LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë! Vendi është bërë një prodhues emigrantësh dhe refugjatësh

Berisha u shpreh se çdo gjashtë muaj sipas statistikave produkti industrial bie gjithnjë e më shumë, kështu eksportet dhe prodhimi agroindustrial.

16 Korrik 2025, 11:06 Nga N.F
Berisha: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën “The Western Balkans Paradigm” u shpreh se Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Berisha u shpreh se çdo gjashtë muaj sipas statistikave produkti industrial bie gjithnjë e më shumë, kështu eksportet dhe prodhimi agroindustrial. Duke cituar Eurostat, ai tha se vendi ka indeksin më të lartë të ndërtimeve në Europë. Sipas tij ekonomia shqiptare u zëvendësua nga narko-ekonomia.

"Shqipëria nisi negociatat e aderimit dhe mund t’u siguroj se nisi negociatat në një kohë kur nuk plotësonte asnjë kriter përveçse gjeopolitikës. Kushdo që dëshiron të ulet, ne jemi gati t’u ofrojmë të dhënat evropiane dhe statistikat që mbështesin këtë që them. Shqipëria i nisi negociatat kur të gjitha pushtetet, 94 përqind përqendrohen në një dorë.

Këtu mund të shikoni se ky është viti 2020, është diktatori i fundit dhe tani kjo kolonë është më e lartë. Tani, kryeministri i Shqipërisë për habinë tuaj, që atëherë është bërë kryetar i Këshillit Kombëtar të Shkencës, është bërë kryetar i Komitetit Kombëtar të Ujërave, që atëherë, kryeministri shqiptar ka ndryshuar ligje dhe çdo ndërtesë e vetme, edhe ato njëkatëshe, duhet të nënshkruhen prej tij në mënyrë që të ekzistojnë, duke shkelur çdo parim ndërkombëtar sepse ne jemi anëtarë të Këshillit të Europës dhe ka një autonomi lokale, ka një autonomi rajonale.
Por ky është realiteti këtu.

Së dyti, kur ne nisëm negociatat, ekonomia shqiptare u zëvendësua nga narko-ekonomia.
Kush do të shohë se çfarë do të thotë narko-ekonomi, nuk ka pse të shkojë në Bolivi apo në vendet e tjera, mjafton të vijë në Shqipëri sepse është narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë. Pse është narko-ekonomi? Më lejoni të jap disa të dhëna.

Njëherë, nga fluksi narko-ekonomik, euro u zhvlerësua me 98 përqind. Në qoftë se shikoni ekonominë tonë, çdo gjashtë muaj sipas statistikave produkti industrial bie gjithnjë e më shumë, kështu eksportet dhe prodhimi agroindustrial. Por vendi vazhdon të rritet prej 3-4 përqind. Kjo rritje vjen nga ndërtimet. Sipas Eurostat, vendi ka indeksin më të lartë të ndërtimeve në Europë. Në Shqipëri, mesatarja është tre herë më e lartë se indeksi evropian.

Ndërtimi hap vende pune, patjetër, por eksportet hapin më shumë. Prodhimi edhe më shumë. Prodhimi bujqësor edhe më shumë. Megjithatë ato po pësojnë rënie. Çfarë po ndodh?
Shqiptarët po ikin nga territori. Nga viti 2014 deri në vitin 2024, përsëri sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në zonën Shengen, pa llogaritur këtu ata të cilët janë larguar për në SHBA, Britani, Zvicër, Kanada, Australi apo Lindjen e Mesme.
Vendi është bërë një prodhues emigrantësh dhe refugjatësh,' tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj