LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama me një urrejtje të papërshkruar ndaj pedagogëve i privoi nga procesi i gradimeve shkencore

Po ashtu Berisha ka thënë se urrejtja e Ramës ndaj pedagogëve është aq e madhe sa u privuan nga përparimi dhe nga procesi i gradimeve shkencore.

19 Tetor 2022, 13:22 Nga I.A
 
Berisha: Rama me një urrejtje të papërshkruar ndaj
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka një urrejtje të papërshkruar ndaj pedagogëve. Gjatë mbledhjes së grupit parlametar, Berisha tha se elita e vendit tonë është në grevë për kërkesa elementare. Po ashtu Berisha ka thënë se urrejtja e Ramës ndaj pedagogëve është aq e madhe sa u privuan nga përparimi dhe nga procesi i gradimeve shkencore.

"Sot, elita e kombit tonë, e cila ka si shtëpi të saj, universitetet e vendit, është në grevë, është në protestë për kërkesat më elementare, që mund të paraqesë një trupë akademike. Elita akademike universitare përbën një pasuri të çmuar për kombin, de facto përbën truri e kombit. Përbën pa diskutim promotorin e dijeve për zhvillimin e vendit, përbën një investim të jashtëzakonshëm, që qytetarët shqiptarë kanë bërë për formimin e tyre. Kjo elitë, në vitet e fundit u keqtrajtua në mënyrën më të pamerituar. Kjo elitë si në asnjë vend tjetër të Europës dhe botës, për tetë vite, u privua tërësisht nga procesi i gradimeve shkencore, që përbën shtyllën më kryesore të kërkimit shkencor në universitetet e të gjithë botës. Në doktoratura që drejtohen nga katedra dhe departamente, qëndrojnë universi i shpikjeve, i zhvillimeve, i studimeve shkencore të rëndësishme, dhe i lartësimit të godinës së dijes të çdo vendi.

Me një të rënë të lapsit, me një urrejtje të papërshkruar ndaj pedagogëve, ata u privuan nga ky funksion jetik për zhvillimin, përparimin, lartësimin, konsolidimin e tyre si elitë kombëtare. Këtë e pësuan një lloj, demokratë, socialistë, të paparti, çfarë ishin pedagogë. E kemi ngritur dhjetëra herë në parlament një gjë të tillë. Institucioni i vetëm që vazhdonte doktoratura ishte institucioni që kishte dorëzuar një mega-ryshfet në qeveri. Pra një institucion privat. Institucionet publike nuk lejoheshin nga ministria që të udhëheqin doktoratura. Mirëpo qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se doktoraturat janë elementi më thelbësor i kërkimit shkencor. Ai që e kryen dhe ai që e udhëheq, arrijnë të japin një produkt, herë-herë edhe themelor dhe origjinal për shkencën, pavarësisht se jemi në Shqipëri. Kjo ka ndodhur edhe në vitet e diktaturës, jo më sot," tha Berisha.

sali berisha berisha me grupin parlamentar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet