LIVE UPDATES
Politike

Berisha shpjegon termin 'revolucion': Është fjalë e lartë, por ne s'do vijmë kurrë në pushtet me dhunë, veçse me votë e mekanizma të mosbindjes civile

Ai shtoi se ishte i bindur që kryeministri Edi Rama kërkon dhunë, por tha se Partia Demokratike do të vijë në pushtet me votë dhe jo me dhunë.

23 Shkurt 2023, 20:19 Nga F.M
Berisha shpjegon termin 'revolucion': Është fjalë e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nuk do ta ndalë revolucionin e tij. I pranishëm në një takim me drejtuesit e departmanerteve, Berisha tha se është pyetur shumë herë për përdorimin e kësaj fjale dhe tha se kur përmend fjalën revolucion, nuk e ka fjalën për dhunë, por për çdo mjet tjetër mosbindjes civile. Ai shtoi se ishte i bindur që kryeministri Edi Rama kërkon dhunë, por tha se Partia Demokratike do të vijë në pushtet me votë dhe jo me dhunë.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Ne jemi në një revolucion dhe unë prap do të ndalem këtu, kërkoj mirëkuptimin tuaj. Kjo është një fjalë pak si e lartë dhe jo rrallë po më thonë pse po e përdor këtë term. Unë kam mirëkuptim për ata që më pyesin, por pse e përdor unë? Sepse ne kemi një regjim monist, monist, që ka vendosur sistemin defakto të eliminimit të votës. Ju që të gjithë e njihni procesin elektoral. Por nëse unë kryeministër mobilizoj të gjithë makinerinë shtetërore dhe ti drejton një forcë politike e matesh me mua, unë me një logjistrikë 100-herë më të madhe se tënden, me një buxhet sa buxheti i shtetit, kjo zgjedhjet i bën fiktive se zgjedhjet kanë një kusht themelor; lojtar në kushte të barabarta. Unë ju dhashë vetëm këtë shembull, por janë të gjitha praktikat e tjera që ky ndjek kundër votës së lirë. Atëherë çfarë na mbetet ne? Na mbetet të kapitullojmë, kurrë, jo. Sepse ne absolutisht do ta largojmë nga pushteti këtë dhe ne nuk do të vijmë kurrë në pushtet me dhunë përveç se me votën e lirë, por këtij nuk i ndahemi ne, jo. Ne e kemi bërë njëherë këtë revolucion në vitin 1990-91. Kushtet janë të ndryshme, por ngjashmëritë janë reale. Edhe atëherë fituam, edhe tani do të fitojmë. Do të fitojmë. Do të fitojmë duke persisituar.
Do të fitojmë me mekanizma të mosbindjes civile. Atëherë kishim mekanizma të tjerë të fuqishëm, nuk i kemi sot ato, por prap sot ne do të përdorim të gjitha mundësitë që kemi. Do të ju them një gjë. Që nga viti 1990, deri më sot këto janë protestat në të cilat forca politike që i organizon ka vetëm një pushtetar, ç’ka do të thotë janë masë e pafundme idealistësh që vijnë aty. Nuk i nxjerr pushteti ato, nuk i nxjerrin qeveritarët vendorë ata. Ata i nxjerr vetja e tyre, idealet e tyre, ju u nxjerrin idealet tuaja. Përkundrazi ju që vini merrni rrisqe për të dalë aty. Ka një dallim shumë të madh me të gjitha protestat tjera, këto protesta. Pasi dorëzoi bashkinë në vitin 2011, Edi Rama nga 753 protesta që organizoi, nga ajo ditë e pas nuk organizoi dot më asnjë protestë. Për hirë të së vërtetës edhe Lulzim Basha protestën e fundit që bëri, 1 javë që humbi zgjedhjet lokale, ku akoma ishin bashkitë pa u dorëzuar. Pse e bëj këtë analizë, është frymëzuese kjo. Një ushtri e vërtetë idealistësh, por ne do të ndjekim e them edhe njëherë, revolucion paqësor, me elementë të qartë të mosbindjes civile. Pse paqësore se ne jemi forcë demokratike, nuk jemi forcë dhune. Nuk lëkundemi ne nga ky pozicion, askush nuk mund të na intimidojë. Ua them unë këtu, kjo është çështje bindje e thellë. Edi Rama është i interesuar për dhunë. Në fakt jo vetëm ai, por edhe të tjerë, por ne jemi forcë politike e cila beson në fuqinë e lëvizjes paqësore, beson në fuqinë e mosbindjes civile.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet