LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama nuk fali gjobat për fshatarët, por amnistoi Gjikurinë, Qefalinë e të tjerët me një shumë të paktën 70 milionë euro

Berisha gjatë një konference me gazetarët theksoi se gjobat që u janë vendosur këtyre biznesmenëve kap shumën prej të paktën 70 milionë euro.

20 Dhjetor 2024, 12:35 Nga I.A
Berisha: Rama nuk fali gjobat për fshatarët, por amnistoi
Sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën dhe Edi Ramën se miratoi një ligj në Kuvend që ti falë gjobat biznesmenëve si Gjikuria dhe Qefalia. Berisha gjatë një konference me gazetarët theksoi se gjobat që u janë vendosur këtyre biznesmenëve kap shumën prej të paktën 70 milionë euro. Berisha shtoi se ligji për faljen e gjobave nuk është për të falur fshatarët për shtesat që kanë bërë në shtëpitë e tyre. 

"Në maratonën e gjatë të parlamentit, ju konstatuat një ligj të vullnetit të mirë, të bamirësisë, të faljes së gjobave ‘fshatarëve’. Por nga hulumtimi dhe investigimi del se fshatarët e atij ligji janë Gjikuria, të cilit Edi Rama i fali 2.1 miliardë lekë. Qefalia, 700 milionë lekë. Dhëndri i Qefalisë, 300 milionë lekë për resortet e mëdha. E dini ato gjobat që thanë se janë për dritaret e fshatarëve dhe gozhdat që kanë ngulur në hajate? Ky është ligji, ta dinë shqiptarët.
Është lista e bizneseve të tjera, të cilat ndodhen në zonat rurale. Pra, këto jo vetëm që u falën dje, sepse kanë paguar mirë deputetët dhe Edi Ramën, por këta fill pas heqjes së gjobës, fitojnë të drejtën e legalizimit, u legalizohen objektet e ndërtuara. I kanë ndërtuar pa leje, i gjobitën, tani u heqin gjobën dhe i legalizojnë. Pra, dhuratat e fundvitit të qeverisë për rrethin e saj, për famozin Gjikuria, për Qefalinë dhe dhëndrin e tij dhe për biznesmenë të tjerë që kanë ndërtuar në zona rurale, resorte apo agrokomplekse, shkojnë në mbi 70 milionë euro.

Shkojnë dyfishi i asaj që qeveria bëri për 800 mijë pensionistë. Falënderoj shumë qytetarin dixhital për këtë informacion të çmuar që solli dhe i çori maskën edhe një ligji që vetëm për fshatarët nuk mund të ishte. Sepse ai ligj për këto gjëra të tilla ishte zhvlerësuar nga Gjykata Kushtetuese, përkundrazi do ktheheshin. E vërteta është se ndodhi me këtë ligj e njëjta gjë siç veproi Ulsi Manja me ligjin e amnistisë. Ligji i amnistisë përjashtonte të gjithë ata që ishin të dënuar nga gjykata speciale dhe të hetuar nga prokuroria speciale. Ulsi Manja, përkundrejt shumave përrallore që ka marrë, ka shkelur ligjin dhe ka gjetur variante për të amnistuar të paktën, ka shifra të ndryshe, por e sigurt është se 30-40 janë amnistuar në kundërshtim me ligjin, duke shfrytëzuar teknikalitete me të cilat ai ka marrë një shumë përrallore për të nxjerrë nga burgu ata që nuk duhet të dilnin nga burgu. Është identike situata. Edhe këtu bënë ligjin gjoja për fshatarët, por ky është ligji për të amnistuar Qefalinë, Gjikurinë, etj me radhë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet