023, Partia Socialiste e fitoi për të 8-tën herë nga 9 palë zgjedhje dhe edhe gjyshërit e gjyshet tuaj ishin aty me mua”. Por, përtej kësaj asgjë  nuk mbetet nga fushata dhe kjo do jetë fushata e parë që do lerë pas mijëra e mijëra pemë dhe kështu besoj do hyjë në historinë e re të zgjedhjeve si fushata e parë që fillon dekarbonizon procesin e përballjes politike. Vetëm përpara, kurrë mbrapa dhe kini besim që aq sa i flasin pemët qytetarëve, në të shumtën e herës, ne nuk arrijmë t’iu flasim dot. 

edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet