Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke përdorur një artikull që nisi të qarkullojë në dy ditët e fundit në mediat pranë qeverisë, Rama sulmonm Kovaçin duke e cilësuar si të padenjë për të kërkuar rritje rroge në emër të pedagogëve, pasi sipas tij, ka qenë në SHIK.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama akuzoi kryetarin e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi se ka qenë anëtar i Shërbimit Informativ Kombëtar. Nga Gjirokastra, ku ndezi edhe njëherë motorin e fushatës për zgjedhjet lokale 2023, Rama tha se sindikata drejtohet nga anëtar i SHIK-ut ndërsa tha se ata që dalin në protestë të harrojnë rritjen e pagës dhe se duhet ta nxjerrin vetë me anë të projekteve. Duke përdorur një artikull që nisi të qarkullojë në dy ditët e fundit në mediat pranë qeverisë, Rama sulmonm Kovaçin duke e cilësuar si të padenjë për të kërkuar rritje rroge në emër të pedagogëve, pasi sipas tij, ka qenë në SHIK.
“Nuk mund të lësh pa mësim studentë dhe studente që prindërit paguajnë që të qëndrojnë atje, kur paga të është rritur. Si t’i themi zjarrfikësve dilni dhe ju dhe vini ndonjë zjarr. Pedagogët punojnë edhe në universitete private. Merrni më shumë se deklaroni dhe këto do i shikojmë. Jo për t’ju bërë vetting, Këtu dalin bërtasin ata që kanë më shumë. Po t’i qanin hallin të tjerëve do thoni janë mjaftueshëm se janë më shumë se zjarrfikësit që hidhen në zjarr çdo vit e më shumë. Një figurë e SHIK-ut famëkeq nuk mund të japë orientim dhe nuk mund të imponohet dot bashkë me një zinxhir foltorexhinjsh që kanë ngatërruar punën në universitet në foltore. Bëjnë protesta për të çuar ujë në mullirin e rublave dhe spiunëve dhe non gratave. Le të bëjnë protesta kundër meje. Por të bësh protesta si skuth dhe të bësh sikur po shantazhojmë. Kush po i shantazhon këto?! Shantazh bëhet këtu nga mediar kundër qeverisë. Asnjë pakt nuk ka me ta. Le ta bëjnë si të duan punën në ekrane. Ne do bëjmë punën tonë. Nuk bëjmë pakte pas shpinës tuaj”, deklaroi Rama.
Çfarë shkruanin mediat pranë Ramës?
Mediat afër Ramës e etiketuan Sandër Kovaçin si mbështetës së zjarrtë të Berishës dhe se ka punuar në SHIK si zëvendësdrejtor i Departamentit të Analizës në kohën e Bashkim Gazidedes deri në vitin 1998. Sipas tyre, ai e ka fshehur këtë fakt nga CV duke e referuar vetëm si periudhën e kohës së Visho Ajazit në vitin 2005, për të fshehur të shkuarën e tij si zyrtar i kohës kur SHIK ishte një instrument politik.
Por pse e përdor Rama këtë strategji?
Edhe njëherë për të bërë anatemimin dhe shpërbërjen e kauzës së protestës, kryeministri deklaron se drejtuesit e saj janë politikë, protesta është politike dhe e drejta e protestës bie. /Dosja.al
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme se Qeveria do të bëjë gati bonusin për pens...
Pamje nga protesta e pedagogëve TIRANË-Drejtoria e Tatimeve në Tiranë ka nisur një aksion për kontrollin e pagave të dek...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike. Mirëpo, kjo k&...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kërkon që SPAK të marrë në pyetje dhe të veprojë ...
Gazmend Paja TIRANE- Çështja e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar vazhdon të ndezë debat t&...
Edi Rama dhe Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhu...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur investimet në fasadat e qyteteve. Nga Gjirokastra, ai u shpreh se po të mos ishte ka...
Foto ilustruese TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme ka përgënjeshtruar artikullin e publikuar nga gazeta "EUObserver" ku thuhej se Pr...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama komentoi edhe një herë fashën prej 800 kwh, e cila ende nuk është vënë ...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen për emigrantët jashtë vendit që të kthehen në S...