Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu kryedemokrati theksoi se do të bëjnë çdo gjë për përmbysjen e regjimit të tij.
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar takimin e radhës në Shkodër me qytetarët dhe demokratët, në kuadër të turit ‘Opozita në Aksion’. Gjatë fjalës së tij nga Shkodra Berisha tha se kur Rama mohoi edhe vajzën e tij, imagjino çfarë u bën shqiptarëve. Po ashtu kryedemokrati theksoi se do të bëjnë çdo gjë për përmbysjen e regjimit të tij.
"Ne sot jemi në një alternativë më të vështirën që kemi qenë në tërë ekzistencën tonë. Shkodrën, kur e humbën njëherë, e humbën për gabimin tonë. Se ai që fitoi, e përfaqësonte qytetin. Si e përfaqësonte? Me traditën familjare, me vuajtjet e tij, me qëndrimin e tij. Ai ka qenë një leksion shumë i fortë që Shkodra i dha PD-së. Kurse kësaj here, Edi Rama përdori të gjithë fuqinë e narkoregjimit të tij për të rrëmbyer votën e qytetit të Shkodrës. Pas rrëmbimit të votës, Edi Rama nuk ndalet në asgjë. Sot ai ka pushtet në dorën e tij më shumë se Ramiz Alia në vitin 1990. Nuk ndalet! Tani, meqenëse mori pushtetin, e rrëmbeu, tani do u rrëmbejë edhe këto të drejta kushtetuese deputetëve të parlamentit. Ato të drejta kushtetuese në parlament nuk janë personale, ato janë tuajat. Ajo e drejtë kushtetuese për të krijuar komisione hetimore parlamentare, është e drejta juaj për të ushtruar sovranitetin si njerëz sovranë. Dhe sovraniteti i brendshëm nuk është asgjë tjetër veçse e drejta juaj për të kontrolluar pushtetin e qeverisë. Dhe ai pikërisht këtë nuk e lejon. Nuk lejon ai të kontrollohet për konfliktin e interesit sepse ai ligj është thyer prej tij me dhjetëra dhe qindra herë.
A u përfaqësojmë ne ju në atë sallë, nëse nuk guxojmë t’i themi se thjeshtra jote po fiton dhjetëra tendera duke përdorur pushtetin tënd, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën? A duhet të jemi ne të vërtetë me ju apo duhet të tërhiqemi? Ne nuk duhet të tërhiqemi për sa kohë u përfaqësojmë ju. Cili qe reagimi i tij? Pasi deklaroi se nga familja ime nuk ka fituar asnjë njeri nga fondet publike, të nesërmen ia rreshtova me dokumente. Çfarë bëri? Si e zgjidhi? Familja ime, tha, përbëhet nga dy djemtë, bashkëshortja dhe unë vetë. Mohoi vajzën. A mund të imagjinoni një njeri që mohon vajzën e tij se çfarë mund të bëjë për ty dhe shqiptarët? Pra, ndalem në këtë rast për të kuptuar se çfarë po ndodh në parlament. Ajo betejë që bëjmë ne aty është betejë për të drejtat tuaja kushtetuese. Por ai e kuptoi tani, ai e pa se mori fund kontrolli i opozitës. Ai e pa se do të përballet çdo ditë me një opozitë të vërtetë. Ai e pa se kjo opozitë ka vendosur të mos mashtrojë më shqiptarët dhe t’u thotë se do fitojë zgjedhjet dhe t’u thotë të vërtetën se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Dhe pa përmbysur Edi Ramën, ne do mbetemi në diktaturë dhe do bëjmë gjithçka për të përmbysur atë," tha Berisha.
Sali Berisha SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me simpatizantët dhe anëtarët e PD n&eu...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim çështjen për marrëveshjen e emigrantëve...
Valmir Elezi KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pranuar ditën e sotme tri kërkesat e ndara për pezullimin ng...
flamur noka TIRANË- Deputeti i PD, Flamur Noka foli me tone të ashpra kundër qeverisë, ndërsa hodhi akuza ndaj SPAK, duke thë...
Samiti BRUKSEL- KE nuk ka vendosur një datë në konkluzionet për Shqipërinë lidhur me hapjen e kapitujve të parë n&e...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me miratimin e pikës ...
sali berisha TIRANË- Gjatë konferencës së sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët nëse ka...
Belind Kellici TIRANË- Ish-kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e fundit vendore, Beli...
pamje nga protesta TIRANË- Ditën e sotme, këshilltarët e Partisë së Lirisë kanë protestuar përpara bashkis&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet sot në lidhje me kërkesën e SPAK për ashpërsimin e mas&e...