Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjykata Supreme shfuqizoi si të paligjshëm një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati.
KOSOVË- Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar atë si tendencioze dhe një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Të martën, Qeveria e Kosovës reagoi ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konstatoi se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë është e kundërligjshme dhe përbën shkelje të dispozitave kushtetuese.
Në reagimin e saj, Qeveria në detyrë shprehu "shqetësim" dhe e kundërshtoi aktgjykimin e Supremes, duke e cilësuar atë si “të pabazuar në ligj” dhe “arbitrar”. Gjykata Supreme shfuqizoi si të paligjshëm një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati.
Ky udhëzim, që lidhej me shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve përkatës, ishte publikuar në Gazetën Zyrtare më 16 prill, një ditë pas miratimit nga Murati, i cili tashmë kishte marrë mandatin si deputet pas zgjedhjeve të shkurtit.
“Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryejë vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe në ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore normative të reja”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.
Në një deklaratë publike të mërkurën, Gjykata theksoi se komentet e Qeverisë përbëjnë keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore dhe cenojnë legjitimitetin e saj.
“Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues”, thuhet në reagim.
Supremja thekson se ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe pret që institucionet shtetërore të zbatojnë vendimet gjyqësore si kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës.
“Çdo përpjekje për të politizuar vendimet gjyqësore dëmton besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, thuhet më tej.
Ndërkohë, ministri në detyrë, Hekuran Murati, e kundërshtoi vendimin e Gjykatës Supreme, duke e cilësuar si “absurd” dhe duke kritikuar publikisht me emër gjyqtarët e Supremes.
“Ky vendim absurd i Gjykatës Supreme nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit dhe vazhdim të zhvatjes së bizneseve përmes kostove enorme për arkat e vjetra fiskale,” tha ai.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës shkroi në Facebook se Gjykata Supreme “qartësoi përfundimisht” se ministrat që tashmë janë deputetë nuk mund të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga KQZ. Ligji për Qeverinë parashikon se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon marrjen e vendimeve madhore./ REL
Foto TIRANË- Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përga...
Foto TIRANË- Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të ...
Pjerin Ndreu TIRANA- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka treguar sot këndvështrimin e tij për valën e shembjeve të n...
Foto ilustruese KOSOVA- Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërsh...
Evi Kokalari dhe Ervin Salianji TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka fituar edhe në Gjykatën e Lartë p&eu...
Foto ilustruese MALIQ- 4 administratorë të bashkisë Maliq kanë dhënë dorëheqjen. Këto lëvizje në qar...
Foto ilustruese KOSOVA- Gjykata Supreme e Kosovës ka thënë të martën se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve admi...
Marie Bjerre BRUKSEL- Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre ka mbajtur fjalën e saj në Komitetin e Punëve t...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar gjatë ditës së sotme me deputetë të...
foto ilustruese KRUJË- Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy n&...