1 Shkurt 2023, 11:40
Nga f.g
Ilirjan Celibashi
TIRANE- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vendimi se cilin nga dy grupimet e PD, do të njohë KQZ, lidhet me dokumentet dhe ligjshmërinë se kush e ka tagrin për ta përfaqësuar partinë në zgjedhje. Edhe pse tha se e njeh realitetin politik, Celibashi shtoi se kur vjen puna për tu marrë vendimi, atëherë KQZ njeh dokumentacionin e dorëzuar. Celibashi tha se për të, të dy kampet opozitare janë njëlloj, si Alibeaj ashtu edhe Berisha, por paralajmëroi se grupi i drejtuar nga Berisha rrezikon mosregjistrimin në zgjedhje, prandaj përpjekjet për zgjidhje nuk duhen injoruar.
PJESë NGA FJALA E CELIBASHIT:
Nëse do të isha shumë formal, përgjigjja do ishte që do ta merrni vesh në momentin që do ta vendos. Por nuk dua të bëj hipokritin dhe të them që nuk e njohim realitetin politik të momentin. Edhe unë i ndjek lajmet dhe i shoh zhvillimet dhe kam gjykimet e mia. Kur të vijë puna e vendimmarrjes do të jetë rrjedhojë e gjykimit dhe vlerësimit tim. Kemi dy propozime për anëtarë të KZAZ-ve nga zoti Indrit Sefa i cili është përfaqësues i PD-së në KQZ që prej marsit të vitit të kaluar. Kemi edhe një propozim të sjellë nga Flamur Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD-së.
Formalisht kemi dy kërkesa dhe komisioneri do të duhet të bëjë vlerësimin e legjimitetit. Jemi në proces të verifikimit të dokumentacionit mbi propozimet për anëtarë të KZAZ-ve, jo vetëm të PD-së, por edhe të tre partive të tjera. Është një procedurë që rëndom KQZ e ka bërë. Ne do të vendosim për këtë, nuk është shumë e udhës të them se kështu do të vendos. Realisht më vjen keq që gjendemi në këtë situatë, jo për KQZ-në. Nuk kemi asnjë lloj interesi politik dhe asnjë simpati politike jo vetëm për këtë çështje, por për të gjithë procesin. Vendimmarrja do të jetë në respekt të plotë të ligjit.
Do ishte naivitet nëse dikush do mendonte që kjo vendimmarrje bazohet nga urdhërimet e dikujt tjetër. E them me bindje që nuk kemi asnjë lloj droje për të vendosur në përputhje të plotë me ligjin. Nuk është çështja ime se si është ligji apo se si është situata politike. Ka të tjerë që duhet ta vrasin mendjen për këtë dhe jo KQZ-në. Kërkesa si për rastin e komisionerëve ashtu edhe për regjistrimin e subjekteve zgjedhore do të vlerësohet në përputhje me ligjin. Ne nuk vendosim kush e udhëheq PD-në, apo kush do ta udhëheqë. Për ne ka një PD, është nëj person juridik. Ngelet për tu parë se kush e ka tagrin për të vepruar në emër të PD. Do ishte mirë që kjo çështje të ishte zgjidhur. Flitet për një parti kryesore të opozitës dhe unë mendoj se sa sështë vonë gjithkush që në një mënyrë apo një tjetër që mund të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj situate. Do të duhet të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje, s’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, pasi partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet. Gjithsesi, do të duhet që secili prej faktorëve institucionalë dhe politik të angazhohet për këtë proces, nuk mund ta injorojmë, të shohim çfarë vendos KQZ dhe të veprojmë.
Sefa që ju thoni se është përfaqësues i PD në KQZ ka një autorizim para aktit të dorëheqjes së Bashës apo duhet rifreskuar?
Indrit Sefa autorizimin e ka prej zotit Basha. Nuk ka autorizim tjetër veç këtij. Mandati i zotit Indrit Sefa është i vlefshëm në kuptimin e përfaqësimit për partitë parlamentare. Është i vlefshëm për sa kohë partia është parlamentare.
Nëse gjykata do të marrë vendim pas 7 marsit, apo para 13 majit, a do e ketë mundësinë KQZ që të vendosë për ndryshim të kandidatëve për regjistrim të partive?
S’ta them dot këtë. Këto pyetje me nqs, s’i kthej dot përgjigje. Janë disa afate brenda të cilave mund të bësh ndryshime. Por përtej këtyre afateve s’mund të bësh ndryshime. Nëse një vendim i tillë merret pas datës 7 mars, atëherë dikush ka probleme me sjelljen institucionale./Dosja.al
ilirjan celibashi sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
1 Shkurt 2023, 10:56
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi i votimit dhe numërimit elektron...
Politike
1 Shkurt 2023, 10:26
F.M
Edi Rama
TIRANË- Mesditën e 27 tetorit të vitit të kaluar, hakerat iranianë të grupit ‘Drejtësi për atdheun&...
Politike
31 Janar 2023, 23:43
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon zbardhjen e të gjitha takimeve të Charles McGoniga...
Politike
31 Janar 2023, 23:21
k.m.
Ervin Salianji dhe Edi Rama
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ngritur pyetjen nëse kryeministri Edi Rama mund t&eu...
Politike
31 Janar 2023, 23:01
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë kandidat të Part...
Politike
31 Janar 2023, 22:59
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bëri një ftesë publike Sali Berishës për t&rsqu...
Politike
31 Janar 2023, 22:46
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se mbështet protestën e thirrur nga Sali Berisha më 11 s...
Politike
31 Janar 2023, 22:20
k.m.
Foto ilustruese
Mbi 40 për qind e të anketuarve pohuan se gjendja e korrupsionit ka mbetur e njëjtë në 12 muajt e fundit, ndë...
Politike
31 Janar 2023, 21:58
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar interpelancën që do të mbahet të enjten me...
Politike
31 Janar 2023, 21:45
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lajmëruar se "lufta" kundër kryeministrit Edi Rama do të mbah...