LIVE UPDATES
Politike

Berisha tregon historinë e zyrtarit që u pushua nga puna: Nuk pranonte të firmoste vjedhjet, hajduti me një zinxhir dosjesh i tha 'duhesh provuar'

Njerëz të tillë, u tha Berisha drejtuesve në PD, duhen gjetur dhe u duhet dhënë mbështetje.

23 Shkurt 2023, 19:41 Nga F.M
Berisha tregon historinë e zyrtarit që u pushua nga puna: Nuk pranonte
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ndau me drejtuesit e departamenteve që kishte në takim historinë e një zyrtari që ishte pushuar nga puna sepse nuk kishte pranuar të bëhej bashkëpunëtor në vjedhjet e qeverisë. Berisha tha se ai ishte shumë i zoti në detyrë, por kur nuk pranoi të hidhte firmën në procedura të korruptuara, e larguan nga detyra. Njerëz të tillë, u tha Berisha drejtuesve në PD, duhen gjetur dhe u duhet dhënë mbështetje.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ju falënderoj me shumë mirënjohje dhe ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve ju këtu, Oerdin, Albanën për punën e çmuar që keni bërë. Sot departamentet e PD, janë më të fuqishëm se asnjëherë në historinë e saj. Ato kanë zgjedhur drejtuesit e tyre me vullnetin e tyre, kanë bashkuar rreth tyre, rreth 900 specialistë të fushave përkatëse dhe janë pa asnjë mëdyshje, softi i vërtetë i programit, i qëndrimeve sipas fushave dhe qeverisjes së ardhshme të PD-së. Në këtë takim, unë gjithashtu dua të theksoj se, një ekspozim, një paraqitje më e plotë e juaja, e kontributeve tuaja, e veprimtarive tuaja, është jashtëzakonisht e rëndësishme si detyrim i transparencës tonë para publikut, por edhe si detyrim që shqiptarët të njihen se cilat janë ekipet që sipas fushave mbështesin, hartojnë programin dhe qëndrimet e PD-së. Ju siguroj se, së bashku këtij problemi do ti japim përgjigjen më të mirë në javët në vazhdim. Përqendrimi ynë tek departamentet, roli dhe konsolidimi i rolit të tyre ka një rëndësi të jashtëzakonshme për besueshmërinë e forcës tonë politike, për alternativat që ne do të ju paraqesim shqiptarëve, si dhe për afrimin gjithnjë e më të madh të specialistëve dhe ekspertëve më të mirë në këto departamente. Sot janë me qindra e qindra, mos dhe mijëra specialistë të shkëlqyer të përzënë nga administrata publike. Ka prej tyre që edhe kanë shërbyer mbi 20 vite me disa kryeministra, shërbëtorë dinjitozë të vendit, dhe përzihen vetëm për faktin e thjeshtë se ata nuk firmosin për të vjedhur. Për ne ata janë shumë të çmuar. Tre ditë më parë njihesha me historinë e njërit prej jush. 20 vite në një detyrë të rëndësishme, për ata që e konsiderojnë qeverisjen të rëndësishme, detyrë koordinimi dhe pas riorganizimeve i shkon një hajdut me një zinxhir dosjesh në prokurori, dhe i thotë tani ti, duhet të provohesh edhe njëherë në provim se ke 20 vite pa lëvizur, sepse ky natyrisht nuk firmoste, nuk firmoste vjedhjet e tij, tenderat e tij dhe si përfundim ky doli nga shërbimi.
Në vetvete ai ishte një koordinator i shkëlqyer në atë fushë që ishte. Por të tillë janë me qindra, mijëra. Janë sistemuar në sektorin privat, ju takon ju ti gjeni, ti afroni, ti qëmtoni. Ka rëndësi të jashtëzakonshme afrimi i tyre, sikundër ka rëndësi të jashtëzakonshme afrimi i të gjithë ekselencave i të gjithë atyre që duan të bashkohen me ju. Njerëz me kontribute, me ëndërra perspektiva.

sali berisha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen